LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nis dhënia e granteve të rindërtimit në Tiranë/ Ahmetaj: Të premten fillojnë punimet në Farkë

14 Korrik 2020, 09:51, Politikë CNA
Nis dhënia e granteve të rindërtimit në Tiranë/

Kryeministri Edi Rama gjatë një komunikimi publik tha se ka nisur sot dhënia e granteve të meremetimit vetjak të banesave në Tiranë, të dëmtuara nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit 2019.

Gjithashtu ai tha se shpejti do të nisë shembja e godinave që konsiderohen të pabanueshme dhe të gjithë banorët e këtyre shtëpive do të marrin shtëpi të reja me kushte shumë më të mira

?Nis dhënia e granteve të meremetimit vetjak të banesave në Tiranë, të cilat u dëmtuan pjesërisht nga tërmeti i 26 nëntorit. 200 familje në banesa individuale dhe 2882 familje në banesa kolektive, përfitojnë drejtpërsëdrejti pagesat e granteve për riparimin e dëmeve të shtëpive të tyre në Tiranë. Qeveria do të paguajë një për një të gjithë banorët, për meremetimet e dëmeve të tërmetit, në një shumë totale afro 8 miliardë lekë ose 80 milionë USD. Nga dita në ditë do të nisim punën në terren. Në Bashkinë e Tiranës do të fillojë shembja e godinave, që konsiderohen të pabanueshme dhe të parindërtueshme. Të gjithë banorët e atyre shtëpive do të marrin shtëpi të reja me kushte shumë më të mira?, tha Rama.

Ndërsa ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj theksoi se të premten do të nisin punimet për 50 njësitë e para individuale, ndërsa ndërtimi i banesave kolektive urbane kërkon pak më shumë kohë.

?Sot programi i shkollave është i gjithi aktiv. Janë 140 shkolla në proces ndërtimi apo në procesin përfundimtar të tenerimit. Shuma është 65 milionë euro, që do të financojnë një numër të madh të këtyre shkollave. Të premten do të inauguroni fillimin e punimeve në Farkë për 50 njësitë e para individuale. Ndërkohë në disa bashki të tjera bëhemi gati për fillimin e rindërtimit të njësive individuale, sepse procesi ka mbaruar. Ndërtimi i banesave kolektive urbane kërkon pak më shumë kohë. Besojmë se në fund të shtatorit në gjithë zonën e dëmtuar do të kemi punë në terren.

Me Emiratet e Bashkuara kemi përfunduar projektin në Spitallë dhe me Durrësin jemi në përfundim të projekteve për pallatet individuale. Janë edhe 12 shtete të tjera, që kanë firmosur brenda Fondit të Zhvillimit, të cilët kanë bashkuar fondin prej 12.5 milionë euro në shërbim të zonave të dëmtuara?, u shpreh Ahmetaj.

Lajmet e fundit nga