Connect with Us

Merkel: E paqartë nëse BE do të miratojë planin e fondit të rimëkëmbjes këtë javë

Bota

Merkel: E paqartë nëse BE do të miratojë planin e fondit të rimëkëmbjes këtë javë

Publikuar

-

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha të hënën se nuk është e qartë nëse vendet anëtare të BE-së do të arrijnë një marrëveshje për një fond rimëkëmbjeje nga COVID-19 dhe një buxhet shumëvjeçar gjatë një samiti këtë javë, duke pasur parasysh se mbeten ende mosmarrëveshje.

Udhëheqësit e vendeve anëtare të BE-së do të mblidhen fizikisht të premten dhe të shtunën për të arritur një kompromis për një paketë stimuluese shumë-miliarda dollarëshe të propozuar nga Gjermania dhe Franca. Debati ka qenë i lidhur me një diskutim për buxhetin afatgjatë të bllokut prej 27-vendesh anëtare.

Kancelarja Merkel foli me gazetarët gjatë vizitës së kryeministrit italian Giuseppe Conte në Kalanë Meseberg – shtëpia e pritjes e qeverisë gjermane, në veri të Berlinit, ku të dy zhvilluan bisedime. Ajo tha se pozicionet janë ende shumë larg për të bërë parashikime se si do të zhvillohen negociatat.

LEXO EDHE:  Politikani i të Gjelbërve Manuel Sarrazin kritikon kushtet e reja për Shqipërinë

Merkel tha se ajo që është e rëndësishme është qëllimi i marrëveshjes.

“Ajo që duam tani, fondi i rimëkëmbjes ose programi i gjeneratës tjetër të BE-së, duhet të jetë diçka e veçantë. Sepse detyra në fjalë është e madhe, dhe për këtë arsye përgjigjja duhet të jetë gjithashtu e madhe,” tha ajo.

Njoftimet italiane të lajmeve cituan kryeministrin Conte të ketë thënë se BE-ja duhet të ofrojë “zgjidhje, jo iluzione dhe frikë”.

Pjesa më e madhe e parave të paketës stimuluese do të shkonin për të ndihmuar vendet që u goditën më shumë nga koronavirusi, dhe ndikimet e tij ekonomike, në vende si Italia dhe Spanja. Disa vende që janë konservatore karshi parametrave fiskalë të BE-së e kundërshtojnë planin francezo-gjerman, sepse kjo do të kërkonte për herë të parë, marrjen e një borxhi nga ana e bllokut në tërësi./VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Kostot e zgjedhjeve rriten, ndërsa SHBA përgatiten të votojnë mes pandemisë

Publikuar

-

Nga

Kërkesa për votimet me postë po rritet. Punonjësit e zgjedhjeve kanë nevojë për trajnim. Dhe qendrat e votimit mund të duhet të jenë të pajisura me mburoja mbrojtëse gjatë pandemisë COVID-19.

Ndërsa zyrtarët përgatiten për zgjedhjet e 3 nëntorit, një gjë është e qartë: ato vijnë me një çmim të lartë.

“Zyrtarët e zgjedhjeve nuk kanë pothuajse fare burime të mjaftueshme për të bërë përgatitjet dhe ndryshimet që duhen për të zhvilluar zgjedhje në kohë pandemie,” thotë Wendy Weiser, drejtuesja e programit për demokraci në Qendrën Brennan. “Ne po e shohim këtë në të gjithë vendin”.

Pandemia ka bërë që zyrtarët shtetërorë dhe lokalë të përpiqen të përgatiten për zgjedhje si pak të tjera, një detyrë e jashtëzakonshme gjatë një gare presidenciale, pasi rastet e infeksioneve po rriten në pjesën më të madhe të vendit.

Shqetësimet e lidhura me COVID-19 po sjellin kërkesa për hapat që duhen marrë për të siguruar që zgjedhjet, vetëm katër muaj larg, janë të sigurta. Por ndihma federale e premtuar prej kohësh për të ndihmuar shtetet e varfëruara nga fondet ka ngecur në Kongres.

Fondet do të ndihmojnë për shndërrimin e procesit të vjetër të votimit në një sistem të gatshëm për kushtet e pandemisë. Thelbësore për këtë janë kostot për shtypjen e fletë-votimeve dhe shërbimin postar. Ka gjithashtu shpenzime për të siguruar që votimi në person është i sigurt me pajisje personale mbrojtëse, për punonjësit në qendrat e votimit, të cilët janë zakonisht të moshuar dhe me më shumë rrezik të sëmuren nga virusi, dhe trajnimin e punonjësve të rinj. Makineritë e kushtueshme janë të nevojshme për të numëruar shpejt votën.

Çështja komplikohet më tej nga mospëlqimi që ka Presidenti Donald Trump ndaj votimit me postë. Ai e ka cilësuar procesin si të rremë, edhe pse nuk ka asnjë dëshmi të manipulimit ndërsa ekipi i tij i rizgjedhjes po përshtatet me realitetin e ri të votimit të përhapur me postë.

“Ndërsa rastet e koronavirusit në këtë vend rriten, është thelbësore që të gjithë votuesit të jenë në gjendje të hedhin votat e tyre nga shtëpia, të hedhin votat e tyre me postë”, tha senatorja demokrate e Minesotës Amy Klobuchar.

LEXO EDHE:  BE pret Londrën – Marrëveshja për Brexit miratohet

LEXO EDHE:  Politikani i të Gjelbërve Manuel Sarrazin kritikon kushtet e reja për Shqipërinë

Një projekt-ligj i miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve në maj cakton 3.6 miliardë dollarë për të ndihmuar shtetet në përgatitjet për zgjedhje, por Senati nuk do ta shqyrtojë masën deri në fund të korrikut. Republikanët kundërshtuan një fond prej 400 milionë dollarësh të ndihmës zgjedhore këtë mars, përpara se të binin dakord për të.

Por republikanët kryesorë të Senatit duket se ka gjasa të mbështesin më shumë fonde për zgjedhjet, megjithë kundërshtimin e presidentit Trump.

Roy Blunt, është senator republikan nga Mizuri. “Ne mund të vazhdojmë të punojmë për zgjedhje që prodhojnë një rezultat të besueshëm për njerëzit dhe të hartuar në atë mënyrë që të gjithë ata që duan të votojnë, të jenë në gjendje të votojnë.”

Pandemia shpërtheu këtë pranverë në mes të zgjedhjeve paraprake të shteteve, duke detyruar shumë zyrtarë të shtyjnë zgjedhjet me ditë, javë dhe madje muaj. Ata u përballën me mos paraqitjen e punonjësve në qendrat e votimit, ndryshime në vendet e votimit dhe një rritje të votimeve në mungesë.

Grupet e të drejtave të votimit janë veçanërisht të shqetësuara me konsolidimin e qendrave të votimit që kontribuan për rradhë të gjata në Miluoki, Atlanta dhe Las Vegas. Ata kanë frikë se kjo mund të përsëritet në nëntor.

Ndërsa negociatat për projekt-ligjin tjetër të ndihmës për COVID-19 fillojnë në Kongres, shifra përfundimtare për zgjedhjet sigurisht që do të përfundojë shumë më pak se 3.6 miliardë dollarë të parashikuar nga Dhoma e Përfaqësuesve. Kjo shifër pasoi rekomandimet e Qendrës Brennan për t’u përgatitur për një fluks të votimeve në mungesë duke siguruar më shumë mundësi të votimit të hershëm dhe mbrojtjen e qendrave të votimit në zona./ VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

Eksperti amerikan: Rihapja e parakohshme shkaktoi rritje të infektimeve

Publikuar

-

Nga

Eksperti amerikan: Rihapja e parakohshme shkaktoi rritje të infektimeve

Eksperti kryesor amerikan i sëmundjeve infektive, Dr. Anthony Fauci thotë se shtimi i ritmeve të përhapjes së koronavirusit ditët e fundit në SHBA është rezultat i faktit se Shtetet e Bashkuara nuk e mbyllën plotësisht aktivitetin për të ndalur avancimin e sëmundjes.

“Nuk realizuam një mbyllje të plotë dhe për këtë arsye shohim rritje,” tha të hënën drejtori i Institutit të Sëmundjeve Infektive dhe Alergjike në një intervistë me Fakultetin e Mjekësisë së Universitetit Stanford.

“Ritmet kishin filluar të binin, realizuam një sheshim të kurbës me shifra gjithsesi shumë të larta prej rreth 20 mijë infektimesh të reja në ditë. Pastaj filloi rihapja dhe tani po shohim shtim të rasteve, në Kaliforni, në Arizona, në Teksas e Florida si dhe shtete të tjera,” tha Dr. Fauci.

LEXO EDHE:  Politikani i të Gjelbërve Manuel Sarrazin kritikon kushtet e reja për Shqipërinë

LEXO EDHE:  BE pret Londrën - Marrëveshja për Brexit miratohet

Eksperti u shpreh gjithashtu me “optimizëm të matur” se brenda vitit do të ketë të paktën një vaksinë kundër koronavirusit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

BE kundër Turqisë për muzeun e Shën Sofisë/ Autoritetet të tëhiqen nga vendimi

Publikuar

-

Nga

BE kundër Turqisë për muzeun e Shën Sofisë/ Autoritetet të tëhiqen nga vendimi

Kthim i Kishës së Shën Sofisë në Xhami nga shteti turk është dënuar së fundmi edhe nga Këshilli i Çështjeve të Jashtme të BE-së.  Përmes përfaqësuesit Joseph Borell, BE i kërkoi qeverisë turke të tërhiqet nga vendimi.

“Këshilli dënoi vendimet e fundit për shndërrimin e një monumenti të tillë emblematik si Shën Sofia në një xhami. Ky vendim do të sjellë pashmangshëm mosbesim, do të mbjellë mosmarrëveshje në bashkësitë fetare dhe do të minojë përpjekjet tona për dialog dhe bashkëpunim. Ka një mbështetje të gjerë për t’i bërë thirrje autoriteteve turke të rishqyrtojnë dhe rrëzojnë këtë vendim,”- tha përfaqësuesi i Lartë i BE-së Joseph Borel në një deklaratë pas samitit.

LEXO EDHE:  Integrimi në BE/ Zbulohet emri i kryenegociatorit të Shqipërisë

LEXO EDHE:  Kotzias për Huffington Post/ Me 12 dhjetor miratohet rekomandimi për Shqipërinë

“Me kërkesën e Greqisë, pati një konsensus të gjerë për të hartuar një listë të masave të mëtejshme nëse Turqia vazhdon me sjelljen e saj,”-tha Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, duke lënë Këshillin e Çështjeve të Jashtme. Në veçanti, Nikos Dendias deklaroi: “Përshkallëzimi i shkeljeve turke dhe autoritarizmit të Turqisë ishin në qendër të diskutimit tonë. Kishte një dënim të fortë për shndërrimin e Shën Sofisë në një xhami. Edhe Turqisë i është kërkuar të rishqyrtojë dhe të ndryshojë vendimin e saj deklaroi Dendias.”

Për kthimin e Kishës së Shën Sofisë në Xhami, që më herët ka patur statusin e muzeut, ka patur shumë reagime, thuajse të gjitha në unanimet kundërshtimi. /CNA.al

LEXO TE PLOTE