Connect with Us

Mashtronin se kishin gjetur kurën dhe shpërndanin ilaçe anti-Covid/ Arrestohen 2 persona

Kronika

Mashtronin se kishin gjetur kurën dhe shpërndanin ilaçe anti-Covid/ Arrestohen 2 persona

Publikuar

-

Mashtronin se kishin gjetur kurën dhe shpërndanin ilaçe anti-Covid/ Arrestohen 2 persona

Policia ka arrestuar dy persona në sajë të operacionit policor të koduar “Kuruesi i rremë”, pasi mashtronin njerëzit se kishin gjetur medikanmentin për të shëruar Covid-19.

Mësohet se blutë kanë vënë në pranga shtetasin me iniciale F.F., 57 vjeç dhe nipin e tij H.F., 30 vjeç, banues në Mamurras.

Shtetasi F.F., nëpërmjet rrjetit social Facebook bënte thirrje për prodhim të substancave për kurimin e virusit COVID-19 nga një përzierje e acidit klorhidrik me H2O, duke pretenduar se me këtë përzierje kishte shpikur ilaçin për kurimin e këtij virusi.

Në kuadër të operacionit u kap në flagrancë në një lokal, nipi i shtetasit F. F, i cili po i shiste ilaçin një klienti. Po në vijim të operacionit u bë kapja dhe arrestimi edhe i shtetasit F. F. Nga kontrolli në banesën e tij u gjetën baza materiale, medikamente dhe preparate që shërbenin për të përgatitur ilaçin që këta shtetas tregtonin.

Shtetasi F. F., pasi bënte prodhimin e këtyre medikamenteve në kushte artizanale dhe jashtë kushteve laboratorike, në kushte shtëpie, ia jepte shtetasit H. F., i cili, pasi takonte personat e interesuar, ua shiste atyre kundrejt pagesës 20.000 lekë të reja, me premtimin se shëronin COVID-19.

LEXO EDHE:  I dënuar përjetë për vrasje/ Arrestohet i shumëkërkuari me rrezikshmëri të lartë

Në banesën e shtetasit F. F. janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë provës materiale dhe pesë pajisje mjekësore pa faturë tatimore, të cilat dyshohet se mund t’i ketë futur kontrabandë.

Ndërkohë, materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprat penale “Mashtrimi”, “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë e ushqimorë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Plagosi me armë babë e bir/ Arrestohet pas dy orë ndjekjeje autori 39 vjeçar

Publikuar

-

Nga

Plagosi me armë babë e bir/ Arrestohet pas dy orë ndjekjeje autori 39 vjeçar

Policia e Durrësit zbardhi dhe dokumentoi në kohë rekord, ngjarjen e ndodhur më parë, ku mbetën të plagosur me armë zjarri babë e bir.

Blutë kanë bërë të mundur që pas dy orë ndjekjeje dhe kërkimesh, falë edhe mbështetjes së qytetarëve, të kapë dhe vërë në pranga shtetasin A. Ll., 39 vjeç.

39-vjeçari dyshohet se pas një konflikti të çastit, nën efektin e alkoolit ka plagosur me armë zjarri shtetasit H. B., 63 vjeç dhe M. B., 39 vjeç (bab e bir), të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.



Ndërkaq, materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme./ CNA.al

Kërcet arma në Durrës/ Plagosen babë e bir

LEXO TE PLOTE

Kronika

Përgjaken sërish rrugët/ Përplasen dy makina, një i vdekur në Vlorë

Publikuar

-

Nga

Përgjaken sërish rrugët/ Përplasen dy makina, një i vdekur në Vlorë

Një tjetër aksident me  pasjë humbje jete është shënuar në rrugët e vendit.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Panaja në Vlorë ku dy automjte janë përplaur me njëra-tjetrën.



Si rrjedhojë e aksidentit, një person ka humbur jetën./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Makinat bëhen “copë” në Peqin/ Në gjendje të rëndë dy persona

Publikuar

-

Nga

Makinat bëhen “copë” në Peqin/ Në gjendje të rëndë dy persona

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Lolaj në Peqin.

Sipas informacioneve të para, mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën.



Si pasojë e aksidentit dy persona janë plagur, dhe ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore./CNA.al

LEXO TE PLOTE