Bota
Masat ndaj Covid/ Nga 1 gushti, Franca bën të detyrueshme mbajtjen e maskës

Franca do të bëjë të detyrueshme mbajtjen e maskës në të gjitha vendet e mbyllura për të frenuar epideminë e koronavirusit.
Gjatë një interviste televizive, presidenti Emmanuel Macron tha se përhapja e Covid në Francë ka shënuar një rritje të lehtë dhe se edhe autoritetet shëndetësore në vend janë shprehur pro vendosjes së detyrimit për të mbajtur maskë.
Gjithashtu Macron bëri me dije se mbajtja e maskës do të bëhet e detyrueshme që nga data 1 gusht.
Macron tha se “Ne duhet të parandalojmë dhe të përgatitemi për një rishfaqje të epidemisë gjatë vjeshtës dhe dimrit”./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

“Bota është në prag të një dështimi katastrofik”/ Kreu i OBSH ngre alarmin
Bota është në prag të një “dështimi moral katastrofik”, sa i përket shpërndarjes së vaksinave kundër sëmundjes COVID-19, paralajmëroi drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore...

Alarm për bombë në aeroportin e Frankfurtit/ Policia arreston 38 vjeçarin
Një burrë agresiv pa maskë ka kërcënuar një patrullë policie në aeroportin e Frankfurtit dhe është përpjekur të largohet. Ai u është drejtuar patrullës së...