Connect with Us

Magjia e derbit “pa gojë”: Partizani dhe Tirana ndanë pikët apo lumturinë?!

Sport

Magjia e derbit “pa gojë”: Partizani dhe Tirana ndanë pikët apo lumturinë?!

Publikuar

-

Nga Gëzim Sinemati

E quajtën “derbi pa gojë” për shkak të mungesës së tifozërisë, por ashtu siç ndodhi, mund të thuhet se memecit i erdhi goja! Të gjithë e kanë frikë “COVID-19”, kurse derbit i paska prirë e mbara. Edhe pse kanë marrë nga një pikë, kurrë më parë, Partizani dhe Tirana nuk kanë gjetur arsye për të qenë kaq të lumtura me barazimin. Partizani mundi moralisht Tiranën gjatë ndeshjes, trajnerin e saj Sormani, që ia mbathi nga stoli për ta parë ndeshjen nga ekrani me maskë dhe dorashka, dhe të gjithë ata që mendonin se “demi” nuk do të ngjallej më deri në fund të kampionatit.

Po Tirana, e cila ishte futur nën hijen e këtij derbi, ç’arsye gjen për të qenë kaq e lumtur? Ky paska qenë barazimi i jetës, pika e titullit, ajo që vlen më shumë se sa “bëmat” e Partizanit gjatë 90 minutave. Le ta mbajë Partizani kurorën e fituesit moral të ndeshjes, por pas këtij barazimi tragjik për të kuqtë, kurora e madhe, ajo e titullit, do të ndryshojë ngjyrë në mënyrë historike… nga e kuqe në bardheblu!

Kishim vite që thoshim se bukuria e derbit nuk janë futbollistët, as loja që ata krijonin nga frika e njëritjetrit, por ajo që ndodhte mes tifozërive. Këtë herë kur Derbi luhej në një stadium që ngjante më shumë me bibliotekën që ka kullë ngjitur në trup, më në fund e fituan pushtetin e humbur ekipet. Partizani dhe Tirana paskan fituar të dyja pas ndeshjes: të kuqtë që i dhanë leksion me lojë kundërshtarit dhe një shuplakë pa maskë trajnerit të tyre ikacak; ndërsa Tirana që arriti kulmin e pragmatizmit, edhe pse brenda një frike të madhe, kur në një minutë në katin shtesë të ndeshjes… prishi themelet e 90-minutëshit.

Le të thonë sa të duan se Tirana është ulur në gjunjë me lojë para Teutës, Kukësit apo Partizanit në ndeshjen e fundit, kur nisesh drejt titullit, sidomos në dynjanë tonë, pikët janë spektakli i vërtetë, ndaj dhe tabela e klasifikimit na imponohet si e vërteta më e madhe, si ajo prona që mban vulën e hipotekës…

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kampionët e Tiranës nuk ndalen, konfirmojnë goditjen e radhës në merkato

Publikuar

-

Nga

Filip Najdovski është zyrtarisht futbollist i Tiranës. Së fundmi ka qenë klubi që nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, ka konfirmuar afrimin e mesfushorit me tipare sulmuese, i cili është bashkuar me skuadrën në Pogradec, ku po zhvillon fazën përgatitore. Vlen të theksohet fakti se 27-vjeçari, ka menaxher, ish-sulmuesin e Flamurtarit, Aleksandër Bajevskin, i cili mundësoi kalimin e tij në Kategorinë Superiore, te kampionët në fuqi.

Kujtojmë që Najdovski, sezonin e fundit ishte pjesë e kampionëve të Vardarit, ku ishte një nga lojtarët më të spikatur në këtë skuadër. Futbollisti vite më parë ka qenë edhe pjesë e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut.  Më herët në skuadër bardheblu janë afruar edhe sulmuesi Avdijaj si dhe mbrojtësi Toshevski.

NJOFTIMI I KLUBIT:



Filip Najdovski vishet bardheblu! Klubi I Futbollit Tirana njofton afrimin e lojtarit Filip Najdovski. Mesfushori me tipare sulmuesi ka arritur dakordësinë dhe pas kryerjes së gjithë analizave të nevojshme është tashmë pjesë e bardhebluve për sezonin e ri. 27 vjecari i është bashkuar sot skuadrës në Pogradec ku po zhvillohet faza përgatitore. I urojmë suksese me fanellën e re.

 

LEXO TE PLOTE

Sport

Kukësi bëhet i frikshëm, zyrtarizon edhe “ushtar” Telushin

Publikuar

-

Nga

Bruno Telushi është zyrtarisht lojtar i Kukësit. Mesfushori vlonjat, ka firmosur kontratë 2-vjeçare  me skuadrën verilindore dhe do të jetë nën urdhrat e trajnerit Skënder Gega, me të cilin u shpallën kampion para 2 sezonesh me Partizanin.

Menjëherë pasi hodhi firmën nën kontratë 29-vjeçari, nuk ka humbur kohë dhe është nisur drejt Tropojës ku do të bashkohet me ekipin për të nisur përgatitjet për ndeshjen ndaj Slavia Sofias. Lajm i është konfirmuar edhe nga klubi i Kukësit, nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare.



 

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Talenti shqiptar bën hapin e madh në karrierë, firmos me AEK-un

Publikuar

-

Nga

Mario Mitaj, është ky djaloshi i talentuar nga Vermoshi që shihet me një të ardhme të madhe përpara. Sulmuesi i formuar në akademinë e AEK ka refuzuar tre herë ftesën e Greqisë për t’u mos bashkuar kësaj Kombëtare, pasi vendosi me zemër për Shqipërinë.

Me mbërritjen tek grupmoshat e kuqezinjëve nisi menjëherë që të lërë gjurmë me golat e tij, duke treguar se jo më kot e ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit te AEK U-16. Por ambienti në Greqi u bë i vështirë dhe presionet e shumta po ndikonin keqazi në hapat e parë të karrierës së Mitaj, duke provuar një aventurë tërëissht të re në një akademi në Spanjë, te Huesca.



Gjithsesi së fundmi kemi zhvillime të reja dhe Greqia e ka pranuar se nuk mund ta ketë në gjirin e saj këtë lojtar. Vetëm pak minuta më parë është zyrtarizuar se Mitaj ka firmosur kontratën e parë profesioniste në karrierë, për të qenë pjesë e AEK deri në vitin 2023.

LEXO TE PLOTE