LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lleshaj i kthehet Metës për ligjin e Vettingut në polici/ Është për të ardhur keq

14 Korrik 2020, 12:07, Politikë CNA
Lleshaj i kthehet Metës për ligjin e Vettingut në polici/

Komisioni i Sigurisë Kombëtare rrëzoi dekretin e Presidentit Ilir Meta, që ktheu për rishqyrtim ndryshimet në ligjin për Vetingun në Polici, Gardë e SHÇBA, e argumentin se favorionte drejtuesit dhe ishte i varur nga politika.

I pranishëm në Komisionin e Sigurisë, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka shqyrtuar aktin, duke iu përgjigjur Metës me kundër-argumente, duke thënë mes të tjerash se Kreu i Shtetit ka goditur thelbin dhe frymën e ligjit.

?Është për të ardhur keq që Presidenti ka shquar edhe disa nuanca elektorale tek ligji i miratuar. Në thelb çfarë ndryshimesh sjell ky ligj? Vetëm një element. Ligji rifut në funksion Komisionin e Jashtëm të Vlerësimit (KJV), i cili ka mbyllur aktivitetin për shkak se ligji i ka vënë një afat qershorin e këtij viti. Aktualisht KJV është pezulluar, i ngrirë, për arsye se i ka ikur afati ligjor për të ushtruar mandatin. Çfarë kërkojmë? Parlamenti tashmë ka kërkuar që ky Komision të vazhdojë ta mbyllë misionin e tij. Nuk i kemi vënë një afat pikërisht për të shmangur një nevojë për të ardhur prapë në Kuvend.
S?i kemi vënë një afat kohor, por ama ka një mandat të qartë, sepse ka një numër të kufizuar, të qartë drejtuesish të Policisë, Gardës dhe të SHÇBA për të kryer procesin. Janë rreth 250 persona, të cilët do t?i nënshtrohen këtij procesi me parimin e fundit automatikisht mbyllet edhe procesi i Vetingut nga Komisioni i Jashtëm. Pastaj procesi i vlerësimit të përhershëm ose vlerësimit periodik, do të kryhet nga SHÇBA, ashtu siç do të kryhet ky proces edhe për pjesën e mbetur, të pjesës së poshtme të hierarkisë.
Është shqetësuese në fakt se Presidenti shquan nuanca elektorale. Këtu duhet vërtet fantazi e tepruar, e jashtëzakonshme për të parë ndonjë lidhje midis zgjatjes së afatit ose vënies në funksion të procesit të Vetingut në Polici me zgjedhjet elektorale. Kjo është diçka që del jashtë fuqive përfytyruese tona dhe i mbetet Presidentit, që të thotë se ku i sheh ai rreziqet elektorale nga Vetingu në polici. Ne, përkundrazi, besojmë që sa më e pastër të bëhet Policia, Garda dhe SHÇBA, aq më të mira bëhen kushtet që këto institucione të kryejnë me integritet dhe përgjegjësi ligjore punën e tyre.
Është për të ardhur keq gjithashtu që Presidenti në shumë pasazhe të dokumentit që ka sjellë, përdor termin ?ngjan me?, ?duket se?, ?ka mundësi që?. Janë shprehje të një karakteri shumë evaziv, që në gjykimin tim nuk e kanë vendin në një dokument të këtij niveli presidencial. ?Ngjan me?… edhe unë mund të ngjaj me dikë tjetër, por nuk jam ai tjetri. Ndërkohë që këtu përdoren si argumente?, është shprehur Lleshaj./CNA.al

Lajmet e fundit nga