LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

ISHP rendit simptomat e COVID-19/ Kur duhet të kërkoni menjëherë ndihmë

14 Korrik 2020, 08:11, Sociale CNA
ISHP rendit simptomat e COVID-19/ Kur duhet të kërkoni

Instituti i Shëndetit Publik, përmes një postimi në rrjetet sociale ka renditur simptomat e koronavirusit.

ISHP i bën thirrje qytetarëve të mos i neglizhojnë këto simpotma ndërsa thekson se në rast se konstatojnë shenja të tilla të kërkojnë menjëherë ndihmë mjekësore.

ISHP sqaron se simptomat e Covid-19 variojnë nga ato të lehta deri në forma të rënda.
Shenjat shfaqen dy deri në 14 ditë pas ekspozimit ndaj virusit Covid-19.
Simptomat:
Kollë
Temperaturë
Ethe
Dhimbje muskujsh
Vështirësi në frymëmarrje
Dhimbje fyti
Humbje të shijes dhe nuhatjes
Konfuzion
Përgjumje Dhimbje, shtrëngim në kraharor./CNA.al

Lajmet e fundit nga