Connect with Us

Ish-ministri i Ramës zbulon prapaskenat e Reformës Zgjedhore/ Ja çfarë qëllimi ka kryeministri

Politikë

Ish-ministri i Ramës zbulon prapaskenat e Reformës Zgjedhore/ Ja çfarë qëllimi ka kryeministri

Publikuar

-

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani ka komentuar debatet në lidhje me Reformën Zgjedhore, dhe hapjen e listave.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani shkruan se ajo çfarë propozon Rama, është komplikim sa më ska.

Sipas Manjanit, zgjedhësit duket sikur ftohen të shkojnë në provim e jo në qendër votimi.

“Lista të mbyllura në fakt, por medemek të hapura; Votim me votë të transferueshme; Koalicion jo partish por emrash; pragu kombëtar në një garë jo kombëtare, janë reforma zgjedhore e njëanëshme e Edi Ramës.

Të gjitha këto e të tjera janë propozime të cilat do prodhojnë fletë-votimi ose në formë libri ose çarçafë të gjatë.

Të keqen e provimeve të maturës!

Tani pyetjes “çbëri Turi?” do të duhet ti përgjigjen gjithë votuesit. Kuptohet pasi të kenë lexuar librin ose çarçafin fletëvotimi, ashtu në këmbë dhe të kutia e kartonit medemek dhomë e fshehtë!!!

Komplikim sa më ska! Zgjedhësit duket sikur ftohen të shkojnë në provim e jo në qendër votimi.”-shkruan Manjani.

LEXO EDHE:  Video-Korçarët protestojnë me këngë e valle/ Qytetari: Jam me PS-në e Nanos, jo Ramës

Më tej, Manjani thekson se qëllimi i Ramës është të demotivohen qytetarët, në mënyrë që pjesëmarrja në zgjedhje të jetë sa më e ulët.

“Qëllimi është:
Të demotivohen sa më shumë njerëz që të marrin pjesë në zgjedhje.

Mos harroni: partia më e madhe në vend është ajo e mosvotuesve. Qeverisë i intereson që të dalin sa më pak të votojnë. Ndaj e ruan si sytë e ballit këtë “parti”…

Edhe ata që do votojnë, për shkak të komplikimit të votimit, rrezikohen tu dalë vota e pavlefshme. Pra u shkon mundi dëm.

Në vijim rritet koha e numërimit të votave, me shpresë që të dërrmojë kundërshtarin.

Ky është plani.

Sa do i ecë?
Ta shohim.

Por kush mendon se Edi Rama po ndryshon sistemin zgjedhor për demokraci, është naiv ose punon për Të!”-përfundon postimin e tij Ylli Manjani./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Qytetarët duan alternativa, jo një shef të lumtur”/ Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar “masakron” Bashën

Publikuar

-

Nga

“Qytetarët duan alternativa, jo një shef të lumtur”/ Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar “masakron” Bashën

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri ka reaguar në lidhje me deklaratat që vijnë nga selia blu, të cilët theksojnë se duhet referendum popullor për hapjen e listave.

Në një postim në rrjetet sociale, Kulluri shkruan se persona që bëjnë të tilla deklarata nuk iu interesojnë qytetarët, por iu intereson vetëm se çfarë mendon “shefi”, duke iu referuar kështu kreut të PD-së.

Sipas Kullurit është Basha ai që nuk do hapjen e listave, dhe përdor justifikime.

“Rendesi ka cfare mendon “shefi”!
Para disa muajsh nje politikane e “ngritur ne detyre” pas dy humbjeve rresht ne 2015 dhe 2017 dhe qe nuk thote gjysem fjale per deshtimin e bojkotit te zgjedhjeve lokale dhe djegies se mandateve, kerkonte “lista te hapura”!
Por “shefi” nuk eshte dakort dhe dje i njejti person shprehet “se duhet referendum” per kete ceshtje! Pra, mos te kete “lista te hapura”! Pyetja eshte: per cfare i duhen opozites keta njerez qe dijne vetem ti binden shefit dhe shtyjne me brryla per nje vend pune ne parlament?!
Kjo kategori qe perben 100% te Keshillit Kombetar dhe Kryesise se Partise Demokratike i duhen vetem “shefit” por jo qytetareve!
Qytetaret kerkojne alternative qeverisese me te mire se ajo qe kane, ndersa ketyre u duhet “nje shef i lumtur me ta”!”-shkruan Kulluri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vaksina kundër koronavirusit/ Shefi i Mikrobiologjisë: Ja kur pritet të dalë në treg

Publikuar

-

Nga

Shefi i Laboratorit të Mikrobiologjisë Andi Koraqi ka deklaruar se vaksina për parandalimin e Covid-19 do të jetë gati në fund të këtij viti ose në fillim të janarit.

Në një lidhje për ABC e Mëngjesit, ai u shpreh janë duke u testuar 63 vaksina nga e gjithë bota, ku mendohet se do të zgjidhet mes një kompanie angleze dhe gjermane.

“Në djeninë time janë duke u testuar rreth 63 vaksina, pra dikush është më afër, dikush është më larg. Në fakt mesa di unë, më afër bërjes së vaksinës janë anglezët dhe një kompani gjermane, ekzakt nuk e di. Megjithatë thuhet që vaksina më afërt mund të jetë gati në fund të vitit, pra në dhjetor, janar.

LEXO EDHE:  Ekskluzive/ Rama mbledh në Durrës disa ministra dhe deputetë, gati ndryshimet në qeveri

LEXO EDHE:  “Qytetarë refuzojeni”/ LSI bën thirrje për mosbindje civile

Kompanitë që po prodhojnë, do prodhojnë sasi të mëdhaja dhe do shpërndahet masivisht në të gjithë botën”, tha Koraqi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Andi Bushati nuk përmbahet/ “Deputetët e opozitës janë sharlatanë, letër higjenike e Ramës”

Publikuar

-

Nga

Andi Bushati nuk përmbahet/ “Deputetët e opozitës janë sharlatanë, letër higjenike e Ramës”

Analisti Andi Bushati, nuk është përmbajtur ndaj deputetëve të opozitës parlamentare, teksa ishte duke folur për marrëveshjen e 5 qershorit.

Bushati i cilësoi ata si sharlatanë dhe deklaroi se marrëveshja e 5 qershorit është rrëzuar.

“Për mua është rrëzuar marrëveshja e 5 qershorit, por unë nuk e shikoj me tone kaq dramatike rrëzimin e marrëveshjes nga Edi Rama dhe me futjen në lojë të atyre sharlatanëve të opozitës së re. Por nuk është ajo po shihet që këtu është bërë një gjëmë shumë e madhe”, u shpreh ai në emisionin “Open”.

LEXO EDHE:  Skandal në Buxhetin 2019/ Qeveria “harron” të rinjtë

LEXO EDHE:  Avokati i Popullit, rekomandim ministrit Manjani: Zgjidhje për personat me probleme mendore në burgje

Analisti i vijoi edhe më tej fyerjet, duke thënë se deputetët opozitarë janë “letra higjienike” e kryeministrit Edi Rama, pasi theksoi se ata kanë votuar të gjitha ligjet që i janë dashur kreut të qeverisë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE