Connect with Us

I riu rrezikon burgun për një bombol/ Prokurori “kyç” gojën: Nuk jeni në pozita që…

Denoncim

I riu rrezikon burgun për një bombol/ Prokurori “kyç” gojën: Nuk jeni në pozita që…

Publikuar

-

I riu rrezikon burgun për një bombol/ Prokurori “kyç” gojën: Nuk jeni në pozita që…

Emisioni “Stop” ka trajtuar këtë të martë një histori të çuditshme nga Korça. Kostandin Beqirllari ka një biznes familjar që ka të bëjë me mbledhjen dhe mbushjen e bombolave të gazit.

Në 26 Dhjetor 2019, në zonën pranë Drejtorisë Arsimore të Korçës ka marrë një telefonatë si zakonisht dhe ka ofruar shërbimin. Pasditen e asaj dite është telefonuar nga policia, që ka pasur njoftim për një bombol të vjedhur.

Beqirllari ka sqaruar situatën dhe ka kthyer bombolën e marrë aksidentalisht në prani të policit. Kur çështjen e dinte të mbyllur, është njoftuar nga gjykata e Korçës, se duhet të paraqitet në gjykatë, pasi akuzohet për vjedhje në bashkëpunim.

Kostandin Beqirllari: Rituali i punës sonë është që të marrim bombola, të mbushim dhe t’ua sjellim njerëzve. Para pak muajsh ka ndodhur një keqkuptim me një nga klientët. Unë mendova se ishte e një klienti tonë, por në fakt nuk ishte e klientit tonë. Morëm bombolën, pas disa orësh na njoftuan që duhet të paraqiteshim në polici. Shkuam aty dhe me personin në fjalë e zgjidhëm në prani të Oficerit të Policisë Gjyqësore dhe tani njihem me faktin që jam bashkëpunëtor në vjedhje për një bombol.

Sa është vlera e bombolës?

Kostandin Beqirllari: 10 mijë lekë, 15 mijë lekë të vjetra maksimumi. Personit në fjalë i kërkuam ndjesë, i kthyem bombolën. Menduam se në atë moment gjithçka u mbyll, por pas disa.  muajsh shikojmë që rrezikojmë të bëjmë edhe burg.

Kallëzimi për humbjen e bombolës është bërë pranë komisariatit të policisë. Punonjësi i policisë, Ilirjan Hamzaj, që ishte prezent në momentin e kthimit të bombolës, e pranon këtë fakt, por shprehet, se proces-verbali i kthimit të bombolës i ka kaluar prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Punonjësi i Policisë, Ilirjan Hamzaj: Alo! Po urdhëro!

Gazetarja: Më rezulton nga informacionet që unë kam që në fakt ju keni qenë i pranishëm në momentin që i është kthyer bombola zotërisë në fjalë. Është e vërtetë kjo?

Punonjësi i Policisë, Ilirjan Hamzaj: Po unë kam bërë veprimet për këtë rast, mesa po kujtoj. Bombula i është kthyer ditën e ngjarjes, i kthehet dhe i lihet në ruajte palës së dëmtuar dhe materialet kanë kaluar në prokurori.

Gazetarja: Domethënë procesverbali i kthimit të bombolës tek i zoti a i është referuar prokurorisë?

Punonjësi i Policisë, Ilirjan Hamzaj: Po, po normalisht materialet, edhe këtë do thoja materialet janë referuar në prokurori dhe për veprimet e mëtejshme nuk kam dijeni.

Oficeri i Policisë Gjyqësore, Gent Muçaj, që është marrë me materialet thotë se nuk i kujtohet nëse ka qenë i shkruar në dosje fakti se bombola që pretendohej e vjedhur i ishte kthyer personit përkatës.

Gazetarja: Ju jeni Genti?

Opgj Gent Muçaj: Unë jam Genti!

Gazetarja: Gent Muçaj, ju jeni?

Gent Muçaj: Po! Unë kam bërë veprime të tjera hetimore.

Gazetarja: Cilat veprime te tjera?

Gent Muçaj: Të tjera që më ka deleguar, se unë jam oficer i policisë, kam qenë oficer i prokurorisë atëherë. Unë di, që kam bërë hetimet, të kam thirrur ty, a jo?

Denoncuesi: Jo, jo!

Gazetarja: A ka qenë në dosje fakti, që zotërisë i është kthyer bombola?

Gent Muçaj: Nuk e di, s’më kujtohet. Merrni informacion nga prokurori!

Gazetarja: Këtë e kam të qartë, që informacion mund të marr nga prokurori, po ti çfarë mban mend, se ti je marrë me materialet, se prokurori vetëm ka fut firmën?

Gent Muçaj: Ato janë disa veprime proceduriale, që unë kam tagër, të jap informacion.

Gazetarja: Është bashkuar në dosjen e këtij zotërisë edhe fakti, që i është kthyer bombola e gazit?

Gent Muçaj: Nuk e di. Merrni informacion nga prokurori! Ai e ka dosjen.

Prokuroria ka hapur çështje për këtë rast të çuditshëm. Prokurorit Gjergj Ceka teksa i kërkohet llogari për këtë çështje nuk jep informacione ndërsa në një rast përdor terminologji të gabuar duke iu referuar të pandehurit me emrin “viktima”.

Gazetarja: Prokuror më falni, që ju shqetësoj! Ju jeni Gjergji? Si jeni?

Prokurori Gjergj Ceka: Po unë jam!

Gazetarja: A jeni në dijeni Prokuror, që bombola është kthyer?

Prokurori: Nuk mund të jap shpjegime.

Gazetarja: A jeni në dijeni, që bombola është kthyer?

Prokurori: Nuk mund të jap shpjegime. Jeni të ftuar të largoheni, me gjithë mirësjelljen!

Gazetarja: Ftohemi, që të qëndrojmë, nuk ftohemi që të largohemi.

Prokurori: Këtu po punohet.

Gazetarja: A është përfshirë në ndonjë vend, që është kthyer bombola dhe e gjitha ka ndodhur në mënyrë aksidentale? A jeni në dijeni të kthimit të bombolës?

Prokurori: Nuk jam në pozita, që t’u jap shpjegime ju. As ju nuk jeni në “Pëzita”, që të kërkoni shpjegime mua.

Gazetarja: Jo prokuror, unë jam në pozita, që të kërkoj shpjegime, sepse ky raporti, që ke bërë dhe e ke nisur në Gjykatë, atë tjetrin e ke akuzuar për veprën penale “vjedhje në bashkëpunim” për një bombol 10 mijë lekë.

Prokurori: Siç lexohet. Viktima, në qoftë se ka ankime, të bëjë kërkesë për marrjen e akteve të dosjes.

Gazetarja: “Viktima”, për kë e keni fjalën?

Prokurori: I pandehuri.

Gazetarja: I pandehuri ka menduar, se ka mbaruar, sepse i ktheu bombolën, o zotëri. Më vjen shumë keq! Ka qenë dhe një punonjës policie aty. Në 5.06.2020 ka marrë një njoftim për në Gjykatë.

Prokurori: I pandehuri është njoftuar për përfundimin e hetimeve.

Gazetarja: Kur?

Prokurori:  Dhe në qoftë se i pandehuri dëshiron të njihet me aktet, mund të bëjë kërkesë dhe të njihet me aktet!

Gazetarja: Pse nuk e keni përfshirë askund faktin, që zotërisë i është kthyer bombola, po keni inskenuar një ngjarje thua, se është vjedhur banka?

Prokurori: Në çdo fazë të procedimit, thuhet ajo që ka rëndësi për atë fazë. Në fazën, ku vlera e bombolës ndikon te përgjegjësia, thuhet ajo pjesë. Në fazën, ku nuk ka ndikim në vendimmarrjen e Gjykatës, nuk ka pse thuhet. Veprimtaria e Prokurorit udhëhiqet nga efiçenca, nga ekonomia gjyqësore.

Gazetarja: Prokuror, faleminderit për të gjithë termat që përdore, të panevojshëm për rastin në fjalë.

Prokurori: Po! Vazhdoni, sepse nuk kam asnjë detyrim, t’u jap përgjigje.

Gazetarja: Detyrimin e keni për të dhënë përgjigje! Absolutisht, që e keni detyrimin, por zgjodhët rrugën e gabuar.

Sipas avokatit Mikel Cipi, me deklaratën e personit të përfshirë në dosje, kjo çështje duhet të ishte mbyllur që në polici. Tashmë i takon të zotit të bombolës që të dëshmojë në gjykatë dhe të thotë që gjithçka ka qenë një keqkuptim që çështja të pushohet.

“Qoftë nga ana e policisë, qoftë nga ana e prokurorisë duhej të ishte marrë patjetër dëshmia e viktimës së veprës penale dhe kjo çështje ose të mos shkonte në Prokurori ose të mos shkonte në Gjykatë nëse do ishte bërë nga organi i akuzës. I takon gjykatës të marrë dëshminë e viktimës së veprës penale, pra atij që i është vjedhur sendi dhe të shpjegojë që gjithçka ishte aksidentale dhe të pushohet”, tha avokati. /tvklan

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Nuk e lë vëllain të shohë nënën/ E moshuara ndërron jetë me peng

Publikuar

-

Nga

Nuk e lë vëllain të shohë nënën/ E moshuara ndërron jetë me peng

Pas një denoncimi të mbërritur në redaksi “Stop” shkoi pranë familjes Kyçyku në fshatin Bujqës të Elbasanit. Kryefamiljari, Mitat Kyçyku ankohet, se vëllai i tij, Isa Kyçyku, banon vetëm 30 metra larg por nuk e lejon të takojë nënën.

E moshuara 90-vjeçare, jeton te Isa Kyçyku prej shumë vitesh. Shkak për këtë situatë, janë bërë ca konflikte të hershme, të cilat kanë përçarë dy familjet. Mitati iu drejtua kryetarit të fshatit për ndërmjetësim, por ai nuk arriti ta zgjidhë dot. Në të tilla kushte, i kërkoi ndihmë të plotfuqishmit të zonës, i cili as që e mori ndonjëherë mundimin, që të arrihej takimi nënë-djalë.

Denoncuesi: Alo! Përshëndetje!

I plotfuqishmi: Përshëndetje! Urdhëro!

Denoncuesi: Mitat Kyçyku nga Bujqësi jam.

I plotfuqishmi: Urdhëro!

Denoncuesi: Kam bërë një denoncim unë, të shtunën, në orën 14:00.

I plotfuqishmi: Po!

Denoncuesi: Që të ndërhysh atje, për të takuar nënën, tek Isa Kyçyku.

I plotfuqishmi: Po! Do vij vetë aty, do vij vetë, hajde !

Denoncuesi: Kur mund të vini?

I plotfuqishmi: Mund të vij edhe sot. Po pres kryetarin, të më kthejë përgjigje.

Denoncuesi: Mirë! Hajde, mirupafshim!

Pas kësaj telefonate gazetari i “Stop” shkoi te familja e Isait dhe i mori këtij të fundit premtim, se do ta lejonte vëllain të takonte nënën e tyre. Por kjo do të ndodhte me kushtin, që ta merrte nënën me një person të besuar, pasi ai vetë nuk duhet t’i shkelte në shtëpi.

Kunata: Kunata ime, nuk më fliste, isha duke larë shtëpinë…, shtëpia ime u bë si spital, derisa erdhi puna dhe i thashë: oj grua… ik moj…

Kunata: A? Pse, këtë mendim paske patur për mua dhe hyn te shtëpia ime?

Mbesa: Ja, kjo lindi, pastaj shkruajtën këta, kush je ti, kush jam unë…

Kunata: Kur ka prurë mesazh çuni i madh i këtij, ai m’u kthye me ofendime prapë, bam e bam.

Kunata: I fundit është ky tani. Çfarë nuk ka thënë për tim shoq!

Vëllai: Kam edhe një akt të përfunduar nga Prokuroria e Elbasanit (kallëzim për djemtë e Mitat, se e shanë dhe e kërcënuan me mesazhe) U quajta unë fajtor më shumë… E mbylli me lekë ai. Kjo është historia. E mbylli ai, për mua nuk është e mbyllur.

Po të lexohen  të gjitha mesazhet, po t’i kisha bërë unë të gjitha publike, se mu lutën të tjerët, që mos i bëj publike, se juve do ju isha drejtuar, që do të ishte më me vlerë, po të ishin bërë në atë kohë, që duhej, tani që erdhën gjërat të shtrëngohen…

Megjithatë, për mua ai nuk ekziston. Erdhi, pruri edhe një kryeplak ai, që për mua nuk ka shans, që të më vijë njeri nga shteti ose policia, në shtëpinë time, të më kërkojë një nder të tillë, se me ata lloj fëmijësh, që ka rritur ai, me atë lloj edukate, që u ka dhënë ai, ai nuk ka, se çfarë kërkon më nga unë, pasuri? Të më shkelësh një fëmijë mua ti, me këmbë, të më shkelësh dinjitetin tënd ose të atij fëmije, ti nuk ke moralin më që të flasësh, jo me gazetarë, po ti duhet të ikësh nga fshati, të zhdukesh! Kam 25 vjet, e njëjta histori. Më ka sharë, më ka ofenduar, më ka ulur dinjitetin, çfarë nuk më ka bërë! Të gjitha historitë, që mund të flasin ata, janë të gjitha të trilluara, vetëm për të më ulur prestigjin.

Por brenda dy ditësh nga kjo negociatë, e moshuara ndërroi jetë pa e parë djalin me sy. Mitati shprehet, se i ka ngelur peng, që nuk e pa të gjallë nënën e tij.

Le të sjellë njeriun më të përshtatshëm. Më të besuarin tim, ta marrë me kushte, jo me batanije, se nuk e kam thes plehrash…, të më krijojë kushte, të ma marrë, të çmallet, jo në rrugë”, thotë vëllai që jetonte me nënën.

Por edhe pse ishte vendosur që të bëhej takimi, nëna e dy vëllezërve që janë në konflikt ndërroi jetë.

Denoncuesi: Mbas dy ditësh ndërroi jetë nëna dhe unë nuk isha futur akoma për ta parë të gjallë. Më ngeli peng, që ta kisha parë të gjallë, se unë nuk jam as kriminel. Fundja fare, vëllezër jemi. Kështu që, më ngeli peng për gjithë jetën, që nuk e pashë të gjallë. Nuk u bindën, që të arrija ta takoja.

Gazetari: Ju shkuat në varrimin e saj?

Denoncuesi: Mbas 24 orësh pasi ndodhi vdekja, vajta vetëm tre-katër orë, për hir të opinionit, miqësisë dhe të lagjes, ku jetoj. Është fatkeqësi e madhe, që një vëlla të pengojë vëllain, për të takuar nënën e vet. Më rëndë se një krim, që të arrish të pengosh vëllain, që edhe kriminel të jetë vëllai, do ta lësh, që të takojë nënën e vet në frymën e fundit.

Gazetari: Ne ju shprehim keqardhjen tonë dhe ngushëllime!

Denoncuesi: Faleminderit shumë nga ana juaj!/ tvklan.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Kaosi i COVID-19/ Ilaçe të gabuara dhe fatura disa milionëshe

Publikuar

-

Nga

Kaosi i COVID-19/ Ilaçe të gabuara dhe fatura disa milionëshe

Një qytetar 45-vjeçar ka rrëfyer për emisionin “Stop” në Tv Klan, se ka kaluar COVID-19 me simptoma të vështira. Dy javë ka patur temperaturë dhe dhimbje në të gjithë trupin dhe shumë kollë. Ai thotë, se kostoja e kurimit i ka shkuar 1,5 milionë lekë të vjetra për analiza e mjekim.

Përshëndetje, doja  të ndaja me ju eksperiencën e COVID-it, të cilën e kalova në muajin shtator, në gjendje jo fort të lehtë.  Atëherë mora një mjekim, që ishte goxha i mbushur me ilaçe, me vitamina, me të gjitha, mora një Aksef, që e pija dy herë nga një tabletë në ditë, ëëë…, mora një ilaç tjetër, i cili bëhej në bark për hollimin e gjakut me gjilpëra, pastaj mora një Avelox, i cili përsëri ishte një tabletë në ditë, mora vitaminën D, ishte UltraD, vitamin D3, goxha e fuqishme dhe kjo, mora një matës oksigjeni, me të cilin masja oksigjenin, mos të them edhe njëherë në dy-tre orë nga frika, se mos ulej oksigjeni në gjak, mora një Medrol, ishte ilaç, i cili përsëri 4 miligram, që merrja dy herë nga dy në ditë pas buke. Të gjitha këto ilaçe, antibiotikë dhe ilaçe për 10-12 ditë dhe po merrja dhe magnesium dhe calcium për 15 ditë. Ilaçet diku tek ditë e parë, përsëri ilaçe, skaner, kanë qenë diku 550 mijë lekë të vjetra, kurse të gjitha këto të tjerat, për shembull vitaminat extra, mund të kenë shkuar dhe 200-300 mijë lekë dhe mendoj se vetëm me ilaçe, me skanera dhe këto mund të ketë shkuar, jo më pak e gjithë situata me medikamentet, jo më pak se 1 milionë e gjysmë lekë gjatë muajit, që u kujdesa për trupin dhe për veten”, shprehet qytetari.

Një tjetër qytetare dëshmon, se mjekimi i ka shkuar rreth 80 mijë Lekë. “Kam 19 ditë sot me covid. Unë kam djersitje, dhimbje stomaku, kollë, këputje trupi, që jam e pafuqishme, nuk ngrihem nga krevati më. Mezi mbushem me frymë, herë pas here shtohet edhe oksigjeni ndonjëherë. Mora recetën, fillova mjekimin. Këtë Medrolin e kam 6 ditë, që po e vazhdoj, bashkë me vitaminën C, holluesit e gjakut, ilaçe të tjera pastaj, Ibuprofen e këto. Dy milionë ka shkuar goce.”, shprehet ajo.

Një arsimtare thotë, se kurimi prej 19 ditësh për simptomat e COVID-19 i ka kushtuar rreth 2 milionë lekë të vjetra.

Vitamina C, kam marrë 4 copë hidratantë, kokrra për kollën, një depon, kam përdorur 3 kokrra kanë qenë antibiotikë, 3 herë në 3 ditë. Diku tek 30 (mijë lekë), po mund ta kem kaluar”, thotë qytetarja.

Faturat e të sëmurëve me COVID janë marramendëse dhe pak ditë më parë qeveria ka marrë vendimin për të rimbursuar  faturat e pacientëve, nëse rastet kur ato sugjerohen nga mjekët.

Në të gjitha rastet medikamentet janë të ndryshme dhe të kushtueshme dhe të gjithë pacientët i kanë përballuar vetë. Ndërkohë Besnik Jakaj ish-drejtor i ISHP-së, shprehet se është shkëputur zinxhiri i ndjekjes e kurimit të COVID-19. Qytetarët nuk po lidhen me mjekun, pasi mjeku flet nga telefoni apo online, dhe për këtë arsye, shumica e qytetarëve po marrin mjekime të gabuara.

Nëse mjeku nuk e shikon pacientin, nuk e shikon me syrin e tij shqetësimet që ka pacienti, mund të vendos diagnozën. Ndërsa ne kemi zëvendësuar të gjithë mjekësinë me telefonata, kjo është fatale për qytetaret. Është shkëputur hallka mjek-pacient-spital”, thotë Jakaj./ tvklan.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Punonjësi me Covid/ Pronarët falsifikojnë tamponin: Na mbyllet fabrika

Publikuar

-

Nga

Punonjësi me Covid, pronarët falsifikojnë tamponin: Na mbyllet fabrika

Një punonjës i firmës Gulit sh.p.k me shenja të covidit, detyrohet nga pronarët  ta bëj tamponin në emër të vëllait, pasi rrezikojnë mbylljen e fabrikës.

Madje ata i kërkojnë punonjësit që t’i lajmërojë dy ditë para se të bëj tamponin në shtet që të mund ta heqin nga skema e sigurimeve.  Për të shmangur problemet me shtetin pronarët e drejtojnë të bëj tamponin në një spital privat, duke ia paguar ata tamponin, por me kushtin që punonjësi  të mos japi emrin e tij.

Fiks Fare solli me zë e figurë se si pronarët e fabrikës së thasëve te letrës dhe polipropilenit, Gulit sh.p.k  ushtrojnë presion mbi punonjësit e tyre që ka shenja të covidit vetëm e vetëm që mos të rrezikojnë mbylljen e fabrikës.  Në telefonatën e trasmetuar në emision midis punonjësit 40 vjeçar dhe menaxherit të fabrikës, ky i fundit i kërkon që tamponin ta bëj në një spital privat, duke mos dhënë emrin e tij, por të një familjari. Sepse me daljen e emrit të punonjësit në sistem  atyre u kërkohet pezullimi i punës në fabrikë.

Si rrjedhojë menaxheri  i kërkon që ai të paraqitet me emrin e të ëmës ose edhe të vëllait që ndodhet në Greqi, por vetëm me emrin e tij të vërtet jo. Ose nëse punonjësi do të paraqitet për të kryer tamponin me emrin e tij, menaxheri i kërkon që ta njoftojë dy ditë para për ta hequr nga skema e sigurimeve që mos të kenë probleme me fabrikën. Ata madje i premtojnë se përveç pagesës së tamponit do i paguhen edhe ditët e qëndrimit në shtëpi, mjaftonte vetëm të mos merrte raport.

Këtë e kofirmon edhe biseda e të shoqes së 40 vjeçarit  me pronarët e fabrikës, ku shprehet qartë se  njëri prej tyre i ka shkuar në shtëpi dhe u ka kërkuar që  Bernardi të mos e bënte pamponin në shtet, pasi do u krijonte probleme tek puna nëse dilte pozitiv me covid.  Madje ai u kërkon edhe të mos merrnin raport, pasi do ia paguanin të gjitha ditët e qëndrimit në shtëpi, gjë që nuk ndodhi. Pronari  në kamer të fshehtë i thotë të shoqes së punonjësit që nuk e sëmurën  ata.  “Po si qenka  ky muhabet të dal burri jot pozitiv të më mbyllin  mua fabrikën e punës?  Për këtë punë i kam thënë çunit që tamponin ta paguj unë vetëm që ta çoj ta marr përgjigjen siç dua unë, ça keni ju tashi?  Nuk kamë asnjë detyrim për t’i paguar ditët që nuk ka qenë në punë” i thotë gruas së Bernardit.

Bernardi bën tamponin në spitalin privat të drejtuar nga punëdhënësit e tij, por  me emrin e vëllait, Erjonit, i cili ndodhej në Greqi,por dikur ka  qenë një  punonjës në këtë fabrikë.  Fatmirësisht tamponi del negativ . Tamponi i përket Bernardit, por  në fletë përgjigje figuron me emrin e të vëllait, Erjonit.

LEXO TE PLOTE