Connect with Us

Hetimi për Bylis-Tirana, kryetari i Etikës zbulon të vërtetën: Ja në çfarë faze jemi

Sport

Hetimi për Bylis-Tirana, kryetari i Etikës zbulon të vërtetën: Ja në çfarë faze jemi

Publikuar

-

Sot ka qenë radha e Tiranës që të “rrëfehet” në Komisionin e Etikës pranë FSHF-ë për ndeshjen e dyshuar si të trukuar, Bylis-Tirana. Por, pas bardhebluve, ka folur edhe kryetari i Komisionit të Etikës, një jurist me eksperiencë siç edhe është Fatmir Braka, që ka edhe ekspeiencë në të tilla çështje.

Në një prononcim që ka dhënë pas mbledhjes, Braka ka pohuar për mediat se: “Ishte një seancë më se normale. U pyetën përfaqësuesit e Tiranës, duke filluar nga presidenti deri te lojtarët. Mund ta quajmë frytdhënëse sepse u zhvillua normalisht. Premisat janë që hetimit të vazhdojë. Seanca tjetër do të jetë në datën 22, ora 14:00. U kërkua nga presidenti Halili të paraqesë të gjithë deklaratat e tij. Ne ia dhamë këtë mundësi. Mbas kësaj date merret vendimi. Nuk mund ta them se kur do merret vendimi. Ky është një vendim kolegjial. Komisioni do të vazhdojë punën normalisht. Nuk mund ta them unë se kur do të merret vendimi”.

“Jemi në fazën që po bëjmë një hetim administrativ, nëse komisioni vendos që do të ndiqet penalisht, do kërkohet dhe ndjekje penale. Po të flasim për prova, e kemi paragjykuar çështjen. Në fund të shikojmë se çfarë do të ndodhë. UEFA nuk vendos çfarë masash duhet të merren. UEFA dërgon materiale udhëzuese për çdo ndeshje. Informacioni i UEFA-s do të shqyrtohet së bashku me hetimin tonë administrativ. Nuk është vetëm materiali i UEFA-s”.

“Nuk ka të dhëna për shumën e vendosur në baste. Ka një informacion nga UEFA që diçka nuk shkon, por nuk mund të flasim tani se çfarë ka ndodhur”, – deklaroi kryetari i Komisionit të Etikës, Fatmir Braka”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Marash Kumbulla transferohet te Roma, zbulohen detajet e marrëveshjes

Publikuar

-

Nga

Pas një sezoni fantastik të zhvilluar me ekipin e Veronës ka ardhur momenti që Marash Kumbulla të korr frytet e punës së një sezoni. Mbrojtësi i Shqipërisë do të jetë pjesë e Romës për çështje orësh, ndërsa zyrtarizimi është vetëm formal për t’u mbyllur.

Tashmë janë zbuluar edhe detajet e firmosjes së kontratës. Lojtari kuqezi do të jetë pjesë e Romës deri në vitin 2025 duke treguar këtu gjithë besimin e madh që kanë drejtuesit e klubit kryeqytetas. Ndërsa për vetë mbrojtësin kjo rezulton si zgjedhja më e mirë, pasi nëse do të kalonte te ekipe si Juventusi do të vuante për mungesën e hapësirës dhe në këtë moment kërkohet vetëm rritja dhe minutazhi i plotë.



I vetmi dyshim nga ana e mediave është për shifrën e saktë që do të kryhet ky transferim që vjen si huazim me të drejtë blerje. Ajo që përflitet është një shumë prej rreth 30 milionë eurove që do të shkojë në arkat e klubit të Veronës, por nga ana tjetër mund të jetë edhe paksa më e ulët për shkakun se do të futet edhe Mory Bamba në këtë operacion, për të shkuar nga Roma te Verona dhe për të ulur disi shifrën.

LEXO TE PLOTE

Sport

Nuk duket prej kohësh, te Tirana tregojnë çdo ndodhë me Kobinah

Publikuar

-

Nga

Uinful Kobina do të jetë shumë shpejt në Tiranë. Nesër me shumë mundësi lojtari do të niset nga Afrika dhe do të jetë në Tiranë pas 15 ditësh pushime në shtëpi.

Lojtari udhëtoi drejt Ganës, sepse ishte bërë baba dhe klubi pas pandemisë mbylli një sy dhe e lejoi lojtarin të bënte një udhëtim kaq të gjatë.



Kujtojmë që Kobina është një nga lojtarët më të mirë të Tiranës, ndonëse pas pandemisë nuk është se ka dhënë ndonjë gjë të madhe. Ai madje humbi edhe një rast të madh për të shënuar një gol në sfidën që bardheblutë humbën me Zvezdën.

LEXO TE PLOTE

Sport

Rroca largohet nga Kukësi, zbulohet ekipi ku do transferohet

Publikuar

-

Nga

Zbulohet klubi turk që ka bërë një ofertë zyrtare te Kukësi për blerjen e fantazistit Eduard Rroca. “Panorama Sport” shkruan se ekipi që militon në Ligën e Parë, Istanbulspor AS, ka ofruar 130 mijë euro për të marrë shërbimet e mesfushorit.

Këtij të fundit i skadon kontrata me Kukësin në janar të vitit 2021 dhe interesi i verilindorëve është ta shesin në këtë periudhë merkatoje, gjithnjë nëse shuma e ofruar për kartonin e lojtarit kënaq presidencën blu. Gazeta zbulon se drejtuesit e klubeve janë në fazën finale të “operacionit”, duke negociuar tashmë detajet.

Në parim është rënë dakord mes palëve, teksa Istanbulspor AS ka bindur Rrocën për kontratë që i ka ofruar, por mbetet për t’u thënë fjala e fundit nga Kukësi në lidhje me marrëveshjen. Burime në klub tregojnë se drejtuesit nuk duan të përfitojnë thjesht 130 mijë euro, por kërkojnë të ruajnë edhe 20% të kartonit. Në këtë pikë palët janë ende në negociata, pasi turqit janë të vendosur ta kenë të plotë kartonin e lojtarit dhe nëse Kukësi refuzon, atëherë ata mund të pranojnë të ulin vlerën e blerjes.



Pra, nga 130 mijë euro që ofrojnë të japin vetëm 100 mijë euro. Në ditët e ardhshme do të mësohet më tepër për këtë transferim që po shkon drejt finalizimit. Në klubin verilindor janë të fokusuar aktualisht te ndeshja me Volfsburgun, e cila mund të jetë e fundit për Rrocën me fanellën e Kukësit.

Ai erdhi në janar të vitit 2019 te verilindorët, teksa u ble për 50 mijë euro te Luftëtari. Performanca mjaft e mirë e 27- vjeçarit ndaj Slavias së Sofjes ka bindur turqit, të cilët prej ditësh i kanë dërguar ofertën zyrtare Kukësit dhe presin mbylljen e marrëveshjes.

LEXO TE PLOTE