Connect with Us

Grida Duma publikon videon/ Rama në luftë me shqiptarët për pasurinë e tij

Politikë

Grida Duma publikon videon/ Rama në luftë me shqiptarët për pasurinë e tij

Publikuar

-

Grida Duma publikon videon/ Rama në luftë me shqiptarët për pasurinë e tij

Ish deputetja e PD, Grida Duma përmes një video të publikuar në Facebook ka denoncuar atë që e quan braktisje të qytetarëve nga qeveria.

Duma thotë se Rama është luftë me shqiptarët që i vjedh dhe dhunon për pushtetin dhe pasurinë e tij.

“Edi Rama është në luftë me shqiptarët që i vjedh dhe dhunon për pushtetin dhe pasurinë e tij dhe të oligarkëve të tij” shkruan Duma bashkëngjitur videos.

Në video thuhet: Pasi përdori një strategji terrori, Edi Rama hodhi poshtë sakrificat e qytetarëve dhe sipërmarrjeve. Nga mungesa e testimeve spitalet u shndërruan në qendra të përhapjes së COVID-19. Shqipëria është vendi me numrin më të vogël të testimeve në rajon! Edi Rama e përdori pandeminë për qëllime korruptive. Duke provokuar konflikt dhe përplasje me qytetarët për t’u shërbyer oligarkëve dhe interesave klienteliste! Sot Edi Rama fajëson qytetarët për dështimin e tij. Por pandemia ka dalë jashtë kontrolli, për shkak të babëzisë së Edi Ramës, për tendera sekret dhe koncesione korruptive!
Miliona euro shkuan për oligarkët, ndërsa ndihma ekonomike për qytetarët ishte më e vogla në Rajon! Sepse Edi Rama përpara shëndetit të qytetarëve zgjodhi klientët e tij!/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“I kyçur dhe jashtë funksionit”/ Pampuri tek spitali COVID-4: Faturën do e paguajnë mijëra pacientë

Publikuar

-

Nga

“I kyçur dhe jashtë funksionit”/ Pampuri tek spitali COVID-4: Faturën do e paguajnë mijëra pacientë

Ish deputetja e PD, Oriola Pampuri denoncon se spitali i cili një muaj më prë u inagurua nga Rama dhe Manastirliu, si spitali Covid 4, është i kyccur dhe jashtë funksionit.

Sipas Pampurit, spitali COVID- 4 është mashtrimi i radhës i Ramës, qeveria e të cilit s’ka asnjë plan dhe tashmë është dorëzuar para situatës jashtë kontrollit të COVID_19.
Sipas saj është e pafalshme që qeveria është mbajtëse statistikash dhe nuk ka plan teksa paralajmëron se mashtrimin e Ramës me COVID-4 do e vuajnë pacientët që kanë nevojë për trajtim tek Shefqet Ndroqi i cili do të rikthehet në një spital COVID-2 si gjatë muajve prill- maj kur priste vetëm pacientë me COVID-19.

“Ndodhem sot tek godina që kryeministri në ikje dhe Ministrja e Shëndetësisë e inauguruan me bujë si spitalin Covid 4. Një muaj më parë, propaganda e qeverisë në ikje ua shiti shqiptarëve këtë godinë si një strukturë spitalore që do të ndihmojë spitalin infektiv për të përballuar një fluks të mundshëm pas rihapjes. Fluksi ka ndodhur në përmasa të frikshme dhe jashtë kontrollit, por kjo godinë spitalore nuk është gati për të kryer funksionin e saj mbështetës, siç premtoi kryeministri dhe Ministrja e Shëndetësisë. Asgjë nga ato që u shfaqën në ERTV në 2 qershor, nuk është në funksion. Gjithçka është një mashtrim. Dëgjojeni vetë kryeministrin në ikje që gënjente pa turp në 2 Qershor.

Është e qartë që kryeministri në ikje ka gënjyer shqiptarët, i ka bërë të besojnë se kemi kapacitete të reja për të përballuar fluksin. Asgjë nuk ka ndodhur nga ato që premtoi Edi Rama. Struktura e re spitalore, COVID 4 është e kyçur dhe jashtë funksionit. Faturën e kësaj propagande do ta paguajnë mijëra pacientë që marrin shërbim tek spitali Shefqet Ndroqi, i cili është vendosur të rikthehet në spital COVID. Ky ishte plani i vetëm i kësaj qeverie të falimentuar për të përballuar fluksin në rritje – heqja e shërbimit të duhur spitalor për mijëra pacientë, të sëmurë kronikë, shpeshherë rëndë. Duke rikthyer sanatoriumin në COVID, të sëmurët nuk do të kenë më mundësinë të marrin trajtime të specializuara tek sanatoriumi, pasi qeveria do ta izolojë spitalin për të infektuarit me COVID.

LEXO EDHE:  PD uron mësuesit/ Akuza të forta Nikollës dhe Ramës

LEXO EDHE:  PD uron mësuesit/ Akuza të forta Nikollës dhe Ramës

Qeveria e Edi Ramës është pa asnjë plan për të përballuar situatën, që është në gje dje të lirë. Qeveria është dorëzuar. Kryeministri në ikje nuk e ka shtuar fondin për shëndetësinë as në buxhetin e rishikuar pra pak ditësh. Shqipëria ka nevojë të rrisë nunrin e testimeve, të rrisë kapacitetet laboratorike, pasi 4 muaj pas shpërthimit të epidemisë, vazhdohet që të punohet me 1 laborator të vetëm. Mungesa e një strategjie ka bërë që Shqipëria të jetë në 15 vendet e para në Europë me numrin më të lartë të të infektuarve për 1 milionë banorë. Është e pafalshme që qeveria është shndërruar në mbajtëse statistikash dhe nuk thotë çfarë plani ka për të vënë nën kontroll situatën e rënduar.

Jeta dhe shëndeti i qytetarëve vlejnë më shumë se pushteti i Edi Ramës. Duke u fshehur, nuk fsheh problemin, por e përkeqëson atë. U bëj thirrje qytetarëve të marrin masa për të ruajtur vetë jetën e tyre. Të përdorin maskat në mjedise të mbyllura, të ruajë distancën. Është shërbimi më i mirë që mund të bëjnë për veten, pasi qeveria nuk do t’ia dojë për ta. Mashtrimi me këtë spital fantazëm është një provë tjetër për këtë”, u shpreh Pampuri./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Oliver Varhelyi pret kryenegociatorin e Shqipërisë/ Diksutohet për hapjen e negociatave

Publikuar

-

Nga

Komisioneri i Zgjerimit Oliver Varhelyi është takuar sot me kryenegociatorin e Shqipërisë për në BE Zef Mazi, me të cilin ka folur për hapat e ardhshëm të vendit për hapjen e negociatave.

Komisioneri Varhelyi shkuan se, në qendër të takimit ka qenë dhe rëndësia e realizimit të reformave.

“U takova me negociatorin e sapoemëruar të Shqipërisë për integrimin europian Zef Mazi këtë mëngjes për të diskutuar përgatitjet dhe hapat e ardhshëm në funksion të vendimit për hapjen e negociatave. Gjithashtu theksuam rëndësinë e përparimit të reformave”, shkruan Varhelyi në një postim në Twitter./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Listat e hapura dhe ndalimi i koalicioneve/ ISP: Shqipëria i vetmi vend që ndryshon Kushtetutën në kohë Covid

Publikuar

-

Nga

PS bën lëvizjen e radhës/ Reformën Zgjedhore më 23 korrik në seancë plenare

Instituti i Studimeve Politike analizon ndryshimet e miratuara në Komisionin e Ligjeve, për listat e hapura dhe ndalimin e koalicioneve.

ISP thotë se pas vetëm dy javë konsultime dhe procedurë parlamentare Kuvendi i Shqipërisë përmes Këshillit për Legjislacionin vendosi me 100% të votave të ndryshojë Kushtetutën e Shqipërisë. “Shqipëria bëhet vendi i vetëm evropian dhe i dyti në botë (pas Rusisë) që ndryshon Kushtetutën në periudhën e COVID-19. Po ashtu Shqipëria bëhet vendi i vetëm në botë që ndryshon Kushtetutën me procedurë online.

Ndryshimet u iniciuan nga deputetët e pakicës në parlament dhe u mbështetën nga mazhoranca parlamentare. Ato kanë shkaktuar debat të fortë politikë dhe shihen gjerësisht si një instrument taktik i shumicës parlamentare në funksion të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Miratimi i hapjes së listave është lajm pozitiv dhe koncepti i hapjes drejt qytetarit vendimmarrës do të duhej të kishte mbështetje të gjerë të të gjithë spektrit politik.

Ndryshimet e reja kushtetuese kanë një rrugë të gjatë deri në miratim në seancë dhe reflektim në Kodin Zgjedhor, i cili ndërkohë, është ndryshuar nga marrëveshja politike e datës 5 qershor. Një prej pikave thelbësore të marrëveshjes ishte ajo, sipas të cilës, asnjë ndryshim tjetër nuk mund të bëhet në Kod pa miratim paraprak në Këshillin Politik. Ndryshimet kushtetuese nuk u diskutuan në Këshillin Politik dhe nuk janë pjesë e rekomandimeve dhe as e mbështetjes nga ambasadat e SHBA, BE dhe UK që asistuan Këshillin Politik.

LEXO EDHE:  Gramoz Ruçi mbyll “luftën” Rama-Meta

LEXO EDHE:  PD uron mësuesit/ Akuza të forta Nikollës dhe Ramës

Si dhe sa e kemi ndryshuar Kushtetutën prej vitit 1998? Nëse do ta krahasonim me një libër kemi lënë të pandryshuar vetëm titullin e librit, hyrjen dhe ISBN, – gjithçka tjetër, përfshirë përmbajtja e tij është ndryshuar. Vijon tradita e demokracive hibride, sipas të cilës, kur kemi një problem dhe një qëllim politik afatshkurtër, nuk i zgjidhim ato duke ndryshuar sjelljen tonë ndaj problemit/qëllimit, por duke ndryshuar Kushtetutën, pra, duke ia përshtatur Kushtetutën nevojave ditore politike dhe duke e (keq)përdorur atë si mjet për arritjen e qëllimeve politike”. /CNA.al

LEXO TE PLOTE