Connect with Us

Eksperimenti i radhës i aplikacionit/ Dizanji i ri Snapchat i ngjashëm me Tik Tok

Teknologji

Eksperimenti i radhës i aplikacionit/ Dizanji i ri Snapchat i ngjashëm me Tik Tok

Publikuar

-

Eksperimenti i radhës i aplikacionit/ Dizanji i ri Snapchat i ngjashëm me Tik Tok

Snapchat po teston një tipar të ri të eksplorimit që mund ta bëjë atë shumë më të ngjashëm me TikTok.

Ndryshimet janë bërë të ditura nëpërmjet një postimi në Tëitter dhe është konfirmuar nga Snapchat.

Një zëdhënës për Snap i tha TechCrunch: “Ne jemi gjithmonë duke eksperimentuar mënyra të reja për të sjellë përmbajtje gjithëpërfshirëse dhe tërheqëse në komunitetin tonë të parë të lëvizshëm Snapchat.”

Sidoqoftë, publikimi tha që Snap nuk do të ofronte detaje specifike në lidhje me veçorinë përveç që thoshte se po testohej vetëm për një numër të vogël përdoruesish.

LEXO EDHE:  Marrëveshja e Tik Tok dhe Oracle/ Trump në dyshime

Fotografitë u ndanë nga këshilltari i mediave sociale Matt Navarra.Një foto që ndahet në internet tregon një pop-up që shpjegon mënyrën e re për të lundruar Snapchat.

Në lajme të tjera, përdoruesit e WhatsApp paralajmërohen për versionet e modifikuar të aplikacionit që mund t’i lënë ata të prekshëm nga hakerat./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Teknologji

Suksesi në rrjetet sociale/ Këshillat që duhet të ndiqni

Publikuar

-

Nga

Ekzistenca e rrjeteve sociale ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë bisnezet por jo vetëm, sepse ofrojnë një shumëllojshmëri metodash marketingu. Publikimi i informacionit, aksesi në Web, audienca e madhe ndihmojnë në reklamimin e shërbimeve të ndryshme në çdo cep të botës.

Por është shumë e rëndësishme të ndjekim dhe planifikojmë nje strategji të mirë në mënyrë që të kemi sukses.

Nëse duam të arrijmë shumë ndjekës dhe per rrjedhojë më shumë klientë duhet të përcaktojmë disa objektiva kryesore dhe të punojmë që ti arrijmë.

Ja disa keshilla që mund t’i ndiqni për të rritur performancën tuaj në rrjetet online.

– Publikoni vazhdimisht në të gjitha rrjetet që ju menaxhoni, për këtë është e dobishme të planifikoni ato me një minimum kohe paraprakisht.

– Herë pas here matni dhe merrni statistikat e pjesëmarrjes së markës në rrjete për të parë sa po ecni.

– Jini të vëmendshëm për çështjet aktuale për të gjetur trendin e momentit, preferencat dhe bisedat e përdoruesve.

– Monitoroni markën në të cilën veproni që të mund të përballoni konkurrencën.



– Bëni analiza të pjesëmarrjes ose fushatave specifike të markës në rrjete.

Kini parasysh që ka edhe aplikacione dhe mjete të tjera në internet që ndihmojnë në menaxhimin e mediave sociale për të kryer këto detyra.

LEXO EDHE:  WhatsApp vjen me një dizanj të ri në iPhone

LEXO EDHE:  Tik Tok surprizon përdoruesit/ Aplikacioni bashkohet me Universal Music

Çfarë duhet të shmangni ?

Kini parasysh që menaxhimi duhet të jetë i vazhdueshëm. Për për këtë ju duhet të caktoni kohë specifike. Përshembull, nga ora “x” deri në orën “y” do të merrem më editimin e fotove.

Publikimet në rrjete duhet të rregullohen në mënyrë të tillë që të përshtatet me publikun e atij rrjeti. Çfarë postohet në instagram jo domosdoshmërisht duhet të jenë të njëjta në Facebook apo Linkedin, pavarësisht qëllimit, shkruan CNA.al.

Duhet të kemi parsysh që nuk  mund të postojmë përmbajtje të cilat bien ndesh me rregullat e rrjeteve sociale. Nuk duhet të kemi përmbajtje ofenduese, të kemi parasysh limitet që cakton secili rrjet Facebook apo Instagram ne lidhje me numrin e ndjekësve apo postimeve.

Ka shumë mjete që ndihmojnë për të bërë një menaxhimi të mediave sociale më të mirë. Përshembull gjetja e dikujt që ka me shujmë eksperiencë në fushen e menaxhimit të rrjetëvë sociale mund te jete shume e dobishme, pasi do të mbështetet nga përvoja dhe njohuritë, të cilat në shumë raste janë mangësi të kompanive në rrjetet sociale./CNA. al

LEXO TE PLOTE

Teknologji

Facebook shuan llogaritë e “Querdenker”

Publikuar

-

Nga

cna lajm aktualitet, cna lajme bote , cna teknologji

Gjiganti i internetit në SHBA i ka vënë qëllim vetes të heqë nga platformat e veta rrjetet “e dëmshme”. Kompania bllokoi një sërë llogarish të hapura në kohën e pandemisë së koronavirusit të lëvizjes “Querdenken”.

Facebook-u sipas të  dhënave të veta ka gati 150 llogari dhe grupe nga platformat e veta në internet, të cilat koncerni amerikan i ka klasifikuar që i përkasin lëvizjes së diskutueshme  “Querdenker”, mendim i skajshëm. Ky ë shtë  aksioni i parë  mbarë botëror, që  drejtohet kundër një grupimi, i cili “nxit dëm ndaj shoqërisë “, komunikoi menaxher i sigurisë  në Facebook, Nathaniel Gleicher.

Nathaniel Gleicher

“Querdenker” janë prekur tani në Facebook dhe në Instagram. Por nuk ë shtë  prekur shërbimi chat i tyre në WhatsApp, që gjithashtu i përket koncernit Facebook.

Nathaniel Gleicher: Përmbajtjet e “Querdenker” përmbajnë potencial dhune. Gleicher e akuzon lëvizjen “Querdenkern”, se në mënyrë  të përsëritur ka shkelur standardet e komunitetit në Facebook. “Ndër to bën pjesë  publikimi i informacioneve të rreme lidhur me shëndetin dhe nxitja e dhunës”, shpjegon menaxheri. Gjithashtu është identifikuar një listë e “Querdenker” në faqet e internetit, që nuk mund të lidhen më me Facebook-un.

LEXO EDHE:  Trump i vendosur për të ndalur Tik Tok në SHBA

LEXO EDHE:  Tik Tok përballet me Trump për ndalimin e aplikacionit: Do të ndjek të gjitha mjetet juridike në dispozicion



“Corona-Diktatur”

Përmbajtjet e kontestuara, sipas Facebook, kanë  të bëjnë  në radhë të parë me përhapjen e “teorive të konspiracionit të “diktaturës corona”. Në  këto postime dhuna është  paraqitur si mjet i mundshëm për të sprapsur masat kufizuese të qeverisë lidhur me të drejtat e lirive personale në  emër të pandemisë.

Protesta kundër politikës së qeverisë gjermane, gusht 2021

Michael Ballweg, themeluesi i lëvizjes  “Querdenker”, deklaroi, se do të  ndjekë hapat ligjorë kundër shuarjes së llogarive në facebook. Faqja e facebook-ut “Querdenken 711” me mbi  30.000 të abonuar ka publikuar përmbajtje me temë  të drejtat themelore dhe liria e mendimit, Muajt e fundit ka pasur disa raste të hapjes së  proceseve kundër shuarjes së  llogarive, tha Ballweg./DW

LEXO TE PLOTE

Teknologji

Pamje spektakolare/ SpaceX shpërndan videon e kapsulës me dritare

Publikuar

-

Nga

SpaceX ka shpërndarë një video mahnitëse të dritares në kupolën e saj “Crew Dragon”, pasi ekuipazhi i saj i parë filloi udhëtimin tre ditor me kapsulën e tij.

Në Twitter, kompania SpaceX thjesht shkroi: “Pamje nga kupola e Dragoit”, së bashku me videon e dritares me kube dhe me Tokën në sfond.

Kapsula bashkë me Ekuipazhin u lëshua në hapësirë ​​pak pas orës 20:00  të Mërkurën nga Qëndra Hapësinore “Kennedy” në Florida, shkruan CNA.al

Sipas Daily Mail, menjëherë pas lëshimit, pjesa e poshtme e raketës u shkëput dhe u drejtua përsëri në Tokë në një platformë detare për t’u ripërdorur sërisht më vonë nga SpaceX, si pjesë e planit të kompanisë për të kursyer para dhe për t’i bërë fluturimet në hapësirë ​​më të lira.

LEXO EDHE:  VIDEO- Ngre bluzën lart dhe tregon gjoksin/ Beatrix Ramosaj ndez rrjetin

LEXO EDHE:  SNAPCHAT:Këto janë cilësuar fotot më të bukura ndonjëherë

Edhe pse kjo nuk është hera e parë që civilët udhëtojnë në hapësirë, “Inspiration 4” është misioni i parë i drejtuar vetëm nga civilët.



Drejtori i Përgjithshëm i SpaceX, Elon Musk ishte gjithashtu i pranishëm për të larguar ekuipazhin dhe dukej se ishte po aq i ngazëllyer sa ekipi që shkonte në hapësirë. gjithashtu kur katër individët qe ishin pjesë e u takuan nga një turmë e madhe njerzish dhe u përciollën duke i brohoritur.

Ekuipazhi, në një moment ndaloi jashtë kapakut të kapsulës për të nënshkruar emrat e tyre me simbolin SpaceX në murin e bardhë, duke nënkuptuar misionin e parë civil./ CNA.al

LEXO TE PLOTE