Connect with Us

E kërkojnë në Superligë, Nijaz Lena firmos kontratën e re

Sport

E kërkojnë në Superligë, Nijaz Lena firmos kontratën e re

Publikuar

-

Nijas Lena do të vazhdojë të jetë pjesë e ekipit të Strugës. Mesfushori i është bashkuar ekipit të vendlindjes në verën e vitit 2018 pas aventurës në Gjeorgji dhe kontrata e tij përfundoi në fund të këtij sezoni. Klubi e ka parë të arsyeshme të rinovojë me 34-vjeçarin dhe i ka propozuar një ofertë.

Lena ka vendosur të pranojë dhe do të jetë pjesë e Strugës të paktën edhe për sezonin e ardhshëm. Ai ishte një prej lojtarëve kryesor të skuadrës së drejtuar nga Jeton Beqiri, duke gjetur rrjetën tre herë dhe dhuruar një asist në 19 ndeshje.

Lena ka luajtur disa sezone në Kategorinë Superiore, ku ka kaluar edhe periudhën e artë të karrierës së tij. Ai mbahet mend për gjashtë vitet e qëndrimit te Flamurtari, por ka prvuar të luajë edhe me Kukësin dhe Teutën, nga ku mbylli aventurën në vendin tonë për të kaluar te Telavi në Gjeorgji.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Dinamo godet në merkato, firmos me bomberin e Pogradecit

Publikuar

-

Nga

Dinamo ka siguruar një tjetër sulmues. Pasi zyrtarizoi ish-futbollistin e Burrelit Uelber Almeida Santos, “Blutë” konfirmon në faqen zyrtare blerjen e ish-futbollistit të Pogradecit Artion Alillari.

13 golat dhe 10 asiste në sezonin e fundit bindën drejtuesit e 18-herë kampionëve të Shqipërisë për t’i dhënë fanelën dinamovite 24-vjeçarit pogradecar.

Për sezonin e ri, objektivi i klubit kryeqytetas është ngjitja në Kategorinë Superiore.



Njoftimi i Dinamos

Dinamo e presidentit Pontrelli bën një goditje të madhe në merkato!
Sulmuesi pogradecar Artion Alillari, një prej golashënuesve të grupit B dhe i liqenorëve në sezonin e kaluar, sot është zyrtarisht i Dinamos.
Lojtari është ndjekur që prej muajit Janar, duke qënë edhe një dëshirë e madhe e presidentit.
Nëndetësja kështu largohet nga ankorimi dhe fillon të lundrojë për të arritur qëllimin e saj!

24-vjeçari Alillari i ardhur nga Pogradeci, sezonin e fundit si titullar i padiskutueshëm, shënoi 13 gola dhe 10 asist duke qenë një lojtar shumë i rëndësishëm për ekipin. Ai vjen si lojtar me premisa të mëdha dhe si një vlerë e shtuar në sulmin Blu.
FK Dinamo i uron mirëseardhjen dhe i uron suksese me fanellën Dinamovite.

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Matthaus provokon Barcelonën: Lewandowski është më i mirë se Messi!

Publikuar

-

Nga

Legjenda e Bayernit dhe Gjermanisë, Lottar Matthaus vazhdon të ngacmojë në distancën Barcelonën në prag të çerekfinales. I pyetur për rivalitetin Messi-Lewandowski, “guxoi”, ai e konsideroi sulmuesin polak më të mirë se argjentinasi.

“Messi përballet me pasardhësin e tij si lojtarin më të mirë në botë. Robert Lewandowski është lojtari më i mirë, jo vetëm sulmuesi më i mirë në botë.”



Bayerni është favorite në këtë super ndeshje për shkak të formës shumë të mirë, por edhe Lionel Messi nuk po kalon aspak një moment të keq.

LEXO TE PLOTE

Sport

Kastrioti godet në merkato, firmos me 2 futbollistë brazilianë

Publikuar

-

Nga

Kastrioti ka nisur merkaton dhe afrimet e para vijnë nga jashtë vendit. Bëhet fjalë për dy braziliani. Agnaldo Moraes, mesfushor që është aktivizuar për disa vite me Molde në Norvegji, do të luajë në Superiore. Ai ka firmosur me krutanët dhe pritet të zbarkojë në Shqipëri brenda kësaj jave.



Lojtari tjetër luan si sulmues dhe ai është Devid de Santana Silva. 24-vjeçari, shtatlartë, ka luajtur në kampionatet rajonale në Brazil dhe nuk është se ka spikatur me golat e shënuar. Në Krujë shpresojnë që të jetë një lojtar që mund t’u bëjë punë këtë sezon në Superiore.

Kastrioti ende nuk ka nisur përgatitjet, ndërkohë që po punohet që më parë grupi të plotësohet me lojtarë dhe trajneri Ramadan Ndreu më pas të mendojë për pjesën e stërvitjes. Drejtuesit e klubit krutan janë në bisedime me disa futbollistë, të cilët e njohin kampionatin tonë, por ende nuk ka marrëveshje.

LEXO TE PLOTE