Connect with Us

E bujshme/ Tirana merkato te Prishtina, zbulohen 2 lojtarët cilësorë që do të afrojnë bardheblutë

Sport

E bujshme/ Tirana merkato te Prishtina, zbulohen 2 lojtarët cilësorë që do të afrojnë bardheblutë

Publikuar

-

Në kampin bardheblu janë në kërkim të një portieri dhe të një mbrojtësi të djathtë. Ilion Lika sigurisht që po e mendon pensionimin dhe te Tirana po kujdesen që të gjejnë një pasues të denjë për të. E përditshmja sportive raporton se Visar Bekaj është objektiv i Tiranës.

Portieri i Prishtinës nuk ishte në fushë kundër Dritës, kur edhe presidenti Refik Halili ishte në stadium. Drejtuesit e bardhebluve, gjithsesi kanë parë nga afër mbrojtësin e djathtë, Armend Thaçi. Në të shkuarën ai është tentuar edhe nga Partizani e Kukësi dhe klubi kryeqytetas po e mendon si opsion për të zëvendësuar Albi Dokën, që do të transferohet në Kroaci.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Publikohen formacionet zyrtare, Ernest Gjoka sfidon Murinjon

Publikuar

-

Nga

Do të startojë në orën 20:00, në stadiumin “Todor Proeski” të Shkupit, përballja mes Shkëndijës së Tetovës dhe Totenhemit, e vlefshme për raundin e tretë të Ligës së Europës. Edhe pse shënset janë minimale në letër, kuqëzinjtë e drejtuar nga Ernest Gjoka, do të tentojnë të bëjnë një paraqitje dinjitoze përballë “gjelave” të Londrës, që janë një ndër skuadrat më të forta të Premier Ligës angleze.

Pak minuta më parë janë bërë publike edhe formacionet zyrtare. Vlen të theksohet fakti se Murinjo e ka vlerësuar maksimalisht këtë përballje, duke hedhur në fushë shumë prej lojtarëve titullarë, me përjashtim të sulmuesi Kejn dhe portieri Loris, që nuk janë preferuar nga minuta e parë.



FORMACIONET ZYRTARE:

 

LEXO TE PLOTE

Sport

VIDEO/ Rikthehet derbi i kryeqytetit, Tirana mposht në miqësore Dinamon

Publikuar

-

Nga

Tirana ka triumfuar në derbin miqësor ndaj Dinamos me rezultatin 2-1. Kjo përballje u zhvillu në stadiumin “Selman Stërmasi”, në kuadër të përgatitjeve për sfidën e datës 1 tetor, ku bardheblutë e Emanuel Egbosë do të përballen ndaj Jang Bojs. Tekniku i kampionëve në fuqi të Superiores, hodhi nga minuta e parë, futbollistët më të mirë, të cilët me shumë gjasa do të aktivizohet edhe në sfidën ndaj zvicerianëve.

Ismajlgeci dhe Muçi, ishin autorët e golave në përballjen e sotme. Të dy futbollistët e talentuar shënuan në fundin e pjesës së parë, ndërkohë që për blutë e Dinamos, që këtë sezon do të militojnë në Kategorinë e Parë, shënoi sulmuesi italian Pontreli.

FT: TIRANA-DINAMO 2-1

Ismajgeci 43′, Muçi 45+1′  / Pontreli 84′ 



FORMACIONET ZYRTARE: 

TIRANA: Bekaj, Toshevski, Vangjeli, Hoxhallari (Tafa 20′), Najdovski, Ismajlgeci, Çelhaka, Torasa, Kale, Kobina, Muçi.

DINAMO: Edvan Bakaj, Niko Paterni, Xhorxhi Boçi, Miklovan Pere, Emiljano Hidri, Erald Kolgega, Plarent Fejzaj, Kevi Berberi, Damiano Pontreli, Diogo Armando, Mustafa Xhixhiua.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Drithëruese/ Vajza zgjohet nga koma kur dëgjon zërin e Totit

Publikuar

-

Nga

Ilenia Matili tifoze e Romës luftoi mes jetës dhe vdekjes për 9-të muaj pas një aksidenti me makinë në dhjetor të 2019-ës. Ajo ka qenë në koma për muaj me rradhë, derisa një video e Françesko Totit mbërriti për ta zgjuar.

 

Siç raporton “Corriere Dello Sport”, familjarët e saj shpesh i vendosnin himnin e Romës, derisa falë ndihmës së shoqatave u sigurua një video nga Toti. “Ilenia mos u dorëzo, ti do i’a dalësh. Jemi të gjithë me ty”, ishin fjalët e legjendës së Romës, Totit në video.



Menjëherë pas kësaj videoje, Ilenia është përmirësuar ndjeshëm dhe ka arritur të dalë nga koma.

 

LEXO TE PLOTE