LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dita Ndërkombëtare e Nudizmit/ Fotot hot që kanë "djegur" revistat dhe rrjetin

14 Korrik 2020, 21:25, Lifestyle CNA
Dita Ndërkombëtare e Nudizmit/ Fotot hot që kanë

Edhe pse 14 korriku njihet si Dita Ndërkombëtare e Nudizmit, VIP-at nuk presin një ditë si kjo, por mund të pozojnë nudo gjatë gjithë vitit. Në fakt, është mirë që në këtë listë të veçohen yje si 39-vjeçarja Kim Kardashian. Sepse një pjesë e mirë e personazheve të njohur, si ajo, janë krenarë për trupin e tyre, kështu që nuk kanë pse ta fshehin, as para gjithë botës.

Kim rendit një sasi të konsiderueshme fotosh nudo, kohë pas kohe, por ajo e ka kthyer edhe në trend të sajin duke pozuar selfie nudo në Instagram. Ju kujtohet, pa dyshim, kur ajo postoi një foto nudo para pasqyrës, në vitin 2016, vetëm pak muaj pas lindjes së Saint West? Natyrisht, në atë kohë theu internetin, raporton Class.

Kim, gjithashtu, poston edhe foto të tjera duke provokuar, që përfshijnë natyrisht edhe selfiet nudo, duke nisur që nga KKW dhe photo shoot-i në nëntor 2017. Kim postoi një foto nudo, por i gjithë trupi ishte i mbuluar me xixa.

Motra e Kim Kardashian, Kourtney Kardashian, 41-vjeçare, gjithashtu ka pozuar nudo në të kaluarën. Nëna e tre fëmijëve ka një trup fanstastik, të cilin nuk lë rast pa e treguar, madje një foto seksi nudo ka pozuar edhe për revistën V, në prill të 2018. Një mama e nxehtë dhe prej vërteti. Kourtney, megjithatë, angazhohet shumë me palestrën dhe rezultatet e saj duken.

Justin Bieber mori vëmendjen e të gjithë rrjetit në një foto epike nudo në vitin 2015. The Beliebers, s?mund të dilte më i nxehtë në një foto si kjo. Kjo foto seksi do të mbahet mend përgjithmonë. Falë internetit.

Asistenti i Gianni Versace, Darren Criss, postoi gjithashtu një foto me trupin e tij të tonifikuar gjatë xhirimeve në mars 2017. E vetmja gjë që mbuloi nga trupi i tij ishte një ?zonë private?, nga i nxehti, kuptohet?

Por ka edhe personazhe shqiptare që nuk e kanë aspak problem të pozojnë nudo para aparatit. Një prej tyre është këngëtarja Bleona Qereti, e cila ka disa sete artistike me foto nudo, mjaft të pëlqyera nga fansat e saj.

Ja dhe galeria e disa personazheve të njohur që kanë pozuar nudo pa pikën e problemit.

Lajmet e fundit nga