LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dita e dytë e gjykimit/ Thaçi del i heshtur nga Gjykata e Hagës

14 Korrik 2020, 17:28, Kosova & Bota CNA
Dita e dytë e gjykimit/ Thaçi del i heshtur nga Gjykata e Hagës

Pas 6 orësh të tjera intervistë, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka lënë ambjentet e Dhomave të Specializuara në Hagë.

Mësohet se për rreth 6 orë thaçi është vënë përballë një sërë pyetjesh, pas akuzave që janë ngritur ndaj tij nga Prokuroria e Hagës për krime lifte.

Pasi ka lënë ambjentet e Gjykatës, Thaçi nuk ka pranuar të prononcohet për mediat por është larguar me mjetin e tij.

Ndërkohë, kujtojmë se para se të hynte për intervistim, Thaçi tha se do të përballet me çdo sfidë për Kosovën e pavarur dhe theksoi se ky është çmimi për lirinë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga