Connect with Us

Denoncon Sazan Guri: Agjencia funerale të jep 1.2 mln lekë nëse pranon vdekjen nga Covid-19

Denoncim

Denoncon Sazan Guri: Agjencia funerale të jep 1.2 mln lekë nëse pranon vdekjen nga Covid-19

Publikuar

-

Denoncon Sazan Guri: Agjencia funerale të jep 1.2 mln lekë nëse pranon vdekjen nga Covid-19

Sazan Guri ka postuar këtë mbrëmje një koment i cili mund të mbajë ndezur debatin për besueshmërinë ndaj Covid-19. Guri pretendon se një mikeshë e vet i ka treguar një rast, ku në familjen e një personi që ka ndërruar jetë për shkaqe kardiake, të pranohet si vdekje e shkaktuar nga Covid-19. Kjo “kërkesë” duket t’i jetë bërë një agjenci funerale, e cila madje i ofron edhe para në këmbim të firmës.

Por ja se çfarë shkruan Guri, i cili i bindur në atë çka dëshmon, ngre në fund edhe pikëpyetjet e kësaj historie.

” Më shkruan një shoqja ime. Mendova se ishin fjale, por sot u gjenda perballe faktit shkruan ajo. Ne mengjes i shkova per ngushellim shoqes time qe i vdiq i ati nga zemra. Kompania funerale G… i kishte propozuar funeral falas ne kembim te 1 milion e 200 mije lekeve pagese …. vetem nese e rregjistronte te atin, si te vdekur me covid.

E kishte te njohur te vetin, dhe i kishte thene qe 95 raste te vdekur fals, jane vetem nga pika ime e funeralit. Shtrohet pyetja …. kush qendron prapa sponsorit te agjensive? Agjensia besoj, perfiton mbi shpenzimin e klientit …., se çfare interesi do të kishte pastaj. Pse gjithe ky interes per te rritur nr e te vdekurve me Covid? Ka qe nuk do besojnë?”, e mbyll Sazan Guri. /CNA.al

LEXO EDHE:  “Covid nuk është as shaka dhe as lojë luftash”/ Neurokirurgu shqiptar apel të fortë qytetarëve
Shkrimi i Sazan Gurit në FB

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Nuk e lë vëllain të shohë nënën/ E moshuara ndërron jetë me peng

Publikuar

-

Nga

Nuk e lë vëllain të shohë nënën/ E moshuara ndërron jetë me peng

Pas një denoncimi të mbërritur në redaksi “Stop” shkoi pranë familjes Kyçyku në fshatin Bujqës të Elbasanit. Kryefamiljari, Mitat Kyçyku ankohet, se vëllai i tij, Isa Kyçyku, banon vetëm 30 metra larg por nuk e lejon të takojë nënën.

E moshuara 90-vjeçare, jeton te Isa Kyçyku prej shumë vitesh. Shkak për këtë situatë, janë bërë ca konflikte të hershme, të cilat kanë përçarë dy familjet. Mitati iu drejtua kryetarit të fshatit për ndërmjetësim, por ai nuk arriti ta zgjidhë dot. Në të tilla kushte, i kërkoi ndihmë të plotfuqishmit të zonës, i cili as që e mori ndonjëherë mundimin, që të arrihej takimi nënë-djalë.

Denoncuesi: Alo! Përshëndetje!

I plotfuqishmi: Përshëndetje! Urdhëro!

Denoncuesi: Mitat Kyçyku nga Bujqësi jam.

I plotfuqishmi: Urdhëro!

Denoncuesi: Kam bërë një denoncim unë, të shtunën, në orën 14:00.

I plotfuqishmi: Po!

Denoncuesi: Që të ndërhysh atje, për të takuar nënën, tek Isa Kyçyku.

I plotfuqishmi: Po! Do vij vetë aty, do vij vetë, hajde !

Denoncuesi: Kur mund të vini?

I plotfuqishmi: Mund të vij edhe sot. Po pres kryetarin, të më kthejë përgjigje.

Denoncuesi: Mirë! Hajde, mirupafshim!

Pas kësaj telefonate gazetari i “Stop” shkoi te familja e Isait dhe i mori këtij të fundit premtim, se do ta lejonte vëllain të takonte nënën e tyre. Por kjo do të ndodhte me kushtin, që ta merrte nënën me një person të besuar, pasi ai vetë nuk duhet t’i shkelte në shtëpi.

Kunata: Kunata ime, nuk më fliste, isha duke larë shtëpinë…, shtëpia ime u bë si spital, derisa erdhi puna dhe i thashë: oj grua… ik moj…

Kunata: A? Pse, këtë mendim paske patur për mua dhe hyn te shtëpia ime?

Mbesa: Ja, kjo lindi, pastaj shkruajtën këta, kush je ti, kush jam unë…

Kunata: Kur ka prurë mesazh çuni i madh i këtij, ai m’u kthye me ofendime prapë, bam e bam.

Kunata: I fundit është ky tani. Çfarë nuk ka thënë për tim shoq!

Vëllai: Kam edhe një akt të përfunduar nga Prokuroria e Elbasanit (kallëzim për djemtë e Mitat, se e shanë dhe e kërcënuan me mesazhe) U quajta unë fajtor më shumë… E mbylli me lekë ai. Kjo është historia. E mbylli ai, për mua nuk është e mbyllur.

Po të lexohen  të gjitha mesazhet, po t’i kisha bërë unë të gjitha publike, se mu lutën të tjerët, që mos i bëj publike, se juve do ju isha drejtuar, që do të ishte më me vlerë, po të ishin bërë në atë kohë, që duhej, tani që erdhën gjërat të shtrëngohen…

LEXO EDHE:  Covid-19/ Sfidat e mëdha që duhen kapërcyer, për vaksinimin e të gjithëve

LEXO EDHE:  Shifra shqetësuese në shtetin fqinj/ Humbin jetën 9 të infektuar, konfirmohen 137 raste të reja

Megjithatë, për mua ai nuk ekziston. Erdhi, pruri edhe një kryeplak ai, që për mua nuk ka shans, që të më vijë njeri nga shteti ose policia, në shtëpinë time, të më kërkojë një nder të tillë, se me ata lloj fëmijësh, që ka rritur ai, me atë lloj edukate, që u ka dhënë ai, ai nuk ka, se çfarë kërkon më nga unë, pasuri? Të më shkelësh një fëmijë mua ti, me këmbë, të më shkelësh dinjitetin tënd ose të atij fëmije, ti nuk ke moralin më që të flasësh, jo me gazetarë, po ti duhet të ikësh nga fshati, të zhdukesh! Kam 25 vjet, e njëjta histori. Më ka sharë, më ka ofenduar, më ka ulur dinjitetin, çfarë nuk më ka bërë! Të gjitha historitë, që mund të flasin ata, janë të gjitha të trilluara, vetëm për të më ulur prestigjin.

Por brenda dy ditësh nga kjo negociatë, e moshuara ndërroi jetë pa e parë djalin me sy. Mitati shprehet, se i ka ngelur peng, që nuk e pa të gjallë nënën e tij.

Le të sjellë njeriun më të përshtatshëm. Më të besuarin tim, ta marrë me kushte, jo me batanije, se nuk e kam thes plehrash…, të më krijojë kushte, të ma marrë, të çmallet, jo në rrugë”, thotë vëllai që jetonte me nënën.

Por edhe pse ishte vendosur që të bëhej takimi, nëna e dy vëllezërve që janë në konflikt ndërroi jetë.

Denoncuesi: Mbas dy ditësh ndërroi jetë nëna dhe unë nuk isha futur akoma për ta parë të gjallë. Më ngeli peng, që ta kisha parë të gjallë, se unë nuk jam as kriminel. Fundja fare, vëllezër jemi. Kështu që, më ngeli peng për gjithë jetën, që nuk e pashë të gjallë. Nuk u bindën, që të arrija ta takoja.

Gazetari: Ju shkuat në varrimin e saj?

Denoncuesi: Mbas 24 orësh pasi ndodhi vdekja, vajta vetëm tre-katër orë, për hir të opinionit, miqësisë dhe të lagjes, ku jetoj. Është fatkeqësi e madhe, që një vëlla të pengojë vëllain, për të takuar nënën e vet. Më rëndë se një krim, që të arrish të pengosh vëllain, që edhe kriminel të jetë vëllai, do ta lësh, që të takojë nënën e vet në frymën e fundit.

Gazetari: Ne ju shprehim keqardhjen tonë dhe ngushëllime!

Denoncuesi: Faleminderit shumë nga ana juaj!/ tvklan.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Kaosi i COVID-19/ Ilaçe të gabuara dhe fatura disa milionëshe

Publikuar

-

Nga

Kaosi i COVID-19/ Ilaçe të gabuara dhe fatura disa milionëshe

Një qytetar 45-vjeçar ka rrëfyer për emisionin “Stop” në Tv Klan, se ka kaluar COVID-19 me simptoma të vështira. Dy javë ka patur temperaturë dhe dhimbje në të gjithë trupin dhe shumë kollë. Ai thotë, se kostoja e kurimit i ka shkuar 1,5 milionë lekë të vjetra për analiza e mjekim.

Përshëndetje, doja  të ndaja me ju eksperiencën e COVID-it, të cilën e kalova në muajin shtator, në gjendje jo fort të lehtë.  Atëherë mora një mjekim, që ishte goxha i mbushur me ilaçe, me vitamina, me të gjitha, mora një Aksef, që e pija dy herë nga një tabletë në ditë, ëëë…, mora një ilaç tjetër, i cili bëhej në bark për hollimin e gjakut me gjilpëra, pastaj mora një Avelox, i cili përsëri ishte një tabletë në ditë, mora vitaminën D, ishte UltraD, vitamin D3, goxha e fuqishme dhe kjo, mora një matës oksigjeni, me të cilin masja oksigjenin, mos të them edhe njëherë në dy-tre orë nga frika, se mos ulej oksigjeni në gjak, mora një Medrol, ishte ilaç, i cili përsëri 4 miligram, që merrja dy herë nga dy në ditë pas buke. Të gjitha këto ilaçe, antibiotikë dhe ilaçe për 10-12 ditë dhe po merrja dhe magnesium dhe calcium për 15 ditë. Ilaçet diku tek ditë e parë, përsëri ilaçe, skaner, kanë qenë diku 550 mijë lekë të vjetra, kurse të gjitha këto të tjerat, për shembull vitaminat extra, mund të kenë shkuar dhe 200-300 mijë lekë dhe mendoj se vetëm me ilaçe, me skanera dhe këto mund të ketë shkuar, jo më pak e gjithë situata me medikamentet, jo më pak se 1 milionë e gjysmë lekë gjatë muajit, që u kujdesa për trupin dhe për veten”, shprehet qytetari.

LEXO EDHE:  Berlusconi testohet për herë të dytë/ Del sërish pozitiv me Covid-19

LEXO EDHE:  U hodh nga kati i katërt i “Shefqet Ndroqit”/ Viktima ishte vjehrri i deputetit socialist

Një tjetër qytetare dëshmon, se mjekimi i ka shkuar rreth 80 mijë Lekë. “Kam 19 ditë sot me covid. Unë kam djersitje, dhimbje stomaku, kollë, këputje trupi, që jam e pafuqishme, nuk ngrihem nga krevati më. Mezi mbushem me frymë, herë pas here shtohet edhe oksigjeni ndonjëherë. Mora recetën, fillova mjekimin. Këtë Medrolin e kam 6 ditë, që po e vazhdoj, bashkë me vitaminën C, holluesit e gjakut, ilaçe të tjera pastaj, Ibuprofen e këto. Dy milionë ka shkuar goce.”, shprehet ajo.

Një arsimtare thotë, se kurimi prej 19 ditësh për simptomat e COVID-19 i ka kushtuar rreth 2 milionë lekë të vjetra.

Vitamina C, kam marrë 4 copë hidratantë, kokrra për kollën, një depon, kam përdorur 3 kokrra kanë qenë antibiotikë, 3 herë në 3 ditë. Diku tek 30 (mijë lekë), po mund ta kem kaluar”, thotë qytetarja.

Faturat e të sëmurëve me COVID janë marramendëse dhe pak ditë më parë qeveria ka marrë vendimin për të rimbursuar  faturat e pacientëve, nëse rastet kur ato sugjerohen nga mjekët.

Në të gjitha rastet medikamentet janë të ndryshme dhe të kushtueshme dhe të gjithë pacientët i kanë përballuar vetë. Ndërkohë Besnik Jakaj ish-drejtor i ISHP-së, shprehet se është shkëputur zinxhiri i ndjekjes e kurimit të COVID-19. Qytetarët nuk po lidhen me mjekun, pasi mjeku flet nga telefoni apo online, dhe për këtë arsye, shumica e qytetarëve po marrin mjekime të gabuara.

Nëse mjeku nuk e shikon pacientin, nuk e shikon me syrin e tij shqetësimet që ka pacienti, mund të vendos diagnozën. Ndërsa ne kemi zëvendësuar të gjithë mjekësinë me telefonata, kjo është fatale për qytetaret. Është shkëputur hallka mjek-pacient-spital”, thotë Jakaj./ tvklan.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Punonjësi me Covid/ Pronarët falsifikojnë tamponin: Na mbyllet fabrika

Publikuar

-

Nga

Punonjësi me Covid, pronarët falsifikojnë tamponin: Na mbyllet fabrika

Një punonjës i firmës Gulit sh.p.k me shenja të covidit, detyrohet nga pronarët  ta bëj tamponin në emër të vëllait, pasi rrezikojnë mbylljen e fabrikës.

Madje ata i kërkojnë punonjësit që t’i lajmërojë dy ditë para se të bëj tamponin në shtet që të mund ta heqin nga skema e sigurimeve.  Për të shmangur problemet me shtetin pronarët e drejtojnë të bëj tamponin në një spital privat, duke ia paguar ata tamponin, por me kushtin që punonjësi  të mos japi emrin e tij.

Fiks Fare solli me zë e figurë se si pronarët e fabrikës së thasëve te letrës dhe polipropilenit, Gulit sh.p.k  ushtrojnë presion mbi punonjësit e tyre që ka shenja të covidit vetëm e vetëm që mos të rrezikojnë mbylljen e fabrikës.  Në telefonatën e trasmetuar në emision midis punonjësit 40 vjeçar dhe menaxherit të fabrikës, ky i fundit i kërkon që tamponin ta bëj në një spital privat, duke mos dhënë emrin e tij, por të një familjari. Sepse me daljen e emrit të punonjësit në sistem  atyre u kërkohet pezullimi i punës në fabrikë.

Si rrjedhojë menaxheri  i kërkon që ai të paraqitet me emrin e të ëmës ose edhe të vëllait që ndodhet në Greqi, por vetëm me emrin e tij të vërtet jo. Ose nëse punonjësi do të paraqitet për të kryer tamponin me emrin e tij, menaxheri i kërkon që ta njoftojë dy ditë para për ta hequr nga skema e sigurimeve që mos të kenë probleme me fabrikën. Ata madje i premtojnë se përveç pagesës së tamponit do i paguhen edhe ditët e qëndrimit në shtëpi, mjaftonte vetëm të mos merrte raport.

LEXO EDHE:  OBSH-ja hedh poshtë shqetësimet për përhapje të koronavirusit përmes ushqimit

LEXO EDHE:  OBSH-ja hedh poshtë shqetësimet për përhapje të koronavirusit përmes ushqimit

Këtë e kofirmon edhe biseda e të shoqes së 40 vjeçarit  me pronarët e fabrikës, ku shprehet qartë se  njëri prej tyre i ka shkuar në shtëpi dhe u ka kërkuar që  Bernardi të mos e bënte pamponin në shtet, pasi do u krijonte probleme tek puna nëse dilte pozitiv me covid.  Madje ai u kërkon edhe të mos merrnin raport, pasi do ia paguanin të gjitha ditët e qëndrimit në shtëpi, gjë që nuk ndodhi. Pronari  në kamer të fshehtë i thotë të shoqes së punonjësit që nuk e sëmurën  ata.  “Po si qenka  ky muhabet të dal burri jot pozitiv të më mbyllin  mua fabrikën e punës?  Për këtë punë i kam thënë çunit që tamponin ta paguj unë vetëm që ta çoj ta marr përgjigjen siç dua unë, ça keni ju tashi?  Nuk kamë asnjë detyrim për t’i paguar ditët që nuk ka qenë në punë” i thotë gruas së Bernardit.

Bernardi bën tamponin në spitalin privat të drejtuar nga punëdhënësit e tij, por  me emrin e vëllait, Erjonit, i cili ndodhej në Greqi,por dikur ka  qenë një  punonjës në këtë fabrikë.  Fatmirësisht tamponi del negativ . Tamponi i përket Bernardit, por  në fletë përgjigje figuron me emrin e të vëllait, Erjonit.

LEXO TE PLOTE