LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Betohet para Metës anëtarja më e re e SPAK, Manjola Kajana

14 Korrik 2020, 16:10, Politikë CNA
Betohet para Metës anëtarja më e re e SPAK, Manjola Kajana

Betohet në Presidencë anëtarja më e re e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Manjola Kajana.

Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të vendimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, Prokurorja Manjola Kajana u betua para Presidentit të Ilir Meta.

?Betohem solemnisht se gjatë kryerjes së detyrës do t?i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë, ligjeve në fuqi dhe do të respektoj rregullat e etikës profesionale!?, tha Kajana.

Presidenti Meta i uroi suksese dhe punë të mbarë prokurores së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke i kërkuar të ushtrojë detyrën në mënyrë profesionale dhe të pavarur, duke iu bindur vetëm Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Në ceremoninë e betimit ishin të pranishëm edhe Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, si dhe Kryetari i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Arben Kraja./ CNA.al

Lajmet e fundit nga