Connect with Us

135 të infektuar në shtetin fqinj/ Humbin jetën 4 pacientë në 24 orë

Kosova & Rajoni

135 të infektuar në shtetin fqinj/ Humbin jetën 4 pacientë në 24 orë

Publikuar

-

135 të infektuar në shtetin fqinj/ Humbin jetën 4 pacientë në 24 orë

Nga 1259 teste të realizuara në Maqedoninë e Veriut, 135 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Instituti i Shëndetit Publik në shtetin fqinj bën me dije se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën katër pacientë.

Gjithashtu raportohet se janë shëruar 142 persona të infektuar me koronavirus.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 8332 të infektuar, nga të cilët janë shëruar 4468 persona dhe kanë humbur betejën me virusin e padukshëm 389 pacientë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Foshnja e parë e prekur me Covid në Kosovë/ Si është gjendja e të porsalindurit

Publikuar

-

Nga

Foshnja, e cila ishte e para e infektuar me Covid-19 në Kosovë, ka dalë nga Klinika e Neonatologjisë. Mësohet se gjendja shëndetësore e foshnjes është e mirë

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i klinikës dr. Xhevdet Gojnovci. Ai ka thënë se foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Po mund t’ju konfirmoj se foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është dërguar në shtëpi”, ka deklaruar Gojnovci për Express.

LEXO EDHE:  35 fëmijë të infektuar në Shqipëri/ Covid-19 prek edhe 5 gra shtatzëna

LEXO EDHE:  Beteja me Covid-19/ Koha për veprim profesional dhe të përgjegjshëm!

I porsalinduri ishte foshnja e parë e konfirmuar pozitive me Covid-19. Foshnja u trajtua për më shumë se 1 javë në klinikën e Neonatologjisë dhe tani është bashkuar me prindërit e saj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Pas 6 orësh/ Përfundon seanca në Hagë, Thaçi: Do vazhdojmë edhe nesër

Publikuar

-

Nga

Pas 6 orësh/ Përfundon seanca në Hagë, Thaçi: Do vazhdojmë edhe nesër

Vetëm pak më parë ka përfunduar seanca në Hagë, ku u mor në pyetje presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

Mësohet se seanca ka zgjatur për rreth 6 orë, pasi Thaçi akuzohet nga Prokuroria e Posaçme e Hagës për krime të luftës dhe të pas luftës në Kosovë.

Sipas njoftimeve, seanca do të vijojë edhe ditën e nesërme. Ndërkohë, në një prononcim të shkurtër për mediat, presidenti deklaroi se sot është folur për çështje teknike.

LEXO EDHE:  Lirimi i masave/ Brataj tregon ç’do të thotë nëse pas dy javësh kemi 1 mijë të infektuar

LEXO EDHE:  Lirimi i masave/ Brataj tregon ç’do të thotë nëse pas dy javësh kemi 1 mijë të infektuar

“Unë sot kam dëgjuar shkëmbimet e teknaliteteve të ndryshme mes avokatit, zotëri Prosper dhe prokurorëve. Do të thotë çështje sqaruese teknike e në të njëjtën kohë edhe ato fillestare të interesimit të prokurorëve për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Kështu që do të vazhdojë edhe nesër”, u shpreh Thaçi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Kosova kthen orën policore/ “Dy deri në 12 vjet burg ose 8 mijë euro gjobë për shkelësit e masave”

Publikuar

-

Nga

Qeveria e Kosovës dënime të rënda/ “Dy deri në 12 vjet burg ose 8 mijë euro gjobë për shkelësit e masave”

Qeveria e Kosovës ka ashpërsuar masat ndaj qytetarëve që nuk repektojnë masat e rekomanduara për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Afrim Ahmeti, drejtori i Operacioneve në Policinë e Kosovës, tha se dënimet për shkelësit e masave do të jenë të rënda, madje theksoi se do të variojnë nga 2 deri në 12 vjet burg, ose deri në 8 mijë euro gjobë.

Ahmeti paralajmëroi se gjobat do fillojnë të vihen që nga dita e nesërme, për shkak se numri i madh i të infektuarve është në rritje.

“Ne nga fillimi i zbatimit të vendimeve qeverisë kemi kapur raste sipas Kodit Penal sipas nenit 249 dhe 250 dhe kemi asistuar inspektorët sanitarë ndërsa tashmë ne përveç asistimit të inspektorëve sanitarë dhe rasteve që do t’i aplikojmë sipas nenit 249-250 të Kodit Penal të Kosovës do t’i marrim shënime qytetarëve që nuk i zbatojnë këto masa dhe të njëjtat do të procedohen të inspektorët sanitarë të cilët do të bëjnë këtë paraqitje për ta.

LEXO EDHE:  A do të sjellë COVID-19, shembjen e regjimit komunist në Kinë?

LEXO EDHE:  Lirimi i masave/ Brataj tregon ç’do të thotë nëse pas dy javësh kemi 1 mijë të infektuar

Dënimet janë mjaft të mëdha dhe sipas nenit 249 dhe 250 dënimet shkojnë nga 2 vjet deri në 12 vjet burg, ndërsa për kundërvajtje sipas Ligjit për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse deri në 8 mijë euro gjobë”, tha ai për mediat e Kosovës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE