Connect with Us

Vrasje, trafik droge dhe grup kriminal/ Kush është shënjestra e radhës e OFL

Kronika

Vrasje, trafik droge dhe grup kriminal/ Kush është shënjestra e radhës e OFL

Publikuar

-

OFL "hedh grepat" sërish/ Ultimatum për pasurinë shtatë të dënuarve

Operacioni Forca e Ligjit iu ka dërguar formularët e vetëdeklarimit të pasurisë, katër personave, dy prej të cilëve banues në Kavajë dhe dy në Tiranë.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL bën të ditur se i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

A. B., banues në Kavajë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

E. L., banues në Kavajë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

P. M., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me dashje, në lidhje me një krim tjetër”;

E. S., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” në formën e grupit të strukturuar kriminal;

LEXO EDHE:  OFL "troket" në tre qytete/ I kërkon deklarimin e pasurive "të fortëve"

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Video-Flakët e zjarrit ”përpijnë” Shërbimin e Provës, në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Një zjarr i madh ka përfshirë ambientet e Shërbimit të Provës në Tiranë.

Nga dritaret duket tymi i zi që po përhapet në zonën përreth. Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit.

Ndërkohë zjarrfiksja ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të vënë nën kontroll flakët./CNA.al

 

 

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Po digjte mbeturinat/ Humb jetën tragjikisht 69-vjeçari nga Berati

Publikuar

-

Nga

Një 69-vjeçar nga Berati ka humbur jetën tragjikisht.

Mësohet se 69-vjeçari, Asqeri Lybeshari, ka qenë duke djegur mbeturinat në tokën e tij dhe është asfiksuar nga tymi e më pas ka rënë mbi zjarrin e ndezur.

69-vjeçari nuk ka mundur të ngrihet nga zjarri duke humbur jetën për shkak të flakëve./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Akuzohet për atentat me eksploziv në Kamëz/ Gjykata lë në burg Gjergji Cukalin

Publikuar

-

Nga

Akuzohet për atentat me eksploziv në Kamëz/ Gjykata lë në burg Gjergji Cukalin

Gjykata ka vendosur masën “arrest me burg” për Gjergji Cukalin, i cili akuzohet se është porositës i atentatit me eksploziv në Kamëz ndaj Gjon Menës.

Cukali, i njohur ndryshe edhe si “i forti” i rrugës “Myslym Shyri” akuzohet për ‘vrasje me paramendim mbetur në tentativë’ dhe ‘shkatërrim prone me eksploziv’.

Ndërkohë që dy personat e arrestuar, kushërinjtë Edmond dhe Enver Jakimi që akuzohen se kanë vendosur eksplozivin iu është komunikuar me herët masa e sigurisë. Ata u arrestuan 2 ditë pas ngjarjes, por kjo gjë u mbajt sekret derisa të arrestohej Cukali./CNA.al

LEXO TE PLOTE