Connect with Us

VIDEO/ E nxorrën jashtë diskos, zbulohet e vërteta me Haaland

BundesLiga

VIDEO/ E nxorrën jashtë diskos, zbulohet e vërteta me Haaland

Publikuar

-

Ndonjëherë të jesh i famshëm nuk është edhe aq mirë. Këtë gjë e ka vuajtur ditën e djeshme ylli i Borussia Dortmund, Erling Braut Haaland. 19-vjeçari aktualisht ndodhet në Norvegji për pushime dhe kishte vendosur të shkonte në një lokal nate, ku nuk arriti dot të futej brenda. Ishin rojet e sigurimit të cilët nuk e lejuan sulmuesin jo sepse kishte pirë, por nga fama e madhe që ka fituar muajt e fundit.

‘’Erling nuk ishte i pirë. Ai bashkëpunoi me ne dhe e kuptoi më së miri situatën pasi biseduam jashtë ambienteve tona. Ne e dinim se sapo ai të futej brenda, njerëzit do t’a rrethonin dhe do t’i kërkonin foto atij.

E gjithë kjo ndodhi për shkak të rregullave të reja që kemi nga Covid-19. Në fund presioni po rritej dhe ne vendosëm që të mos ta lejonim Haalandin,’’ deklaroi për Bild Christopher Naesheim, i cili është përgjegjësi i sigurimit të klubit.

Një reagim pati dhe nga ana e babait të sulmuesit, Alfe-Inge Haaland, i cili pasi e pa videon e këshillon djalin e tij. ‘’Hajde Erling, ktheju punës. Jeta e natës nuk është për ty,’’ ishin fjalët e Alfe-Inge. Haaland vendosi të kthehej në vendin e tij të lindjes pas përfundimit të sezonit për të kaluar disa kohë me familjen.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

BundesLiga

Rezultatet e dobëta/ Gjermania merr vendimin përfundimtar për Joakim Lëv

Publikuar

-

Nga

Joakim Lëv do të vazhdojë të jetë trajneri i Gjermanisë, të paktën deri pas Europianit, që është planifikuar të zhvillohet në verën e vitit 2021.

Pas mbledhjes së mbajtur ditën e sotme mes drejtuesve të Federatës Gjermane të futbollit, është vendosur që Lëv të qëndrojë në drejtim të kombëtares.

Pas humbjes turpëruese që Gjermania pësoi nga Spanja, menjëherë filloi të flitej për një largim të trajnerit Lëv, por drejtuesit i kanë dhënë edhe një mundësi tjetër.

Federata ka treguar mbështetje ndaj trajnerit dhe për këtë arsye kanë vendosur t’i besojnë ende, të paktën deri pas Europianit.

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Flik i pakënaqur me Sane: Gabon shumë në pasime

Publikuar

-

Nga

Lëroi Sane vazhdon të jetë një çështje te skuadra e Bajernit. Ylli gjerman nuk ka arritur të gjejë formën optimale duke nisur ndeshjen e së shtunës nga stoli.

Trajneri Hansi Flik e kritikoi lojtarin para ndeshjes duke thënë se pret më shumë nga ai pasi cilësitë nuk i mungojnë.

“Gabon shumë në pasime dhe kjo nuk është një gjë e mirë. Leroi e di se çfarë duhet të bëjë”, kishte deklaruar Flik në konferencën për shtyp para ndeshjes me Shtutgartin. 55-vjeçari i besoi sërish dyshes Koman-Gnabri në krahë duke lënë Sanenë në stol.

Ai hyri në lojë vetëm në minutën e 69-të ku zuri vendin e Serge Gnabrisë.

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

VIDEO/ Bajerni dhe Lajpcigu nuk falin, Dortmund zhgënjen në shtëpi

Publikuar

-

Nga

Kanë përfunduar 5 sfidat e Bundesligës gjermane. Supriza ka ndodhur në “Signal Iduna Park” ku Dortmundi është mundur në shtëpi 1-2 nga Këlni.

Bajerni i Mynihut ka mundur në transfertë Shtutgartin me rezultatin 1-3, duke vijuar rezultatet pozitive dhe duke mbajtur kreun e klasifikimit. Lajpcigu ka mundur 2-1 Arminia Bielefeld. Augsburgu ka barazuar 1-1 me Frajburgun dhe një barazim spektakolar 3-3 ka ndodhur në sfifdën ndaj Union Berlinit dhe Frankfurtit.

 

Ndeshjet e përfunduara të Bundesligës –

DORTMUND 1-2 KËLN

Hazard 74’/ Skiri 9’, 60’

-Goli i Skiri

-Goli i Skiri

-Goli i Hazard

SHTUTGART 1-3 BAJERN MYNIH

Kulibali 20’ / Koman 38’, Levandovski 45+1’, Dagllas Kosta 87’

-Goli i Kulibali

-Goli i Koman

-Goli i Levandovski

-Goli i Dagllas Kosta

LAJPCIG 2-1 ARMINIA BIELEFELD

Anxhelino 29’, Nkunku 47’ / Klos 76’

AUGSBURG 1-1 FRAJBURG

Vargas 80’ / Grifo 64’

UNION BERLIN 3-3 FRANKFURT

Andrik 2’, Kruse (Penallti) 6’, 82’ / Andre Silva 27’, 37’, Dost 79’

LEXO TE PLOTE