Connect with Us

“U kthye në barsoletë”!/ Lame prezanton drejtorin e 8-të të Kadastrës së Vlorës

Lajme

“U kthye në barsoletë”!/ Lame prezanton drejtorin e 8-të të Kadastrës së Vlorës

Publikuar

-

Drejtori i përgjithshëm Artan Lame prezantoi sot drejtorin e ri të Kadastrës së Vlorës, Andi Binaj.

Binaj është drejtori i tetë në harkun e 10 muajve të fundit. Situatën me largimet, Artan Lame e cilësoi si barsoletë, por u shpreh besimplotë se tashmë gjendja do të ndryshojë.

“Drejtorin e ri e urojmë pa i dhënë dorën, është e sikletshme. Legalizimet në Vlorë nuk kanë ecur keq. Janë kryer 10400. Në këtë kuadër drejtorit të ri do i dalë detyra e përshpejtimit të këtij procesi. Një tjetër fushë që ka qenë problematike ka qenë legalizimet me shkelje në leje, të braktisura nga pronarët, janë me dhjetra.

Drejtoria e Vlorës është ndër më të rëndësishme e Kadastrës, sepse ka 106 zona kadastrale, 3 bashki njëherësh. 28 janë pa regjistrim fillestar të pronave, me 65 mijë pasuri të paluajtshme. Kadastra ka filluar procesin në zonat pa regjistrim. Këto problematika do të ndeshet drejtori i ri. Drejtori i ri do të ketë së shpejti rezultatin e procesit në zonën e bregut. Detyra kryesore e tij do të jetë shërbimi i qytetarëve. Kadastra gati të punojë me të gjitha bashkitë për inventarin e pasurive të paluajtshme. Për regjistrimin e tokave bujqësore është problemi më i madh në bregdet.
Drejtori i ri do të ketë mbështetjen e të gjithëve, kujtdo që është i interesuar. Drejtori i ri kam bindjen se do të ketë kontakte me ju (gazetarët) është një nga këshillat e para që do i jap, për ti vendosur në shërbim të ndihmës ndaj ndihmës për qytetarët. Brenda Kadastrës do të ketë reformë edhe për sektorin e brendshëm. Është përgatitur. Ka mangësi personeli.

LEXO EDHE:  Vlorë/ Ishte i shpallur në kërkim, arresohet 46 vjecari

I drejtohem cdo të riu vlonjat për fushat që kemi mangësi, ju lutem paraqiteni. Është kthyer në barsoletë cështja e drejtorëve të Vlorës, më mirë në barsoletë sesa në tragjedi, çështja e zvarritjes me pronat. Mjafton të themi se kemi qenë në gjendje të vendosim në vijë edhe cështje më të vështira, qytetarët do ta shikojnë vetë ndryshimin në Vlorë. Në vitin e fundit Vlora po vuan kalvarin e 30 viteve. Të gjithë kemi fjetur sipër kësaj situata kaotike, ne patëm kurajon ta hapim” tha Lame./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Infektohet nga Covid-19 gjyqtari i Gjykatës së Apelit/ Reduktohen seancat

Publikuar

-

Nga

Një gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Tiranës ka rezultuar pozitiv për Covid-19.
Mësohet se disa anëtarë të stafit të Gjykatës janë karantinuar në banesat e tyre.

Ende nuk është e qartë se si është infektuar Gjyqtari dhe nëse ka patur kontakte të shumta ose jo. Sakaq edhe vetë ky institucion ka reaguar duke njoftuar se seancat në Gjykatë do të reduktohen dhe do të shqyrtohen vetëm çështjet emergjente.

LEXO EDHE:  Shoferi pëson infrakt/ Makina përfundon jashtë rruge

LEXO EDHE:  Faktet/Si dhe pse po shkatërrohet PD-ja në jug?!

“Ju beje me dije se Keshilli i Gjykates se Apelit Tirane , sot ne daten 13.07.2020 vendosi: reduktimin e veprimtarise gjyqesore, duke u gjykuar vetem ceshtjet emergjente, per shkak se nje punonjes i kesaj gjykate ka rezultuar pozitiv me Covid 19”, thuhet ne reagimin per mediat./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Ekskluzive/ Ambasada amerikane i heq vizën Ben Blushit

Publikuar

-

Nga

Ekskluzive/ Ambasada amerikane i heq vizën Ben Blushit

Burime të mirëkonfirmuara i thanë CNA.al se një nga emrat që i është shtuar listës së shumtë të personave publik që ambasada e SHBA u ka hequr vizën është edhe drejtori i Top Channel, Ben Blushi.

Të njëjtat burime konfirmuan se heqja e vizës ka ndodhur disa muaj më parë pas disa akuzave të forta nga biznesmenë të ndryshëm pranë ambasadës, se janë sulmuar padrejtësisht nga Ben Blushi me gjobëvënie.

CNA.al raportoi përplasjen e Top Channel me biznesmenin Nadir Çausholli dhe disa biznese të tjera. (Lexo këtu)

Më pas, Ben Blushi me disa nga biznesmenët i ka zgjidhur raportet e tij ndërsa ambasada ka vepruar. Në atë kohë mediat raportuan se një prej drejtuesve të këtij institucioni kishte mbajtur një qendrim publik ndaj Blushit.

Shefi i Marrëdhënieve me Publikun në Ambasadën e SHBA në Tiranë, Brian Beckmann në prill 2019, u shpreh se mediat përdoren si armë kundër biznesit, personave apo partive politike dhe jo si mjet për të treguar të vërtetën. “Shohim histori që janë shkruar, jo të bazuara në të gjitha faktet e vlefshme, por në të kundërt, me informacion të pjesshëm, të shtrembëruar që ofrohet për të promovuar interesin e një industrie, partie, një individi kundrejt një tjetri. Ata përdorin median me qëllimin e vetëm që të arrijnë atë që duan. Çdo takim ditor editorial në Shqipëri duhet të fillojë me pyetjen “Cila është historia që duhet të tregojmë?” dhe jo “Kujt do t’i vihemi nga pas sot? Lajmet duhet të përqendrohen tek e vërteta, dhe jo si mund të përdoret forca e shtypit si një armë kundër një personi, biznesi, apo një partie politike”, deklaroi në atë kohë Brian Beckmann.

LEXO EDHE:  Shoferi pëson infrakt/ Makina përfundon jashtë rruge

LEXO EDHE:  Faktet/Si dhe pse po shkatërrohet PD-ja në jug?!

Blushi është një politikan që prej disa kohësh është zhytur në skandale me prona dhe pasuri qindra dhe miliona euro të vendosura në emrat e fëmijëve dhe familjarëve të tij.
Deri tani institucionet e drejtësisë kanë heshtur. Mosreagimi i SPAK dhe Prokurorisë ka bërë që ambasada të hedhë një hap duke i hequr Ben Blushit vizën.

Pak kohë më parë u raportua në media se ka edhe disa personazhe të tjerë të cilëve ambasada më e rëndësishme në Tiranë u ka hequr vizat kryesisht pas akuzave për korrupsion./CNA.al

Ekskluzive/ Dy biznesmenë në Ambasadën e SHBA kundër Blushit, Vjollcës dhe Top-it

Foto ekskluzive/ Ben Blushi kapet me ortakun e inceneratorëve dhe Vjollcës

 

Pse Blushi nuk ndahet dot nga krimi?

Dokumentet/ Ben Blushi shtoi pasurinë një miliard lekë, me Rilindjen

Ekskluzive-Zbulohet gazetari oligark që ia kalon edhe Alfred Pezës

Fotot/ Zbulohet prona 500 milionë e Ben Blushit

 

LEXO TE PLOTE

Lajme

Kthimi i Shën Sofisë në Xhami/ Imzot George Frendo: Ky vendim nuk i shërben vlerave të bashkëjetesës

Publikuar

-

Nga

Kthimi i Shën Sofisë në Xhami/ Imzot George Frendo: Ky vendim nuk i shërben vlerave të bashkëjetesës

Arqipeshkvi, Imzot George Frendo thotë se kthimi i Kishës së Shën Sofisë në Xhami funskionale nga ana e Turqisë ka krijuar shumë habi dhe keqardhje në botë.

Sipas tij, ky vendim nuk i shërben sigurisht atyre vlerave të bashkëjetesës dhe të ruajtjes së disa parimeve të së drejtës ndërkombëtare

Imzot George Frendo thekson se duke qenë se Hagia Sofia i përket trashëgimisë botërore do të duhej të merreshin vendime të bashkëndara

“UNESCO e ka dënuar këtë akt duke shprehur keqardhjen për këtë vendim për të cilin nuk ka pasur diskutime paraprake duke qenë se objekti është në listën e trashëgimisë botërore. Edhe shumë autoritet të tjera fetare e kulturore e kanë dënuar këtë vendim duke shprehur keqardhjen e tyre. Sot në lutjen e Engjëllit të Tënzot Papa Françesku ka shprehur dhimbjen e tij të thellë për këtë akt. Ky vendim nuk i shërben sigurisht atyre vlerave të bashkëjetesës dhe të ruajtjes së disa parimeve të së drejtës ndërkombëtare. Duke qenë se Hagia Sofia i përket trashëgimisë botërore do të duhej të merreshin vendime të bashkëndara e ai objekt të mbetej i tillë, i hapur dhe i vizitueshëm nga të gjithë e duke u përkitur të gjithëve”, thuhet në reagimin e Imzot George Frendo./CNA.al

LEXO TE PLOTE