LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tjetër i infektuar në radhët e policisë/ Konfirmohet me koronavirus një punonjës në Elbasan

13 Korrik 2020, 20:45, Lifestyle CNA
Tjetër i infektuar në radhët e policisë/ Konfirmohet me

Covid-19 ka prekur një tjetër punonjës në drektorinë e Policisë së Elbasanit.

Mësohet se shefi i policimit në komunitet ka bërë tamponin dhe ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Dyshohet se ai ka pasur kontakt me drejtorin e policisë së qarkut, që sipas informacioneve të para është vetëkarantinuar.

Kështu numri i të infektuarve në drejtorinë e Policisë së Elbasanit ka shkuar në 4, pasi më parë është konfirmuar një punonjëse e zyrës së pritjes për qytetarët dhe dy efektivë të Rrugores.

Ndërkohë, kujtojmë se që nga fillimi i pandemisë koronavirusi ka prekur 74 persona në Elbasan, nga të cilët 35 raste janë aktive./ CNA.al

Lajmet e fundit nga