Connect with Us

Thyhet tjetër rekord të infektuarish me Covid-19/ Mbi 100 të infektuar në 24 orë

Sociale

Thyhet tjetër rekord të infektuarish me Covid-19/ Mbi 100 të infektuar në 24 orë

Publikuar

-

Thyhet tjetër rekord të infektuarish me Covid-19/ Mbi 100 të infektuar në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në vendin tonë situata e Covid-19, vijon të jetë shqetësuese.

Specialistja pranë ISHP-së, Eugena Tomini, në një komunikim publik bëri të ditur se në 24 orët e fundit janë testuar 585 persona të dyshuar sit ë prekur nga Covid-19, nga të cilët kanë rezultuar pozitiv 117 persona.

“Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 585 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 117 raste pozitive.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 41 raste në Tiranë, nga 9 raste në Shkodër, Kavajë, 7 në Korçë, nga 6 raste Pukë, Lezhë, nga 5 raste Durrës, Kurbin, nga 4 raste në Krujë, Mirditë, Tropojë, 3 në Fier, nga 2 raste në Kolonjë, Lushnje, Vlorë, Mat, dhe nga 1 rast në Memaliaj, Ura Vajgurore, Pogradec, Kamëz, Berat, Elbasan.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 68 qytetarë, duke e çuar në 2014 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Në vendin tonë aktualisht janë 1462 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet qytetarëve, të tregojnë kujdes në ambientet e punës, aty ku ofrohen shërbime dhe në çdo ambient publik, për të respektuar masat e higjienës, distancës fizike, shmangni kontaktet dhe vendosni maskat kur nuk është e mundur të ruhet distanca.
Respektimi i distancës, vendosja e maskës, higjiena vetjake dhe kolektive janë mënyrat e vetme për të frenuar përhapjen e COVID19.
Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127.
Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion të qytetarëve linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për COVID19.

COVID-19 – Statistika (13 Korrik 2020)
Testime totale 32938
Raste pozitive 3571
Raste të shëruara 2014
Raste Aktive 1462
Humbje jete 95 (Qarku Tiranë 49, Durrës 15, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 16, Kukës 1, Elbasan 4, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1)

LEXO EDHE:  Mbeten të larta shifrat e të infektuarve/ Shënohen katër viktima në 24 orë

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 635
Durrës 218
Shkodër 186
Vlorë 108
Lezhë 75
Kukës 47
Berat 41
Korçë 40
Elbasan 35
Fier 33
Gjirokastër 24
Dibër 20”-tha Tomini./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Mbi 11 mijë vaksinime të kryera/ Manastirliu: Të hënën dërgesa e rradhës nga Pfzier

Publikuar

-

Nga

Frigoriferët e vaksinave/ Manastirliu: Mund të ruajmë 250 mijë doza të Pfizer

Ministrja e Shëndetëisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka ndjekur nga afër procesin e vaksinimit në Qendrën e Vaksinimit në Arenën Kombëtare, ku po vijon vaksinimi i personelit shëndetësor spitalor dhe të kujdesit shëndetësor parësor.

“Vijojmë vaksinimin në Arenën Kombëtare me stafet mjekësore. Do të vijojmë edhe të shtunën e të dielën me stafet mjekësore dhe të moshuarit mbi 80 vjeç, sipas fashave. Janë rreth 11 mijë vaksinime të kryera deri tani, ndërsa vijojmë të zgjerohemi në territor, duke hapur sot qendrën e vaksinimit në Kukës dhe brenda javës, në Korçë”, u shpreh Ministrja e Shëndetësisë.

Duke folur për intensifikimin e procesit të vaksinimit, Manastirliu u shpreh se do të vijnë sasitë e radhës së vaksinave, duke filluar nga java tjetër.

“Javën tjetër do të vijë dërgesa e radhës nga Pfizer. Me ardhjen e vaksinave, sipas kalendarit të kontratës që kemi lidhur me Pfizer-in, ditën e hënë do të vijojmë të intensifikojmë dhe të shtrijmë në vijim vaksinimin. Gjithashtu pritet që në 10 ditëshin e parë të Marsit, të kemi edhe një dërgesë të parë nga kontrata me Covax-in. Janë planifikuar rreth 14,400 doza, të cilat priten që të vijnë nga kjo marrëveshje e lidhur dhe e parapaguar nga qeveria shqiptare”, bëri me dije Manastirliu.

LEXO EDHE:  Propozimet e Trump ngjallin debat/ Shkencëtarët kundërshtojnë idetë për mposhtjen e Covid-19

LEXO EDHE:  "Nuk ka viktimë si pasojë e COVID-19 në spitalin Infektiv"/ MSH tregon shkakun e vdekjes së 62-vjeçares 

Duke folur për vaksinimin e të moshuarve, Manastirliu tha: “Me përfundimin e mjekëve, infermierëve, gjithë personelit shëndetësor, me përfundimin e vaksinimit të të moshuarve në azile, kujdestarëve të tyre, gjithashtu do të intensifikojmë edhe vaksinimin e të moshuarve dhe do të vijojmë edhe përgjatë ditës së dielë me vaksinimin e të moshuarve +80, duke filluar me fashën +90 vjeçare, duke vijuar vaksinimin”, tha Manastirliu.

Sot po vijon vaksinimi antiCOVID për personelin shëndetësor dhe të moshuarit në Tiranë, Shkodër, Vlorë, Berat, Elbasan dhe Kukës. Deri tani janë kryer mbi 11 mijë vaksinime, nga të cilat 782 janë të moshuar dhe staf që kujdeset për ta./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Kambanë alarmi”/ Silva Bino për situatën e COVID: Do të merren masa sipas evoluimit të pandemisë

Publikuar

-

Nga

Shefja e Insitutit të Shëndetit Publik, Silva Bino thotë se situata e Covid është shqetësuese dhe duhet të zbatohen më përpikmëri masat e përcaktuara.

Bino tha nga Kukësi se ngushtimi i fashës orare dha një efekt të vogël në uljen e shifrave të personave të prekur nga COVID. Ajo theksoi se të hënën e ardhshme do të rishikohet si po ecën situata dhe do të merren masa përkatëse për sipas llojit të evoulimit të pandemisë.

Procesi i vaksinimit nisi në Kukës me mjekët infermierët e spitalit dhe qendrave shëndetësore, Kukësi do të jetë një pikë e rëndësishme vaksinimi për personelin shëndetësor por ndoshta dhe më tej dhe për Hasin dhe Tropojën dhe për tu shtrirë më tej dhe pas në të gjitha bashkitë dhe në të gjitha qendrat shëndetësor. Ky është hap i parë personeli shëndetësor, pastaj do të vijojë me grupet e tjera. Ky proces nuk do të ketë ndërprerje sipas dozave dhe vaksinave që do të vijnë. Të gjitha vaksinat janë vaksina të sigurta të cilat janë të aprovuara nga agjenci të rëndësishme me reputacion ndërkombëtar dhe që janë aprovuar edhe nga agjencia jonë e barnave. Ne jemi këtu ISHP shkon në çdo ven diku fillon vaksinimi. Kemi vaksina të sigurta dhe proces vaksinimi të sigurt. Numri i personave të prekur është shqetësuese. Situate po ndiqet, dhe natyrisht do të merren masat përkatëse sipas situatës.

E rëndësishme është që njerëzit të evitojnë grumbullimit, të mbajnë maskat të mos ulen shumë shpesh nëpër kafe dhe lokale pasi ato janë vende infeksioni. Kemi të bëjmë me një sëmundje infektuese tepër ngjitëse. Mund të ngjasoj me gripin por është shumë më ngjitëse se gripi, por edhe shumë më vdekjeprurëse se gripi. Kjo ka vend për përmirësim dhe ne shtyjmë që të ketë vend për përmirësim dhe këto masa të zbatohen. Vetëm një zvogëlim i vogël i orës solli ulje të vogël të numrave. Natyrisht situate është serioze, numri i lartë i rasteve, i të shtruarve në spitale të cilët mund të përfundojnë në intubim apo edhe numri i vdekjeve janë një kambanë alarmi dhe duhet të zbatohen masat. Nëse ne fund të javës, të hënën tjetër ne do të shohim sesi po ecën situata gradualisht dhe do të merren masat përkatëse sipas llojit të evoluimit të pandemisë në vendin tone”, u shpreh Bino./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Fëmijët po infektohen në masë nga Covid-19”/ Mjekja ngre alarmin, tregon çfarë i ndodhi 9-vjeçares

Publikuar

-

Nga

Mjekja Lida Shosha ka ngritur alarmin se kohët e fundit ka pasur rritje të numrit të fëmijëve të shtruar te Pediatria në QSUT, të cilat janë infektuar me Covid-19.

Shosha ka bërë thirrje që të tregohet mjaft kujdes edhe ndaj fëmijëve, pasi janë po aq të rrezikuar nga virusi sa të rriturit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka publikuar rezultatin e testit serologjik të një 9-vjeçareje, e cila edhe pse ka pasur mjaft anti-trupa për shkak të infektimit të parë, është riifektuar me koronavirus.

“Femijet po infektohen ne masë. Kujdes!!! Femijet infektohen dhe transmetojne covidin. Mbroni jeten e femijeve tuaj. Ndonese mund te kene antikorpe te bollshme, pasi mund ta kene kaluar pa u ndjere mund te ri-infektohen perseri. Merni ne konsiderate Covidin vec gripit stinor. Bejini tampon femijeve. Ne te njejten dite, serologjia 178.4 {numer shume i larte antikorpesh, qe normalisht duhet te mbronin nga nje ri- infektim) të fëmijës. Tamponi +++ , ne te njejten dite, konfirmon kliniken e #riinfektimit nga Covid, me temperature te larte, kolle, lodhje te femijes dhe alterim te ndjeshem te PCR, sedimentit, leukociteve, D-Dimerit”, shkruan mjekja./CNA.al

LEXO TE PLOTE