Connect with Us

“Sormani njeri i dobët, duhej larguar më herët”, shpërthen ish-futbollisti i Tiranës

Sport

“Sormani njeri i dobët, duhej larguar më herët”, shpërthen ish-futbollisti i Tiranës

Publikuar

-

Kategoria Superiore në Shqipëri është në sprintin e fundit për titullin kampion. Bardheblutë e Tiranës janë me një dorë te titulli, pasi kanë një diferencë prej katër pikësh nga Kukësi I vendit të dytë dhe 2 nga 3 ndeshjet e mbetura në shtëpi.

Në lidhje me kapionatin, rivalitetin me Kukësin dhe situatën te Partizani ka foluir ish-sulmuesi I Tiranës, Sajmir Patushi. Për gazetaren Enkeleida Zeko ai e ka cilësuar Tiranën me dy duart te titulli, ndërsa Sormanin si njeri të dobët që duhej larguar më herët nga drejtuesit e kuq.

Derbi ? Pandemia ka bërë të vetën, edhe të gjithë janë të lodhur. Mund të them se ishte 90 minuta ndeshje dhe asgjë më tepër. Pika i vlejti Tiranës, e cila ka filluar të bëjë llogari me stilolaps, jo me laps. Besoj se Tirana ia arriti qëllimit dhe tashmë të dy duart i ka drejt titullit.

Gara me Kukësin ?Tashmë me çdo kundërshtar Tirana e ka shumë të lehtë. Këto tre ndeshje për Tiranën besoj se nuk do të ketë pengesë. Katër pikë në tre ndeshje janë mëse të realizueshme dhe çdo me kundërshtar që ka përpara, nuk besoj se do të ketë ndeshje të dobët. Them që Tirana do t’i marrë 9 pikë në tre ndeshje.

Sormani ? Unë kam qenë skeptik gjithnjë për atë trajner. Mentaliteti që donte të shfaqte ai është shumë larg kampionatin shqiptar. Ata të huaj që vijnë e ikin nuk përshtaten dot dhe nuk gjejnë dot gjuhë të përbashkët. Sormani duhet të ishte larguar më përpara. Mendoni se çfarë do të ndodhte po të ishte një trajner shqiptar. Them që do të ishte masakruar, pasi Partizani nga kampion arrin te mosmarrja pjesë në Europë. Ky do të jetë hap i gabuar. Duhej të ishte larguar më përpara, pasi ka shkaktuar kosto të madhe financiare. Nuk e meriton Partizani që nga kampion të jetë në këtë situatë.

Ky trajner nuk kishte çfarë të jepte më. Vjen nga Italia dhe të lësh ndeshjen në ditën e derbit, kjo tregon se është një njeri i dobët. E gjithë bota po luan në këtë pandemi, Guardiola, Mourinho apo të tjerë. Ata nuk e braktisën “luftën”. Imagjino kur tërhiqet trajneri, ç’duhet të bëjë lojtari. Ky njeri ishte gabim i Partizanit që kur erdhi, ishte pika e dobët e ekipit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Erion Brace tallet me Tiranën: Ekipi për t’u mundur është Vllaznia, jo i Yzberishtit

Publikuar

-

Nga

Erion Braçe nuk ka evituar thumbimet e zakonshme pas fitores që ktheu Partizanin përsëri dominues në derbin e kryeqytetit. Zëvendëskryeministri, tifoz i zjarrtë i të kuqve, në një postim në rrjetet sociale nuk ka kursyer elozhet për ekipin, por edhe ironinë për kundërshtarët dhe ata që i mbështetin.

“KRYEQYTETI ESHTE I KUQ!

Kaq ishte; 5 vite fitore u ndalen vec nga dy humbje e dy barazime dhe mbyllet ketu!

Sot rinisi vargu i ri i fitoreve;

Deri tani jemi 4 pike me 1!

I lumtur per secilin nga djemte, ata ne fushe e ata ne stol, per trajnerin Daja, trajneret e tjere, gjithkend ne shtepine e kuqe; Presidentin Demi qe e di sa e ndjen kete ndeshje-eshte ndeshja e tij!

Por mbi te gjitha; I lumtur per Erald Cinarin, vuajtjen e durimin e tij, forcen per te vijuar perpara, imagjinoni, pa luajtur qofte edhe nje minute te vetme, vec duke u stervitur, kokeulur dhe modest shembullor, hyn ne fushe e shenon sikur ka 6 muaj qe luan cdo ndeshje, me mendje e zemer!

SHEMBULLI SE SI TE LUFTOSH E MOS DOREZOHESH KURRE!

Por pertej ketyre; Nuk e kuptoj gjithe kete entuziazem. Ekipi per tu mundur eshte Vllaznia, jo ai i njesise administrative Yzberisht prane bashkise Tirane!

#PerjetMeTyPartizan

VO: aaa po, Partizanit nuk i mbaron ndeshja kurre, kur fiton ne fushe duhet te merret edhe me te njejtin ekip te Yzberishtit ne Supersport!

LEXO TE PLOTE

Seria A

E kryer/ Tomori lojtar i Milanit, gati vizitat mjekësore

Publikuar

-

Nga

Qendërmbrojtësi i Chelseat, Fikayo Tomori do udhëtojë në Milan për t’i kryer testet mjekësore nesër.

Sipas Skysport Italia, do jetë huazim për gjashtë muaj me mundësi blerje në fund të edicionit për 30 milionë euro.

“Rossonerët” kanë nxituar për ta kompletuar transferimin e Tomorit, në mënyrë që ai të jetë i gatshëm për ndeshjen e vështirë kundër Atalantas.

Tomori do arrijë sot  në Milano.

23-vjeçari do ishte shumë i vyeshëm kundër Atalantas sepse Alesio Romagnoli është i suspenduar dhe Simon Kjaer nuk është i gatshëm 100 për qind

LEXO TE PLOTE

La Liga

Marselo dhe Isko tërbojnë tifozët e Realit me gjestet e tyre

Publikuar

-

Nga

Marselo dhe Isko kanë qenë prej kohësh në qendër të kritikave të tifozëve të Realit dhe të mediave spanjolle për ecurinë e tyre me skuadrën e Zidanit, por duket sikur me eliminimin nga Kupa e Mbretit e mbyllën aventurën e tyre me këtë skuadër.

Kamerat e “El Chiringuito”-s kanë kapur momentin kur dy lojtarët kanë shkëmbyer batuta dhe kanë qeshur me njëri-tjetrin në një situatë që, në fakt, nuk ishte aspak për humor dhe ekipi i Realit po rrëshqiste drejt greminës.

Ata të dy janë senatorët e këtij klubi dhe duhet që të merrnin përsipër fatet e skuadrës, por nuk ia dolën që të ndryshonin ndeshjen dhe dështuan si gjithë të tjerët. Marselo gjithashtu ka akuzuar Viniciusin në momentin e golit të pësuar, por në fakt të gjithë ishin të papërqendruar në ato momente.

LEXO TE PLOTE