Sociale
Shkolla e Policisë hap aplikimet/ Pranohen 300 të rinj

Shkolla e Policisë hap aplikimet për të rinjtë. Të gjithë ata që janë të interesuar për shkollën bazë të policisë, mund të aplikojnë deri më datë 10 gusht. Policia e Shtetit bën me dije se janë 300 vende në Shkollën Bazë, ndërsa aplikimet do të bëhet pranë Drejtorive Vendore të Policisë. Nëpërmjet një njoftimi bëhen me dije edhe kriteret e aplikimit dhe dokumentacioni përkatës.
“Procesi i aplikimit është i hapur deri në datën 10 gusht dhe formularin e aplikimit e shkarkoni në faqen online të Policisë së Shtetit: Nga data 13 korrik 2020 procesi i aplikimeve është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar për të ndjekur studimet në Shkollën Bazë të Policisë për “Patrullë të Përgjithshme”. Aplikimet dorëzohen pranë Drejtorive Vendore të Policisë, ku aplikanti ka vendbanimin e përhershëm. Në përfundim të gjithë procesit të konkurrimit, 300 kursantët fitues do të ndjekin studimet në Kolegjin Profesional të Lartë “Kolegji i Policisë” për “Patrullë të Përgjithshme”, në Akademinë e Sigurisë”, thuhet në njoftim.
Kriteret
Kriteret, që duhet të përmbushë aplikanti, për të ndjekur studimet në Shkollën Bazë të Policisë për “Patrullë të Përgjithshme”: – Të jetë shtetas shqiptar; -Të ketë mbushur moshën 18 vjeç dhe të jetë nën 30 vjeç; -Të jetë me gjatësi jo më pak se 170 cm për meshkujt dhe jo më pak se 160 cm për femrat; – Të mos jetë i përjashtuar nga Policia e Shtetit apo të jetë larguar nga shërbimi civil; – Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; – Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën dhe të mos ketë shenja të dukshme (tatuazh) që nuk mbulohen nga uniforma verore e Policisë; – Të ketë mbaruar arsimin e mesëm; – Të mos jetë i dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për kryerjen e një krimi ose të një kundërvajtjeje penale me dashje; – Të ketë dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “B”.
Dokumentet
Aplikantët për punonjës policie duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm për aplikim në Polici: – Formulari i aplikimit; – Fotokopje e kartës së identitetit; – Dokument zyrtar që vërteton përfundimin e arsimit të mesëm; – Fotokopje të dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “B”; –Vërtetim nga Gjykata; – Vërtetim nga Prokuroria; – Fotokopje të librezës së punës për ata që janë në marrëdhënie pune ose i kanë shkëputur marrëdhëniet e punës; – Vërtetim që ndjek arsimin e lartë (për ata që vazhdojnë arsimit e lartë); – Mandat pagesa e tarifës së aplikimit; Dëshmia e penalitetit dhe certifikata familjare nxirren nga vetë strukturat policore ku kryhet aplikimi. Kontrolli mjekësor dhe analiza që vërteton se nuk je përdorues i lëndëve narkotike janë procedura që kryhen në fazën e kontrollit shëndetësor. /CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Situata nga Covid/ Komiteti Teknik i Ekspertëve merr vendimin për masat shtrënguese
Komiteti Teknik i ekspertëve në mbledhjen e sotme ka deklaruar se do të mbeten në fuqi masat kufizuese të dy javëve të para. Duke analizuar...

“Kemi rritje të shtrimeve në spitale”/ Brataj tregon qytetet me më shumë të infektuar
Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka bërë me dije se kemi një rritje të shtrimeve në spitale, për shkak të infektimve me Covid. Sipas...