Connect with Us

Rikthehet Interi, përmbys me spektakël Torinon

Seria A

Rikthehet Interi, përmbys me spektakël Torinon

Publikuar

-

Interi është rikthyer në vendin e dytë, pasi ka mposhtur Torinon në shtëpi me rezultat 3-1.

Zikaltërit e gjetën veten në disavantazh pas pjesës së parë, falë një gafe te portierit Samir Handanovic të cilën e shfrytëzoi Andrea Belotti (17’).

Por, 45 minutëshi i dytë solli një Inter me një fytyrë ndryshe, duke shënuar tre gola.

Ashley Young (48’), Diego Godin (51’) dhe Lautaro Martinez (61’) realizuan në fitoren e skuadrës së Antonio Conte.

Interi rimerr pozitën e dytë me 68 pikë, aq sa ka edhe Lazio, teksa Torino vijon të luftojë për mbijetesë pasi tubon 34 pikë në vendin e 16.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Shkarkimi i Sarrit, nuk do ta besoni kujt ia ka besuar “timonin” Juventusi

Publikuar

-

Nga

Mauricio Sarri u shkarkua në ditën e sotme nga stoli i Juventusit pas zhgënjimit në “Champions League” ku bardhezinjtë janë eliminuar nga ana e Lionit. Kush do të jetë trajneri i ri i kampionëve të Italisë? Kjo është pyetja që shtrohet dhe zhvillimet e fundit nga shteti fqinj të dërgojnë vetëm në një emër.

Andea Pirlo! Sipas të gjitha gjasave do të jetë pikërisht ky tekniku i ri i bardhezinjëve. Vetëm pak kohë më parë do të merrte drejtimin e Juventusit U-23, por ende pa e nisur punën. Ekip italian kërkon të njëjtën histori suksesi si Barcelona me Guardiolën dhe Reali me Zidan, që fillimisht i dhanë ekipin e të rinjëve këtyre trajnerëve, për të vazhduar sukseset me ekipin e parë.



Një ndryshim vjen në Itali pasi Pirlo do të ketë ngjashmëri në këtë rrugëtim vetëm në letra, pasi nuk punuar te U-23 dhe do t’i besohet menjëherë ekipi A. Të paktën është ky versioni i raportuar nga “Sky”, duke hedhur poshtë kandidaturat si Poketino dhe Inzagi.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Plas te Juventusi, shkarkohet Maurizio Sarri

Publikuar

-

Nga

Juventusi ka shkarkuar trajnerin Mauricio Sarri! Është ky lajmi i minutës së fundit që vjen nga Italia, ndërsa për çështje orësh do të vijë edhe zyrtarizimi nga ana e vetë faqes zyrtare të klubit. Dështimi në “Champions League” që në fazën më të hershme, klima e keqe brenda skuadrës dhe njëkohësisht fitimi i Serisë A mes vuajtjeve deri në takimet e fundit e kanë shtyrë Agnellin që të mbërrijë në këtë vendim.

Por për trajneri Sarri ishte i papritur pasi kishte siguri që do të qëndronte edhe sezonin e ardhshëm në krye të Juventusit. Madje në konferencën para ndeshjes me Lionin është shprehur saktësisht: “Drejtuesit e Juventusit nuk janë amatorë që të marrin vendimin e tyre për mua bazuar vetëm në një ndeshje, prandaj nuk rrezikoj asgjë ndaj Lionit”.



Në fakt kjo edhe ndodhi, ndërkohë që kampionët e Italisë janë në kërkim të një trajneri të ri. Mauricio Poketino është një prej pretendentëve kryesorë për të marrë drejtimin e bardhezinjëve, por duhet të presim ende për një konfirmim.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Goditje “big” në merkato, Apolonia pranë akordit me ish-lojtarin e Parmës

Publikuar

-

Nga

Apolonia sezonin që vjen do të luaj në Kategorinë Superiore. Fierakët kanë bërë një punë të shkëlqyer sezonin e fundit, duke u shpallur kampion jo vetëm me ekipin A por edhe me grupmoshat. Bardhjeshilët drejtohen nga trajneri Artan Mërgjyshi, që njihet për besimin që ju jep të rinjve të talentuar, e duket se kjo gjë është shpërblyer te fierakët.

Plot 8 lojtarë kanë oferta konkrete nga ekipe të tjera, ndërsa Apolonia kërkon të ruajë boshtin duke mos prishur harmoninë në grup. Kështu, deri në këto momente është afruar vetëm Ndraxhi në merkato, edhe ai element i ri i talentuar.



Sa iu takon përforcimeve, ka qenë Olsi Bregu që është administrator i Apolonisë për tre vite, që ka folur për mediet lokale duke treguar se janë pranë firmës me një ish-lojtar të Parmës që është i huazuar në Belgjikë. “Po ju them se synojmë lojtarë cilësorë dhe jemi duke konkretizuar me një futbollist “6”, që ka luajtur edhe në Serinë A me Parmën dhe është huazuar në Belgjikë”, tregon Bregu.

LEXO TE PLOTE