Connect with Us

Pas 6 orësh/ Përfundon seanca në Hagë, Thaçi: Do vazhdojmë edhe nesër

Kosova & Rajoni

Pas 6 orësh/ Përfundon seanca në Hagë, Thaçi: Do vazhdojmë edhe nesër

Publikuar

-

Arrestimet e EULEX në zyrat e OVL të UÇK-së në Kosovë, Thaçi: S’ka nevojë për aksione spektakolare!

Vetëm pak më parë ka përfunduar seanca në Hagë, ku u mor në pyetje presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

Mësohet se seanca ka zgjatur për rreth 6 orë, pasi Thaçi akuzohet nga Prokuroria e Posaçme e Hagës për krime të luftës dhe të pas luftës në Kosovë.

Sipas njoftimeve, seanca do të vijojë edhe ditën e nesërme. Ndërkohë, në një prononcim të shkurtër për mediat, presidenti deklaroi se sot është folur për çështje teknike.

LEXO EDHE:  Pas akuzave për Flori Mumajesin, Alby tregon portretin e të bijës

“Unë sot kam dëgjuar shkëmbimet e teknaliteteve të ndryshme mes avokatit, zotëri Prosper dhe prokurorëve. Do të thotë çështje sqaruese teknike e në të njëjtën kohë edhe ato fillestare të interesimit të prokurorëve për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Kështu që do të vazhdojë edhe nesër”, u shpreh Thaçi./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

E rëndë/ Babai qëllon me armë djalin e tij

Publikuar

-

Nga

E rëndë/ Babai qëllon me armë djalin e tij

Albert Krasniqi dyshohet se është vrarë sot nga babai i tij. Edhe pse nuk dihen motivet që kanë quar deri të vrasja, mediat raportojnë se vrasësi dhe viktima janë babë e birë.

Ndërsa, Krasniqi ishte i përfshirë në plagosjen e reperit nga Shqipëria Noizy në qendër të Prishtinës. Plagosja kishte ndodhur më 13 shtator të vitit 2016 .

Rigels Rajku i njohur si Noizy është dënuar me dy mijë euro gjobë për incidentin ku ai mbeti i plagosur. Ndërsa, Albert Krasnqi ishte dënuar nga Gjykata me 6 muaj burgim me mundësinë që dënimin ta shlyejë me para, raporton Express.

Vendimi i gjykatës e ngarkonte Krasniqin edhe me një dënim shtesë prej 8 mijë eurosh për veprat e tjera në aktakuzë.

LEXO EDHE:  Deputeti flet hapur/ Zbulon se për çfarë e ka detyruar Rama, ish-vjehrrën

LEXO EDHE:  Nga Bledi Mane/ Bir Hashim i nënës, kë të qaj më parë?

Shpallja e gjykimit është bërë në një seancë, ku dy të akuzuarit nuk kanë marrë pjesë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Konfirmohet rasti i parë i mutacionit britanik të COVID-19 në shtetin fqinj

Publikuar

-

Nga

Konfirmohet rasti i parë i mutaciomnit britanik të COVID-19 në shtetin fqinj

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut konfirmoi sot regjistrimin e rastit të parë të variantit britanik të COVID-19 në RMV.

Gjatë analizës së testeve pozitive të janarit në klinikën private “Zhan Mitrev”, testi i njërit prej pacientëve ka rezultuar mutacion me karakteristikat e variantit britanik.

Bëhet fjalë për një 46-vjeçar tashmë të shëruar, i cili ka kryer dy teste në klinikën private më 29 dhjetor dhe 4 janar, të dyja pozitive. Pacienti nuk ka udhëtuar jashtë shtetit dhe nuk ka paraqitur kontakte me raste pozitive. Nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë në RMV bëhet me dije se tek të gjitha testet tjera pozitive të janarit nuk janë regjistruar karakteristikat e mutacionit britanik.

LEXO EDHE:  Në hotelin e Balilit flejnë ministrat me dashnoret/Si e vuri Rama vendin në bast për SHBA!

LEXO EDHE:  "Kërcënimi"/Thaçi letër NATO-s, ja çfarë i shkruan

Në 24 orët e fundit Maqedonia e Veriut ka shënuar 394 raste të reja dhe 9 viktima nga COVID-19./euronews

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Bilanci i 24 orëve/ Konfirmohen tetë viktima në Kosovë, qindra të infektuar

Publikuar

-

Nga

Bilanci i 24 orëve / Konfirmohen tetë viktima në Kosovë, qindra të infektuar

Të mërkurën në Kosovë janë shënuar edhe tetë viktima nga koronavirusi i ri, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të vdekurve në 1.479.

Njoftimi është bërë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike përmes raportit ditor për situatën epidemiologjike.

Në raport thuhet se nga testimi i 2.325 mostrave, pozitivë në COVID-19 kanë rezultuar edhe 301 persona.

Nga sëmundja janë shëruar edhe 181 pacientë ndërsa raste aktive janë 5.991.

LEXO EDHE:  Braçe sulmon Blushin/U bëre si Rama

LEXO EDHE:  Deputeti flet hapur/ Zbulon se për çfarë e ka detyruar Rama, ish-vjehrrën

Kosova regjistroi rastet e para me koronavirus më 13 mars, 2020. Që atëherë, deri më 27 janar 2021, janë regjistruar 58.988 të infektuar me koronavirus, prej të cilëve 51.518 janë shëruar.

LEXO TE PLOTE