Connect with Us

“Një ditë më mori në telefon Dritëro Agolli”/ Mitro Çela rrëfen historinë e panjohur

Satire Politike

“Një ditë më mori në telefon Dritëro Agolli”/ Mitro Çela rrëfen historinë e panjohur

Publikuar

-

A mundet SHBA-ja të shkatërrojë njëkohësisht Rusinë dhe Kinën, pa armë bërthamore?

ESENINI – POEZI DHE GRA

Tre vjet në Berat. 1979-‘82. Gazetar i “ZP”. Një ditë më mori në telefon Dritëro Agolli:
…Allo!…Do vimë
nesër në Berat me Niko Nikollën. Kemi ca punë. Ti ke një detyrë të lartë shumë:
-Duam të shohim një fshat të Beratit.
Mora në telefon Vasil Kustën, kryetar i kooperativës në Lapardha.
-Ngjarje e madhe! -, tha kryetari.-Do shkojmë në Balibardhë! Fshat i bukur, siç e do Dritërojë. Do bëjmë konak tek mësuesi i letërsisë. Ai bën edhe vjersha.
Me Dritëronë kishim punuar së bashku dy vjet në gazetë. Me Niko Nikollën ishim komshinj.
Të dy miqtë mbritën në Berat. Nga pasditja u nisëm. Në Lapardha na priste kryetari. Mbritëm në fshat. Mësuesi sa ishte martuar. Kishte një shtëpi mes pemëve.
Zumë vend rreth tavolinës. Në mes një gjel deti i pjekur për merak në furrë. Raki. Turshi. Gjizë. Djathë. Qep. Hudhra.
-Një shëndet për zotin e shtëpisë,-tha Niko.-Rakinë e paske ballë kazani.
Nisi humori. I hollë. Tha Dritëroi:
-Poeti duhet të ketë një drasë mangut…
-Dy drasa, – tha Niko.- Me një drasë mangut bën bejte. Si “Ky kanal i Myzeqesë”?!Poeti i vërtetë duhet të jetë në prag të marrëzisë. Të pijë. Të bëhet thumb…Kështu i vjen muza?!
Dritëroi nisi të recitoi :

Trandafila kam parë plotë\
Po veç një unë njoh mbi dhe\
S’krahësohet gjë në botë\
Me të shtrenjtën\ Shagane.

-E ka bërë Esenini. Poeti lirik më i madh i Rusisë. Dy vitet e fundit pinte drogë. Vodka pa doganë. Kishte stres. Makthe. Pikërisht në këto kohë shkroi poezitë më të bukura!-Tha-Dritëroi.Kemi edhe ne Esenin tonë: Lasgush Poradeci!
-Më erdhi një ditë Lasgushi në zyrë.-Tha Dritëroi.- Dua një sahat tavoline.
-Pse?
-E kisha një. Më humbi! E mbaja në xhep. Vija zilen dhe shihja orën.
-Pas një viti shkuam në Pogradec me Sadien. Në mbrëmje u ulëm tek turizmi i vjetër. Para nesh kaloi një burrë i vjetër. Për dore- një kone. U dëgjua një zile. Burri ndaloi. Nxorri sahatin nga xhepi dhe tha:
-Pusho moj e flamosur?!
-Është Lasgush Poradeci, i thashë Sadies!
-Sillej si i marrë. Por si Lasgushi, kombet, lindin një herë në 100 vjet!-Tha Niko Nikolla.-
Fletëm në shtëpi e mësuesit. Në mëngjes, duke pirë kafe turke, Dritëroi nisi të tregoi për Eseninin:
-Lindi në katund. Si unë në Devoll. E edukoi gjyshi. 9 vjeç botoi poezinë e parë. I varfër, 15 vjeç shkoi në Shën Petërsburg. Punonte korektor në gazetë. Në vitin 1913, u regjistrua si i jashtëm në universitet. Po atë vit u martua. Bëri një djalë. Baba-fëmijë: -17 vjeç!
-Në vitin 1916 botoi librin e parë me poezi. Brënda javës u bë poeti më i famshëm i Rusisë.
-Po atë vit u bë dishepull i Leninit. Por një vit më vonë bëri një panflet:”Tetori i ashpër-më zhgënjeu?!”
-Esenini u martua me pesë gra. Bëri katër fëmijë. Por ishte bioseks: kishte edhe një djalë të dashur.
-Nga gratë më e famëshme ishte: Isadora Dunkan.
-Kishte lindur në Amerikë. Kishte dy fëmijë. U bë balerinë. U bë aqë e njohur sa quhet:”Nëna e baletit modern”.
Kërceu në San Fransisko. Në Berlin. Në Londër. Shkoi në Paris në vitin 1917. Bashkë me fëmijët. Një aksident me makinë dhe fëmijët u mbytën në Senë?!
-Tragjedi. U marros. U sëmur. U trishtua. Harroi baletin?!
-Në atë mot, vëllai i balerinës jetonte në Korfuz. E ftoi Isadorën. Ajo pranoi.
-Në një reportazh, ajo shkruan:”Kam jetuar dy muaj edhe në Santa Quaranta(Sarandë). Plazhe të virgjëra. Njerëzit të dashur. “
-Ishte “dashuruar” me Leninin. Në vitin 1921 shkoi në Moskë. Hapi një shkollë baleti.
-U njoh me Eseninin. U dashurua. U martuan. Shkuan bashkë në Amerikë. Ajo kërcente. Ai recitonte poezitë e tij. Shtype amerikan e akuzoi: “Isadora! Ti je revolucionare”. Ajo u përgjigj:”Të gjithë artistët janë me Leninin!”
-Qeveria amerikane e përzuri. E ndaloi të kthehej për gjithmonë në Amerikë.
-U kthyen në Moskë. Pas një viti u nda me Eseninin.
-Isabela pati një fund tragjik. La Moskën dhe shkoi në Paris. Njohu një djalë. Ai kishte një makinë sportive: Bugati. E hapur.
-Një ditë hipi në makinë. Qëndroi në këmbë. Rreth qafës mbante një shall mëndafshi. U nis makina. Shalli u kap tek një nga rrotat e makinës…Dhe Isabela u mbyt! Pas vdekjes së fëmijëve, ajo e kërkonte vdekjen?!

-Mitro! Na zuri dreka! Një herë tjetër flasim për Eseninin!
U ktheva në zyrë. Hodha në bllok tregimin e Dritëroit. Vjershën e gjeta: ishte përkthyer në shqip!
Në shkurt të vitit 1992, shkuam në Paris. Do bënim marveshje mes “Lë Figaro” dhe gazetës “RD” . Në delegacion ishte Berisha kryetar i Partisë Demokratike. Unë si kryeredaktor. Zëvëndësi im Filip Çakuli etj.
Sipas programit, kishim mëngjes pune me Ismail Kadarenë.
U ulëm në një restorant të njohur. Në një moment. Klientët u ngritën në këmbë duke thënë:
-Erdhi Mishel Platini!
-Sot Platinia adhurohet më shumë se artistët e kinemasë,-tha kamarieri.-
Pasi folëm për politikën dhe u largua Doktori, Kadareja më pyeti:
-Jam marrë me një esse për Lasgush Poradecin. E ke takuar?
-Disa vite më parë isha në Pogradec me Teodor Kekon. E përshëndetë kur shëtiste me konen! Kaq!
-Unë me Helenën i shkonim në shtëpi. Veç Helenës, në shtëpi hynte një femër tjetër: Ana Luka. Shkodrane. Martuar në Pogradec. Femër e rrallë. Shumër zgjuar. I vdiq burri. Para se të shkonte në Shkodër ka marrë “thesare” nga bisedat me poetin?!
-Një pasdite Lasgushi më tha se po përkthente disa poezi nga Esenini. Të pëlqen? -Më pyeti poeti?
-E adhuroj! Po ti Mitro e lexon Eseninin?
-Pak. Më ka folur Dritëroi.
-Esenini lindi në vitin 1895. Kur mbushi 21 vjeç botoi librin e parë. Vdiq në vitin 1925. Për 9 vjet, ka botuar 23 libra.
-Librat e tij, në fillim i ndaloi Buharini. Pastaj Stalini. Nuk u dha “jetë” as Hrushovi.
-Por poezia nuk “burgoset”. Unë isha student në Moskë. Nuk gjeje libra të Eseninit. Por njerëzit i kopjonin me dorë. I shtypnin ne shaptillograf. Benin tekse këngësh. Poezija e Eseninit është përkthyer në shumë gjuhë të botës.
-Po vdekja e Eseninit? 20 dhjetor 1925. Esenini ishte në Shën Petërsburg. Fjeti në hotel. Në mëngjes e gjetën të vdekur. Kishte prerë damarë. Me gjak shkroi një nga poezitë e tij më të bukura:
“Lamtumirë mik u im, lamtumirë \pa fjalë e lot!
Vetullat t’i ngrysesh, s’ke përse.\
Vdekja s’është gjë e re në botë.\
As të rrosh nuk është gjë e re.

LEXO EDHE:  Historia e pazakontë/ 27-vjeçarja përballet live me ish-burrin dhe rrëfen tmerrin e përjetuar

-Në ato vite, mes studentëve, thuhej: Esenin e ka vrarë policia sekrete!

Shënim:
Në karantinë “gërmova” në internet.
Gruaja e dytë Zinaida Reich. Me Esenin u martua në vitin 1917. Bënë dy fëmijë.
Tatjana -shkrimtare e njohur.( 1918-92)
Djali-Kostandini gazetar .(1920-92)
Çifti i nda në vitin 1921.
Zinaida u martua me Mayerhord. Aktor. Drejtor teatri. Reformator. Babai i simbolizmit.
Zinaida u bë aktore simbol. Por në vitin 1939 ajo tha në publik:”Në se Stalini nuk e njeh artin, le të pyesi burrin tim?!”
Për ta “pyetur” Berja-shef i policisë sekrete-e arrestoi. E torturoi. E pushkatoi ne vitin 1940.
Zinaida kishte një apartament në Moskë. Një natë çoi fëmijët tek tezja. U kthye. Hyri në shtëpi.
Pas saj dy burra. E goditën me 17 thika. Kudo. Edhe në sy. Vdiq.
E varrosën në krah të Eseninit.
Shtëpinë ja mori shoferi i Berjas.
Një nga të dashurat e Eseninit, ishte Galina Belishadovskaja.
Vrau veten mbi varrin e Eseninit. Një vit pas vdekjes së tij.
I dashuri Anatoli Marvien një vit pas vdekjes se poetit, shkroi një panflet: “Dyshoj për vetëvrasje. Besoj në vrasje?!” U zhduk…Normale?!
Me poeten Volpin, lindën një djalë :Aleks Esenin. U arratis në amerikë. Desident. U bë fizikant i njohur. Hrushovi nuk e qasi në Moskë. Më von u kthye në Bashkimin Sovjetik. Vdiq në Moskë më 1986.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

E pabesueshme/ Xhemail Pasmaçiu ka qenë djalë i mirë, por u bë trafikant (Dokumenti i shkollës )

Publikuar

-

Nga

E pabesueshme/ Xhemail Pasmaçiu ka qenë djalë i mirë, por u bë trafikant (Dokumenti i shkollës )

Ai është një biznesmen i madh, ka prona dhe media. Ne opinion publik njihet si zë i fortë opozitar. Ka shkëlqyer që i vogël, ka qenë djalë i urtë, por jo inteligjent.

Që në fillore ka shkëlqyer kur ngeli për vjeshtë në gjuhë që në klasën e dytë. Është njeriu që shkëlqen sot në median shqiptare, është skalioni i opozitës, është njeriu që po sulmohet ashpër nga qeveria dhe lali Eri. Ambasada amerikane e ka shumë shumë xhan.

Ai quhet Ylli Ndroqi, por kur ishte në fillore quhej Xhemail Pasmaçiu, megjithse diku në rregjistëer e ka dhe Ismail. Ka qenë fëmijë i urtë, nuk ishte inteligjent por aman më vonë u bë njësh mbi njësha. I pëlqente të luante me nuska por me vonë nga talenti i madh u mor me trafik droge në Turqi dhe Itali. Këto janë akuza që sjell SPAK dhe konfirmon Interpoli, por me shumë gjasa ata gaboojnë.



LEXO EDHE:  Berat/ Kamioni përplas për vdekje 10-vjeçarin

Kurrësesi Xhemaili i vogël nga Zbarqja e Ndroqit nuk mund të jetë ai që thonë dynjaja. Gjuhën shqipe s’e ka pasur qejf, por kjo s’do të thotë që s’ka qenë djalë i urtë dhe më pas ashtu si Bill Gates, shpërtheu talentin e tij të lindur në fushën e medias, ku konsultohet gjerësisht nga disa shkencëtarë dhe filozofë që populli nuk i kupton. Vetëm Xhemaili i vogël, sot Ylli madh është i nivelit të tyre.

LEXO EDHE:  Berat/ Kamioni përplas për vdekje 10-vjeçarin

I shkëlqyer, megjithëse me pesë të pathyer që në fillore. Por kjo s’do kishte rëndësi për Yllin që shkëlqeu si një star i vërtetë dhe ja kaloi edhe Berluskonit në fushën e medias./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Satire Politike

Nga Mitro Çela/SEKS ORAL

Publikuar

-

Nga

Duke “shëtitur” mes faqeve të internetit, pikasa një studim amerikan.

“Vajza: bëni sa më shumë seks oral. Armë “bio” kundër stresit; kundër pagjumësisë. Të shton humorin. Të bën të flesh si qengj.”

Sebepi? Sipas amerikanëve, sperma paska një “torbë” me vitamina…

Ecja rrugës duke ëndërruar për lezetet e zbatimit në praktikë të teorisë amerikane.

Para meje – një djalë. Fliste në celular:

– Xhimi! Fshiji të gjithë telefonat e shokëve. Filloje nga telefoni im!… Ti je djalë i mirë. Ne kemi të paudhin në bark!…

…Alo…Ke shkuar në shkollë?… Ke një javë?! Më gëzove!… Pa shkollë do të mbetesh llum, si unë. Si Landi!
Xhimi! Hiq dorë nga hashashi!…

…Alo…Si? Ke 10 ditë që nuk pi hashash?… Të lumtë! Je djalë me vullnet!…
-E ke lënë se nuk ke para?…



-Rëndësi ka që nuk pi. Kur nuk ke para, del vullneti… Dhe ti ke vullnet! Nuk je si unë!
Xhimi! Vëlla!

-Hiq dorë nga kazinoja! Unë jam deri në fyt më borxhe. Çdo natë shtyj derën e kazinosë. Kam qëndruar edhe 48 orë pa lëvizur. Pa ngrënë. Pa pirë. Si i marrë!

LEXO EDHE:  Histori +16 /Komshiu me bëri atë që burri nuk …

LEXO EDHE:  HABERET E MITROS/MË SHPËTOI NGA POLICIA FACEBOOK?!

-Më la gruaja… Më urren djali… Ke dy javë që nuk luan bixhoz?! Të lumtë. Këtij i them unë vullnet…

-Xhimi! Të lutem si Jezu Krishtit! Mos vidh. Mos hap bravat e shtëpive… Do të përfundosh o në arkivol, o në hapsanë!… Ke një muaj pa vjedhur! Uaaa!
Xhimi!… Do të mendosh se jam bërë plak matuf. Të jap këshilla si puna e priftit:

-Bëni si them unë, mos bëni si bëj unë… Për të të thënë sa shumë të dua, po të jap një haber të mirë. Kam lexuar një studim amerikan. Këshillon çupat që të bëjnë seks oral!…

-Ti vazhdon të bësh seks?… Normale… Por e derdh paranë lumë! Merr një çupë me taksi! Paguan… E çon në motel… Paguan… Do hani e do pini. Paguan… Do t’i japësh 50-60 euro kesh!…

-Xhimi! Me seks oral, në vend të krevatit, mjafton një karrige dhe një tapet!… Seks oral mund të bësh duke mos e lëshuar timonin nga dora!…

-Sipas amerikanëve me seks oral ke imunitet ndaj sidës…
– Xhimi!… Më mbaroi oferta!

LEXO TE PLOTE

Satire Politike

“Zonja Kim humbi diplomacinë, Bashën e ka vetëm “frymëzim” për batuta”/ Mitro Çela krenar për Ramën?

Publikuar

-

Nga

Nga Mitro Çela

* KRENAR PËR RAMËN?!

Qerret. Po rrija në odanë time. Vapë. Më shumë stres. Hapa televizionin. Në ekran Rama:

…”Nuk është përgjegjësia e ambasadores amerikane, Uashingtonit, Brukselit apo Berlinit që kërkojmë në anglisht zgjidhjen e problemeve tonë…”

Uaa! Mu freskus odaja! Një “afsh” krenarie më mbushi mushkëritë.U arratis stresi. Për herë të parë i thashë Ezmerkës:

-Jam krenar që jam shqiptar?!

-Nga të erdhi muza?!

-Nga kryeministri im! Flet si profet! Si burrë shteti! Ne kemi fituar lirinë këtu e 30 vite më parë. Por na kishte bërë memec autoçensura?! “Këmbë e duar” në pranga! Rama na i zgjidhi! Dhe ku? Në parlament! Foli thjeshtë. Bukur. Saktë. Si asnjëherë. Pa metafora. Pa batuta?

-Ky është kryeministri që na duhet edhe për 20 vjet?! I ka numërat për të ndryshar kushtetutën. Si Erdogan. Si Putin. Si presidenti i Kinës…

-E mo! -Tha Ezmerka.- Nuk është i pari që këndon këtë melodi?!Me këtë fjalor-anti amerikan- kanë folur në parlament edhe dy burra të tjerë shteti.

1. Bashkim Gazidede në vitin 1997 tha: “Trazirat në Shqipëri i gatojë CIA.”

2. Blerim Çela po atë vit, fajësoi amerikanët për piramidat?!



-Krahason Ramën me këta dy demokratë?Ata mbajtën llogje në kohë lufte. Në luftë deputetët flasin përçart.

LEXO EDHE:  Nga Mitro Çela/ Në ashensor bashkë me një gazetare seksi

LEXO EDHE:  Nga Mitro Çela/ Në ashensor bashkë me një gazetare seksi

-Rama është tjetër soj. Nuk duron kur dikush i shkel dinjitetin e shqiptarit. Ai nga guximi dhe dashuria për atdheun mëmë, mund të krahësohet me Skënderbeun?!

-Dhe kur e nxorri “pallën”? Tani që i duhet më shumë Brukseli, Amerika, Berlini.

-Çou! Vishu. Bëj gati makinën. Do shkojmë në Tiranë.

-Pse?

-Do regjistrohem anëtar i Partisë Socialiste! Kam biografi të bukur, komunist si babai i kryeministrit?

-Avash! Avash se më mallëngjeve. -Tha Ezmerka.-Nuk ka PS. Rama këtu e 10 vite më parë ka regjistruar “Rilindjen”. Regjistrimet i bën on-linë. Por Rama i do anëtarët të rinj. Çupat-seksi. Djemtë dylberë?!

-Ashtu! Na bëj një kafe, për ta shijuar nacionalizmin që më mbolli në shpirt kryeministri im?!

-Kush e ndjeu më shumë shumë “kamzhikun” e Ramës?-Moj Ezmerkë?!

-Zonja Kim! U hutua. U trullos. U fandakos. U thartua. U zëmërua. U arratis. U syrgjynos për të gjetur derman në zyrën e Lulëzim Bashës!?

Hapu dhe të futem? Përpara guximit të Ramës-Zonja Kim humbi dinjitetin? Humbi diplomacinë. Në vend që të thurte dy gisht letër për Tramp, u zvarrit tek Basha!

-Por Rama ynë, moj e bukura Kim, nuk pyeste nga Kristaq Rama që i ka bërë kokën! Bashën e ka vetëm “frymëzim” për batuta?!

LEXO TE PLOTE