LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ngrejnë dolli për rrugën e shtruar në 2013/ Berisha: Qeveria vodhi 22.8 mln euro për 2 km rrugë

13 Korrik 2020, 16:28, Politikë CNA
Ngrejnë dolli për rrugën e shtruar në 2013/ Berisha: Qeveria

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas fotos së publikuar në media, ku kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tepelenës Tërmet Peçi, shihen duke drekuar pas hapjes së bypass-it të Tepelenës.

Berisha nxjerr zbuluar Ramën, për të cilin thotë se ka vjedhur 22.8 milionë Euro dhe zbulon atë që ai e quan të vërtetën e fshehur.

Sipas Berishës, segmenti i rrugës që na është servirur, nuk është baypass por është fiks në trajektoren e rrugës së mëparshme.

?Një gënjeshtër me bisht dhe vjedhje taze e Edvin Hajdutit prej 22.8 milionë Euro!!!! Sot Edvin Hajduti vizitoi baypass-in e Tepelenës! Cila është e vërteta.

1-Segmenti i rrugës që serviret duke mashtruar si baypass nuk është baypass por është fiks në trajektoren e rrugës së mëparshme.
2-ky segment është prokuruar si segment i rrugës Levan – Tepelenë që në vitin 2009
3-Traseja e tij përfshi këtu zgjerimin edhe me soleta mbi Vjosë të një pjese të tij të shkurtër ka përfunduar para zgjedhjeve të vitit 2013 dhe këtë e dinë qindra e mijëra udhëtare që kanë bërë rrugën Levan – Tepelenë para dhe pas qershorit të vitit 2013. Kjo është një pafytyrësi por kur nuk ke fytyrë si puna e Edvin Hajdutit e fyen pafytyrësinë ta quash të tillë.
4-Por ajo u përfundua plotësisht vetëm 7 vjet më vonë dhe vetëm e vetëm për të vjedhur 22,8 milionë euro në një kohë që ajo duhet të përfundonte brenda shumës së prokuruar të rrugës Levan ? Tepelenë?, shkruan ai në rrjetet sociale.

Ish-kryetari i demokratëve pretendon se Rama dhe Peçi festuan për një segment që ka përfunduar 7 që në qershor të vitit 2013.

?Kjo është një vjedhje dhe një gënjeshtër e neveritshme. Në foto keni Edvin Hajdutin dhe Tërmet Peçin që festojnë përfundimin pas 7 vitesh të një segmenti rrugë 2,3 km me trase plotësisht të përfunduar para qershorit të vitit 2013.

Ps: Me këtë rast i them Edvin Hajdutit se projekti i Baypass-it të Tepelenës ekziston dhe sipas atij projekti rruga kalonte me urë në anën tjetër të Vjosës dhe rikthehej në aksin e rrugës Tepelenë – Memaliaj. Projekti nuk u zbatua sepse autoritetet e Tepelenës kundërshtuan me të drejtë pasi e dëmtonte ekonomikisht qytetin e Tepelenës?, nënvizon Berisha./ CNA.al

Lajmet e fundit nga