LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ngjarje rëndë, vritet me armë zjarri vëllai i futbollistit të Totenhemit

13 Korrik 2020, 09:36, Sport CNA

Një ngjarje e rëndë ka ndohdur mëngjesin e sotëm, ku ka mbetur i vrarë një futbollist. Bëhet fjalë për vëllain e yllit të Totenhem, Serxh Aurier. Kristofer ka kaluar natën në një nga klubet e qytetit të Tuluz në Francë dhe ka qenë një sherr i momentit me persona të pranishëm aty, që i ka marrë jetën.

Njëri prej personave me të cilin Kristofer është konfrontuar ka qenë i armatosur dhe ka goditur futbollistin në stomak, duke i shkaktuar vdekjen. Mediet franceze mësojnë se ngjarja ka ndodhur në orën 5 të mëngjesit. Autori thuhet se është identifikuar dhe është në arrati, me policinë që është në kërkim intensiv të tij.

Kristofer ishte 26 vjeç dhe aktualisht aktivizohej në nivelet e ulëta të futbollit francez me ekipin e Tuluz Rodeo në kategorinë e pestë. Në hapat e tij të parë të karrierës ka provuar të luajë në nivele të larta, duke u aktivizuar me ekipe si Lens dhe Brenrford në Angli, por pa mundur të ndjekë hapat e vëllait të tij të madh.

Një lajm shumë i trishtë për Serxh Aurier, i cili mbrëmë luajti minuta të plota ndaj Arsenalit, ndeshje të cilën Totenhem e fitoi 2-1.

Lajmet e fundit nga