Connect with Us

Nga Klodian Tomorri/ Bursa, suksesi i radhës i Ministrisë së Qametit

Opinione

Nga Klodian Tomorri/ Bursa, suksesi i radhës i Ministrisë së Qametit

Publikuar

-

Bursa, suksesi i radhës i Ministrisë së Qametit

Java e kaluar ishte e ngjeshur me ngjarje politike. Zedhenesit e Qametit baltosen pa te drejte projektin e rruges Milot-Fier duke i hyre ne hak qeverise qe stermundohet per te mirem dhe interesin publik.

Degjova me vemendje sqarimin e ministres se Infrastruktures Belinda Balluku nga foltorja e Parlamentit. Nga argumentat qe ajo shtroi kuptova se ne Ministrine e Infrastruktures keto 18 muaj eshte bere me shume pune se sa kane bere te gjitha qeverite e tjera se bashku qe nga koha e Ismail Qemalit. Kuptova gjithashtu se projekti i rruges Milot-Fier eshte nje sukses i paprecedente, ashtu si Unaza e Tiranes, bypassi i Vlores, Thumane-Kashar, Rrogozhine-Qafe e Koshovices, tuneli i Llogarase, hidrocentrali i Skavices dhe ceo vizatim tjeter 3D me targen e Rilindjes. Argumentat ishin aq bindes saqe gati gati edhe vete u ndjeva ne faj qe kisha dyshuar ne punen dhe qellimin e mire te qeverise.

Por pikerisht ne ate moment m’u kujtua dicka tjeter. Diten qe ministrja e Infrastruktures merrej me zedhenesat e Qametit, ministria e saj po i linte peshqesh shqiptareve nje tjeter Qamet; rrenimin perfundimtar te tregut te energjise.

Ne 29 qershor Ministria e Energjise, hapi ofertat e tenderit per perzgjedhjen e aksionereve per Bursen Shqiptare te Energjise. Tenderi ishte nje deshtim total dhe oferta e vetme qe u paraqit ishte ajo e KOST-it, operatorit kosovar te transmetimit. Por pertej deshtimit te Burses, surpriza me e hidhur ishte largimi perfundimtar i gjigandit norvegjez Nord Pol nga Shqiperia. Edhe kjo nje arritje tjeter e paprecedente qe nga koha e qeverise se Ismail Qemalit.

Deshtimi i Burses eshte gozhda e fundit ne arkivolin e sistemit energjetik te vendit. Nje mall qe nuk ka treg, nuk tregetohet. Ose tregetohet me cmime abuzive

LEXO EDHE:  Zbulohet pse hesht kreu i PD-së/ Basha u shkollua me paratë e Soros

Mijera biznese qe kane dale apo do te dalin nga furnizimi shteteror me energji, do te jene skllever te kontratave dypaleshe dhe asnjehere nuk do ta kene te sigurte furnizimin me energji ose ne rastin me te mire do ta blejne shtrenjte ate. Investimet e pakta te medha dhe serioze ne vend si hidrocentrali i Banjes dhe Moglica te realizuara nga gjigandi norvergjez Statkraft, do te mbeten peng duke dhene sinjale negative tek investitoret e ardhshem potenciale. E gjitha kjo per shkak te paaftesise se qeverise shqiptare per te krijuar bursen ose mungeses se deshires per te hequr dore mga tenderat e energjise.

Me gjasa deshtimi i burses kerkon shpikjen e sabotatoreve te rinj ose zedhenesva te tjere te qametit. Ne vitin 2015, Shqiperia ishte vendi i pare ne rajon qe nisi krijimin e Burses se Energjise. Por sot eshte zyrtarisht i vetmi vend pa burse ne Ballkan. I njejti Nord Pool qe u largua nga Shqiperia, sapo ka perfunduar me sukses ngritjen e burses ne Malin e Zi. Maqedonia po ashtu eshte ne fazen finale te krijimit te platformes se tregtimit te energjise.

Bursa ishte mundesia me e mire per liberalizimin e tregut te energjise ne vend. Nje treg i liberalizuar sjell likuiditet per sektorin, por edhe cmime me te uleta per konsumatoret. Por bursa deshtoi, ndersa sektori energjetik vazhdon rrenimin e pandalshem financiar. E gjitha kjo vetem qe qeveria me e mire qe nga koha e Ismail Qemalit te mos privohej nga tenderat e energjise.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

SHBA e tha fjalën/ President a pronar mediash, drejtësia do ta gjunjëzojë për krimet

Publikuar

-

Nga

SHBA e tha fjalën/ President a pronar mediash, drejtësia do ta gjunjëzojë për krimet

Nga Frrok Çupi

Çfarë janë të parët dhe çfarë janë ‘çështjet’?

Shtetet e Bashkuara, përmes së përfaqësisë së vet diplomatike në Tiranë, sot  bëri një emërtesë  të re mbi anëtarët e mafies shtetërore. Aty nga viti 1996, diplomacia e Perëndimit i kishte quajtur ‘gangsterë’ dhe ‘regjim gangsterësh’. Mirëpo ata vazhduan punën e tyre derisa dogjën vendin, ekonominë dhe stabilitetin në vitin 1997. Pas 23 vjetësh janë po këta, por të elaboruar, dhe po tentojnë ta zhysin vendin përsëri në fatkeqësi, me qëllim që të shpëtojnë krimet e tyre.

Mirëpo çuditërisht, sot këta quhen vetëm thjesht ‘çështje të rëndësishme’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Domethënë Amerika i quan sende pa shumë vlerë, ose thjesht ‘çështje’,  këta që po kërcënojnë paqen dhe stabilitetin e vendit. Njësoj si poeti Majakovski, aty nga fillimi i shekullit të kaluar që thoshte se njëshi është ‘send i kotë’. Pra edhe këta, edhe pse në krye të shtetit ose në krye të mafies, ose në krye të medias, quhen ‘çështje’  nga aleati ynë, SHBA.

Pse ka ndodhur kjo? Vallë SHBA do që t’i thotë popullit shqiptar të mos ketë frikë nga përbindëshat e korrupsionit dhe mafies? Kjo është njëra anë. Por ana tjetër, kaq e afërt, është se këta vërtet janë thjesht ‘çështje’, madje aspak më shumë para Drejtësisë. Le të jetë tjetri edhe president i Republikës, ose edhe miku i tij pronar i fuqishëm në media, por kur ka kryer krime, ka trafikuar drogë dhe njerëz, ka rrezikuar paqen e njerëzve të lirë, ka dhunuar Kushtetutën e vendit…, atëherë ky është thjesht ‘një çështje’ para Drejtësisë.

Shtetet e Bashkuara sot paralajmëruan edhe se nuk pinë më ujë ‘të pandehurit që kërcënojnë’, as ata që penguan Drejtësinë dhe Drejtësia të veprojë ‘pa kërcënime dhe kanosje, pavarësisht kush është i pandehur’, tha ambasadorja, zonja Yuri Kim. Pak kohë më parë, zonja Kim, në emër të Shteteve të Bashkuara kishte lëshuar thirrjen ndaj dikujt në krye të shtetit që ‘po pengon Reformën në Drejtësi’ dhe menjëherë i shkoi në zyrë presidentit të Republikës.

LEXO EDHE:  Nga Klodian Tomorri/ Si e nxorri INSTAT, Shqipërinë më të pasur se Rumania dhe Serbia



Ndërsa sot jemi një hap më përpara: Shtetet e Bashkuara përkrah ‘fuqishëm’ SPAK dhe Policinë. ‘Ka ardhur koha që të lejohen të kryejnë detyrat e tyre re për të luftuar krimin e organizuar. Kjo është e vetmja mënyrë që shqiptarët të kenë sistemin profesional dhe të paanshëm të drejtësisë që meritojnë’, kërkon ambasada në emër të Shteteve të Bashkuara. Tani nuk është më nevoja për t’i marrë dorën dikujt apo për të trokitur te Presidenti.

LEXO EDHE:  Nga Klodian Tomorri/ Si e nxorri INSTAT, Shqipërinë më të pasur se Rumania dhe Serbia

‘Të pandehurit, e mëdhenj, ose ‘çështjet e rëndësishme’ nuk mund të mposhten pa ndihmën ne Shteteve të Bashkuara. Aleati i madh i kombit tonë, para të gjithëve, kishte kuptuar se krimi 30 vjeçar i ardhur nga gangsterët e vitit 1996 e deri në kodin mafioz ‘me qetësi e dashuri’,  po i zinte frymën individit, familjes, kulturës, ekonomisë dhe të ardhmes së vendit.

Armiku ynë shqiptar nuk mund të mposhtej pa fuqinë e madhe të Shteteve të Bashkuara. Sikur dikush prej nesh të guxonte të prekte fajet e presidentit të vendit ose trafiqet e pronarit të medias, atëherë do të na bënin copë copë. Siç edhe bëri presidenti që akuzoi kritikët si ‘agjentë të UDB’. Pas kësaj akuze presidenciale, dikush mund ta qëllojë kritikun në rrugë për vdekje, ose duhet të burgoset njeri prej tyre: O agjenti, o presidenti.

Sapo SPAK preku pronarin e madh të medias që ‘Mercedesi i ka dalë nga moda’ u ngritën të gjithë gazetarët shërbëtorë në mbrojtje të mafies. Media po kthehej në qen roje të mafies dhe mafia po kthehej në dashuri ‘popullore’ si në Sicilinë e shekullit të kaluar.

Me gangsterët dhe ‘çështjet e rëndësishme’ u bashkua edhe një pjesë e madhe e opozitës, sidomos lakenjtë.

Ja tani ku jemi: Shtetet e Bashkuara prezantuan pozicionin e vet në krah të Drejtësisë dhe kundër mafies… Por megjithatë mafia e rafinuar në shtet mund të bëjë manovra e vetëm të ulë veshët…. Por nuk e besoj se ka shpëtim.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Ylli Ndroqi (Xhemail Pasmaçiu ) trafikant droge apo zëri i qytetarëve?

Publikuar

-

Nga

Ylli Ndroqi (Xhemail Pasmaçiu ) trafikant droge apo zëri i qytetarëve?

Ka filluar një debat publik në Shqipëri, për shtetasin e njohur publikisht si Ylli Ndroqi dhe atë të njohur nga drejtësia si Xhemail Pasmaçiu.
Duke dashur të dalë i pastër nga historitë e tij të trafikut të drogës, njeriu me emër të ndryshuar e ka spostuar debatin tek sekuestrimi i mediave të tij.

Shumë gazetarë flasin për lirinë e fjalës, në fakt Ora duket më e lirë se kurrë prej 4 ditësh është pjesërisht në opozitë, pasi sulmon vetëm Erion Veliajn dhe hesht për Edi Ramën, por serish mund të quhet në opozitë. Shoqëri civile, aktivistë, por edhe kllouna oborri flasin për Ora-News, por askush për thelbin e çështjes, trafikantin e drogës për të cilin Interpoli ka dhënë të paktën dy dosje në Turqi dhe Itali. Ata që duan ta mbrojnë theksojnë se sulmi është politik, se Yllin nuk e bleu dot qeveria. Në fakt kjo duket qesharake kur mendon se Ndroqi ose Pasmaçiu është një nga njerëzit më pranë qeverive në çdo kohë, dhe direkt me kryeministrat, përjashto Sali Berishën, që ja dinte letrat dhe e mbante në distancë.

Por thelbi nuk qëndron tek fakti sa miq i ka pasur pushtetet Ylli, por a po sulmohet Ora News si zëri i qytetarëve apo organet ligj zbatuese më në fund pas shumë vitesh hapën dosjen e një trafikanti droge në media?
Sapo thua trafikant drogë, kjo dhe sipas SPAK dhe Interpolit, gjithçka bie poshtë.

Si mund të jetë zëri i qytetarëve apo i opozitës një trafikant droge?

Stafi, kolegët gazetarë që bëjnë detyrën e tyre janë një medalje por me dy anë. Së pari sot janë në oponencë më Veliajn por nuk na tregojnë kohët e arta kur raportonin sukseset e Lalit në çdo cep të Tiranës. Sepse dikur Ylli dhe Lali ishin si dy gonxhe. Kujtojmë dasmën e djalit të Ndroqit që hapej me valle nga Veliaj me nënën e ndjerë të Yllit. Prandaj janë dy anët e medaljes si media për Orë-n, dje kur i mbante iso dhe sot që përplaset me Veliajn duke e gjetur dhe si argument –për të shpëtuar fytyrën në opinion publik, se po i sulmon Veliaj.

LEXO EDHE:  Grabitja në Rinas/ Balluku sulmon koncesionarin

LEXO EDHE:  Aksionet e bankave europiane bien me 22%

Në fakt sulmi po vjen ndaj një trafikanti droge me dosje të kopsitura mirë, dhe organet ligjzbatuese këtë punë kanë, por Ylli kërkon të shpëtojë imazhin e tij atë të dytin, pra emrin e ndryshuar se Xhemail Pasmaçiun identitetin e parë, ende s e ka pranuar publikisht.
Çdo argument që japin mbrojtësit e tij në publik është misioni i Yllit në media dhe puna e tij e ndërshme këto vite, po drogën kush e bëri?

Kështu sipas këtij version çdo njeri që merret me drogë, ble një Tv e fillon misionin mediatik si zë i qytetarëve dhe kështu gjithçka quhet e shkuar dhe e mbyllur. S’mund të jetë trafikanti zëri i qytetarëve kurrë, as i opozitës, qoftë edhe duke bërë luftë me shtetin.
Trafikanti apo ish-trafikanti i drogës nuk mund të jetë pronar mediash, edhe për një arsye shumë të thjeshtë. Ka disa kritete ligjore për tu liçensuar dhe Xhemail Pasmaçiu me dosjen që ka, s do qasej dot në dyert e shtetit, liçensat i ka përfituar si Ylli Ndroqi, prandaj ka dhjetëra argumenta që rrëzojnë çdo tezë mbrojtëse nga ata të paguarit apo të papaguarit.

Kemi të bëjmë me shtetasin Xhemail Pasmaçiu, trafikant droge që është bërë Ylli Ndroqi, pronar televizioni. Ky është thelbi i gjithë debatit. Xhemaili apo Ylli nuk është gazetar, por sipas Interpol dhe çështjeve me drejtësinë në Turqi dhe Itali është trafikant droge, të tjerat janë tumnana që ngre ai dhe të tijët për të shpëtuar pa lagur nga gjithë kjo histori./CNA.al

Gazetarët nuk mund të jenë mburojë e ish-trafikantit të drogës



Trafikant droge, pronar mediash/ Mund të ndodhë?

Nga trafiku i drogës, tek celulat terroriste/ Lidhjet kriminale të Ylli Ndroqit dhe paralajmërimet e gazetarëve

Ora News në 48 orët e lirisë harron Edi Ramën

Po hajduti (trafikanti) ka faj?

 

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Nikoll Lesi: Do jem me PS-në!

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe gazetari Nikoll Lesi

Edhe pak dhe do hyjmë në fushatën më të egër parlamentare në këto 30 vite. Ndeshje mes dy Botëve: botës që synon rregulla loje demokratike dhe Botës së Rilindjes dhe Mafies.

Edi Rama po bën ç’është e mundur të marrë zgjedhjet në tavolinë me anë të ndryshimeve kushtetuese, por do jetë e kotë pasi zemërimi popullor nuk do të mund të ndalet nga asnjë botë krimi.

Të gjithë në FRONT për një Shqipëri me të mirë dhe pa oligarkë e krim që përlajnë buxhetin e shtetit kaq hapur e kaq harbutçe.

PS-ja fatkeqsisht ekziston si sigël, si vulë, por nuk është më ajo që njihja ndër vitet 1992-1997 dhe as disa vite më vonë. Rilindja e ka kapluar dhe e ka shndërruar siglen PS në shtojcë të saj, duke përdorur socialistët e thjeshtë si kosh votash për oligarkët.

LEXO EDHE:  Dështimi i bisedimeve/Bursa në Athinë shënon rënie

LEXO EDHE:  Zbulohet pse hesht kreu i PD-së/ Basha u shkollua me paratë e Soros

Ndaj sot shtrohet kërkesë emergjente për një përmbysje të madhe, epokale. Natyrisht nuk vdes për opozitën e sotme, ndonëse KOHA JONE njihet historikisht si oponencë e çdo pushteti, por opozita e sotme mbetet e vetmja shpresë për momentin.



Pas zgjedhjeve parlamentare, nuk do jem më me opozitën e sotme që do kthehet në pushtet.

Do jem me opozitën e ardhshme, PS-në! Por pasi PS-ja të largojë sektin rilindas.

Dhe mediat që sot janë me Edi Ramën, do ta braktisin atë dhe PS-në, pas humbjes. Zakon i vjetër i tyre: Janë përherë me fituesin, pra me atë që ka pushtetin.

Pra pas një viti do jem me opozitën-PS!

LEXO TE PLOTE