LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Myslimanët me protokoll të ri/ "Në xhami me sixhade personale, ndalohet të hyjnë pensionistët"

13 Korrik 2020, 17:00, Aktualitet CNA
Myslimanët me protokoll të ri/ "Në xhami me sixhade

Komuniteti Mysliman, duke marrë shkas nga shtimi shqetësues i rasteve me Covid-19 njofton se do të marrë masa parandaluese dhe disa vendime kufizuese në lidhje me jetën fetare.

KMSH, përmes një njoftimi për mediat shkruan se u ka kërkuar të gjithë myftinive, nëpërmjet një qarkoreje, zbatimin me rigorozitet të të gjitha masave të marra më herët për parandalimin e përhapjs së Covid-19.

Protokolli i masave:

? Dezinfektimi i xhamive para se të fillojë frekuentimi.
? Marrja e abdesit në shtëpi.

? Mbajtja e maskës dhe e dorezave.
? Çdo besimtar duhet të ketë me vete sexhade personale.
? Mbajtja e distancës fizike gjatë ritualeve.
? Ndalohet përdorimi i abdesthaneve dhe tualeteve.
? Personat me simptoma të sëmundjes nuk lejohen të hyjnë në xhami, si dhe personat me sëmundje kronike.
? Nuk lejohen në xhami grupmoshat nën 12 vjeç si dhe mosha mbi 65 vjeç.
? Ndalohet qëndrimi në xhami para dhe pas ritualeve si dhe prekja e sendeve si libra, Kur?anë, rafte, etj?

? Hytbeja të mos jetë më shumë se 10 minuta.
? Hyrja dhe dalja në xhami të mos jetë në grup.
Ngarkohen të gjitha myftinitë për zbatimin e këtyre masave.  /CNA.al

Lajmet e fundit nga