Connect with Us

“Marrëveshja Rama-Basha nuk do prishet”/ Spahiu: Ndërkombëtarët po luajnë me dy porta

Politikë

“Marrëveshja Rama-Basha nuk do prishet”/ Spahiu: Ndërkombëtarët po luajnë me dy porta

Publikuar

-

Zgjedhjet fars të Bashës/ Spahiu: Janë përjashtuar të gjithë themeluesit e PD-së

Ish-kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, tha se kryeministri Edi Rama po teston ndërkombëtarët me marrëveshjen e 5 qershorit.

Spahiu deklaroi se marrëveshja nuk do të prishet, ndërsa pretendon se ndërkombëtarët po luajnë me dy porta.

“Rama po teston faktorin ndërkombëtar, mendoj që ai do avancojë dhe do i bëjë ndryshimet kushtetuese, po i thanë ata ndal do ndalë dhe ai. Mendoj që ndërkombëtarët po luajnë me dy porta. Unë nuk mendoj që po prishet marrëveshja.

LEXO EDHE:  “Viti i Skënderbeut”/ Rama harron ditën e lindjes së heroit

E papranueshme për mua është loja e dyfishtë e ndërkombëtarëve, sepse thonë nuk mbështesim pazaret pas kuintave pastaj thonë votoni marrëveshjen e 5 qershorit, dhe kjo nuk është e moralshme sepse është një marrëveshje që nuk ndryshon asgjë”, u shpreh ai në emisionin “Open”./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Minë me sahat për stabilitetin ekonomik”/ Topalli ngre alarmin: Vendi ka nevojë për kurajo

Publikuar

-

Nga

“Minë me sahat për stabilitetin ekonomik”/ Topalli ngre alarmin: Vendi ka nevojë për kurajo

Drejtuesja e Lëvizjes për ndryshim Jozefina Topalli thekson se sot vendi ka nevojë për kurajo, përtej krizës që po jeton.

Sipas Topallit, borxhi do destabilizojë vendin nëse nuk ndodh një ndryshim i fortë . Mes të tjerash ajo shkruan se kjo situatë është minë me sahat për stabilitetin ekonomik e financiar të vendit.

Ish kryeparlamentarja nënvizon se më 25 Prill qytetarët kanë mundësi të marrin një vendim të fortë, që do ketë impakt të paktën për një dekadë.

Sot ka nevoje per kurajo, pertej krizes qe vendi jeton! Shqipëria me borxhin më të lartë në rajon në T III, e dhjeta në Europë. Me 25 Prill qytetaret kane mundesi te marrin nje vendim te forte, qe do kete impakt te pakten per nje dekade. Borxhi do destabilizoje vendin nese nuk ndodh nje ndryshim i forte . Largimi i Edi Rames eshte vetem nje hap, por i pamjaftueshem per te ndryshuar vendin. Ndryshimi nuk eshte riciklim i te korruptuarve apo i atyre qe pasurohen ne menyre te frikshme kur gati gjysma e popullsise jeton me me pak se 5 dollare ne dite. Në fund të tremujorit të tretë të 2020-s, Shqipëria u rendit e dhjeta në Europë për nivelin më të lartë të borxhit publik, në raport me madhësinë e ekonomisë, sipas të dhënave të Eurostat, Komisionit Europian dhe Ministrisë se Financave!

Në rajon, Shqipëria mban rekord, duke ia kaluar dhe Malit të Zi, që sipas të dhënave zyrtare nga Ministria përkatëse e Financave e kishte këtë tregues në 79.5% të PBB-së. Kosova ka nivelin më të ulët të borxhit, me 16.5% të PBB-së, e ndjekur nga Bosnjë Hercegovina, me 35.6%, Maqedonia e Veriut (42.7), Serbia (62.2%). Kjo situate eshte mine me sahat per stabilitetin ekonomik e financiar te vendit. Vendi ka nevoje per zevendesimin e elitave te korruptuara me njerez normal e te ndershem! Vendi ka nevoje per shprese per ndryshim! Nje vendim i forte kundra 3 kryetareve te korruptuar kerkon nje vendosmeri te madhe. Nese qendron ne shtepi , do i besh nderin me te madh atyre qe çuan vendin ne piken e zgripit. Sot ka nevoje per kurajo pertej krizes qe vendi jeton. Sot ka nevoje per te ndermarre nje sfide te veshtire, Sot ka nevoje per te bere cfare eshte mire, per t’u bashkuar , per te besuar ne vehte, per te besuar ne cfare ne mund te bejme se bashku’, shkruan Topalli./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Katër faktet që tregojnë sondazhet

Publikuar

-

Nga

Dy javët e fundit, mediat janë mbushur  me sondazhe të vazhdueshme nga kompani të cilat  kanë bërë edhe më parë në Shqipëri të tilla përllogaritje elektorale, por edhe kompani të reja.

Disa televizione si Report Tv, Ora News, Syri Tv dhe së fundi Euronews Albania kanë publikuar sondazhet e tyre. Sondazhe të cilat në finale tregojnë pritshmëritë e opinionit publik dhe ngjallin shpresat e partive politike të asaj në pushtet për të zgjatur qeverisjen apo të opozitës për të rrëzuar socialistët dhe për të marrë drejtimin e qeverisë.

Pa i kontestuar, të gjithë sondazhet kanë disa të përbashkëta në thelbin e tyre, pavarësisht se përgatiten nga televizone që tashmë në Shqipëri kanë marrë krah politik. Report Tv njihet si një televizon i qeverisë drejtuar nga Carlo Bolino apo Ora News i cili njëherë ka qenë me PD, pastaj afër Ramës, në fakt në të vërtetë ka lëvizur sipas lëvizjes që ka bërë LSI, pra presidenti Ilir Meta, apo Syri Tv i Çlirimi Pekës, i cili është një televizion opozitar në krahun e ish kryeministrit Berisha, por edhe me një dashuri për Ilir Metën.

Nga ana tjetër ai që duket televizion më racionl është Euronews Albania, një tjetër brand ndërkombëtar në Shqipëri i cili dje ka nxjerrë një sondazh më të balancuar ndoshta nga të dhënat që kanë publikuar mediat e tjera. Gjithësesi le të shohim faktet! Të gjitha sondazhet kanë një të përbashkët, pakënaqësinë e madhe popullore në lidhje me ekonominë dhe zhvillimin e vendit.

Pra, shqiptarët nuk mund të reagonin ndryshe pas një pandemie, pas një tërmeti shkatërrimtar apo edhe një ekonomie, PPP-të e të cilave po shtrëngohen fort në rripin e qeverisë i cili më tej shtrëngon rripin e tij në qafën e shqiptarëve. Nuk ka një “boom’ ekonomik, nuk ka një zhvillim të sektorit të punësimit, pa folur këtu për emigracionin. Këto janë të përbashkëtat që jep çdo sondazh,pakënaqësia popullore duket se është e madhe.

Së dyti, sondazhet tregojnë një fakt tjetër. Partia Socialiste në të gjitha del e para, edhe në sondazhet e përgatitura nga Syri Tv i Çlirim Pekës, edhe nga mediat më opozitare, por edhe sondazhet që bëjnë kompanitë e kontraktuara nga vetë PD, del se PS është gati 45% mesatarisht në të gjithë sondazhet. Pra, udhëheq e sigurt nga 48% që ka qenë në vitin 2017 shkon në rreth 45%, një 3% rënie që ndoshta duhet të ishte më i madh llogaritur me pakënaqësinë popullore.

Një fakt i tretë është se opozita nuk ka përkthyer dot pakënaqësitë popullore në vota për të. Pra, pakënaqësia popullore është e madhe ndërsa PD dhe LSI janë shumë poshtë në shifra, qoftë kjo e krahasuar me Partinë Socialiste. Në të gjitha sondazhet Partinë Demokratike përpiqen ta nxjerrin maksimalisht, diku tek 33-35%, kjo me të shtyrë. Në fakt shtrati elektoral i PD, gjithmonë ka qenë diku te 28-30% e më pas ka qenë “mjeshtëria” e Sali Berishës, mbledhja e aleatëve dhe veprimet e tij politike që e kanë sjellë atë në pushtet duke bërë një makismalizim të votave.

LEXO EDHE:  Nga Andi Bushati/ Ndryshimet në qeveri, shuplaka e dalë huq

LEXO EDHE:  Bombaj i përvishet keq Ramës/ Me çfarë do i paguajmë, punëtorët, taksat, leshin e preshin?

PD del shumë poshtë, gati gjysmë për gjysmë me pakënaqësinë popullore. Kjo tregon jo pak, qoftë edhe më skeptikët dhe të dashuruarit pas Lulzim Bashës tashmë kanë filluar të kuptojnë se kreu i PD nuk ngjit për opinionin publik. Pra, nuk ka një marrëdhënie shpirtërore të opinionit publik me të, për ta parë si shpresë dhe të ardhmen për vendin.

Nga ana tjetër është LSI e cila po pëson rrudhje dhe kjo edhe me sondazhet e miqve të afërt të Ilir Metës, siç është është rasti i Ora News, televizioni i sekuestruar të trafikantit të drogës Xhemail Pasmaçiu i njohur në opinion publik si Ylli Ndroqi. LSI del shumë poshtë në sondazhe, edhe në sondazhet që përgatiten prej saj, edhe në ato që i përgatit PD, edhe në ato që përgatitin palët e tjera politke në Shqipëri, edhe në sondazhe të pavarura del se ka një përgjysmim të ndjekësve që ka pasur, qofshin këto të pavërteta, të gjitha sondazhet thonë sërish të njëjtën gjë.

Pra, faktet e përbashkëta dhe të vërtetat që na thonë të gjitha sondazhet janë katër:  Së pari pakënaqësia popullore, së dyti udhëheqja e së majtës, së treti mosbesimi dhe mungesa e mbështetjes ndaj Lulzim Bashës dhe së katërti rënai e lirë e LSI.

Këto katër të dhëna të marra në të gjitha sondazhet e bëra deri tani, janë katër të vërteta, katër fakte të cilat tregojnë atë që opinioni publik apo opinionistët apo dhe vetë qytetarët tashmë i shikojnë dhe prekin çdo ditë.

Pakënaqësitë ndaj qeverisë , fakti se socialistët janë më të shumtë në numër në Shqipëri, fakti se Lulzim Basha është nje kryetar partie i zgjedhur me zor që nuk mund të bëhet lider dhe se Monika Kryemadhi e ka dobësuar më shumë se kurrë partinë e Ilir Metës.

Këto janë ato që japin shifrat e të gjitha sondazheve, megjithëse ende ka gati tre muaj për të parë se cili do të jetë rezultati i zgjedhjeve që duket se tashmë ka një problem. Të gjitha të dhënat statistikore që mblidhen problem ka një emër, ai quhet Lulzim Basha i cili mesa duket është i vetmi problem që pengon rritjen e mbështetjes popullore ndaj opozitës për të çuar në përmbysjen e Edi Ramës./CNA.al

Sondazhi/ Cila parti do t’i fitonte zgjedhjet nëse mbaheshin sot

Sondazhi/Shqiptarët të pakënaqur por nuk votojnë Bashën dhe Monën

Sondazhi/ Televizioni i Xhemail Pasmaçiut “shton” votat për PD-në, tkurret PS dhe LSI

Sondazhet qesharake e bëjnë kryeministër/ Basha duhet të ndërrojë “rrobaqepësin”

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Rama të hetohet për 21 janarin”/ Ish deputeti i PS: Ja kush e paralajmëroi gjakun që do derdhej

Publikuar

-

Nga

ku çalon kërkesa e Policisë për hapjen e dosjes së “21 Janarit”

Ish-deputeti i PS-së në qarkun e Elbasanit, Taulant Dedja thotë se i pari që duhet të hetohet për ngjarjen e 21 janarit, është kryeministri Edi Rama.

Sipas tij, Rama është nxitësi numër një i dhunës së 21 janarit të vitit 2011, ndërsa thekson se gjakun që do derdhej e paralajmëroi Spartak Ngjela.

“I pari njeri që duhet të hetohet për 21 Janarin është Edi Rama! Në demokraci dhuna mbi institucionet shtetërore është e ndaluar! Edi Rama është nxitësi Nr. 1 i dhunës së 21 Janarit 2011! Gjakun që do derdhej, si vegël qorre që ka qenë historikisht, e paralajmëroi Spartak Ngjela!”, shkruan Dedja në një postim në rrjetet sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE