LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Maja që duken si dhëmbë dhe një nga akullnajat më të mëdha në botë/ Peisazhet e largëta dhe epike të Islandës

13 Korrik 2020, 11:52, Kuriozitete CNA
Maja që duken si dhëmbë dhe një nga akullnajat më

Fotografi Gabor Nagy kalon muaj duke hulumtuar pikat më tërheqëse të Islandës në Google Earth dhe më pas ditë duke udhëtuar dhe duke ecur në rrugët malore të saj për t’i arritur ato dhe t’i shkrepë ato.

Ai ka kapur akullnajën e dytë më të madhe në Evropë, një krater vullkanik që të lë pa frymë dhe një grup majash të mëdha shkëmbi që duken si dhëmbë gjigantë.

34-vjeçari, nga Budapesti, është i dashuruar me bukurinë natyrore të vendit dhe ka vizituar Islandën shtatë herë në katër vitet e fundit, i armatosur me kamerën e tij dhe dronin.

?Për të arritur tek këto maja ndonjëherë është shumë e vështirë. Para misionit tim unë kaloja muaj e muaj të tërë në Google Earh për të parë lokacione të reja dhe zona të mundhsme kum mund të shkrpeja diçka shumë interesante.

‘Këto lokacione janë super të largëta dhe zakonisht më duhet të shkoj me makinë, të ngjitem dhe të lundroj në disa lumenj akullnajash për t’i arritur ato?, është shprehur ai.

Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme me pamje të mahnitshme./ CNA.al

Lajmet e fundit nga