LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lefter Maliqi zbulon marrëveshjen me Ramën/ Çfarë më ofroi për t’u bashkuar me PS-në

13 Korrik 2020, 17:21, Politikë CNA
Lefter Maliqi zbulon marrëveshjen me Ramën/ Çfarë më

Deputeti Lefter Maliqi, ka zbuluar për herë të parë marrëveshjen që ka bërë në vitin 2017 me kryeministrin Edi Rama, kur edhe u përplas me kryetarin e Republikës së Re Lulzim Bashën.

Maliqi tha se kishte rënë dakord me Ramën që të bënte dy investime në zonën e Lapardhasë dhe Lumasë, si dhe për një post drejtuesi, por pretendon se kreu i qeverisë nuk i kishte qëndruar marrëveshjes.

“Marrëveshja ime bashkë me qytetarët dhe Ramën ka qenë në disa pika, kur them unë që jam i zhgënjyer total, imagjino ata që futi në burg. Edhe Gjiknurin ka për ta hedhur në rrugë. Kam mundur edhe Erion Braçen në komunën e Otllakut. Marrëveshja me këtë njeri ishte; dy investime në zonën time në Lapardha dhe Lumas që nuk i mbajti dhe një post drejtuesi, jo kjo se kjo çelësat e kashtës, zv/ drejtor, zv/ ministër, nuk ke autoritetin e duhur…

Nuk mund të bësh gjë për elektoratin. Ia kërkova se më takonte, jo këtyre barkalecëve, që e kanë mendjen te krimi dhe korrupsioni dhe nuk kanë as shkollë. Nuk mbajti asnjë fjalë dhe fjala e tij ishte se do të ishte drejtues i pushtetit lokal. As këtë nuk e mbajti. Duke qenë deputet, që mua më çoi Zoti, ofertat e tij ishin të qëndroja deputet të bëja lojërat si shtojca e rilindjes, të më vinte ca poste drejtorish në Berat dhe Tiranë që unë kategorikisht se pranova”, tregoi deputeti në Report Tv./ CNA.al

Lajmet e fundit nga