Connect with Us

Largimi nga Partizani, Sormani rrëfehet për mediat italiane: Ja si qëndron e vërteta

Sport

Largimi nga Partizani, Sormani rrëfehet për mediat italiane: Ja si qëndron e vërteta

Publikuar

-

Adolfo Sormani tani nuk është më një trajner i Partizanit, teksa klubi i kuq dhe trajneri italian kanë mbyllur bashkëpunimin mes tyre.Sormani Partizani

Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Tuttomercatoweb”, Sormani është shprehur se nuk mund të mendonte më për futboll në këtë situatë dhe për këtë arsye vendosi të mbyllë bashkëpunimin me klubin, i cili ishte më marrëveshje konsensuale.

Mund të na tregoni arsyet e largimit nga Partizani?

Situata është e thjeshtë, ne kemi arritur një marrëveshje me mirëkuptim për tu larguar, nuk ishte një shkarkim. Arsyet e këtij largimi janë të thjeshta, sipas mendimit tim kushtet për garantimin e sigurisë kishin dështuar. Unë nuk po flas vetëm për sigurinë time ose bashkëpunëtorët e mi, është një diskutim më i përgjithshëm që shqetëson të gjithë personat e përfshirë ose të lidhur me ekipin, seancat stërvitore dhe ndeshjet.

Mund të na tregoni se çfarë ka ndodhur ditët e fundit?

Në ditët e kaluara ishin shfaqur 2 raste pozitive brenda grupit të ekipit. Për këtë arsye unë kërkova nga klubi që të bënte testet e të gjithëve para stërvitjeve. Të enjten 9 rezultatet ende nuk kishin mbërritur, por klubi akoma na kërkonte që të stërviteshim duke parë derbin me Tirana të nesërmen. U thashë jo sepse ishte një situatë që nuk duhej marrë lehtë, me moral dhe etikë nuk mund të merrja këtë lloj përgjegjësie ndaj ekipit.

Lojtarët ende stërviteshin , tamponët vetëm më vonë thanë që kishte 3 lojtarë të tjerë pozitivë në ekip. Për mua situata nuk ishte më e përshtatshme. Sporti në disa raste vihet në plan të dytë. Pas rasteve të para unë fola me një virolog në Itali dhe më tha që të ndaloja menjëherë gjithçka. Unë u izolova nga e mërkura, por askush nuk ma imponoi këtë. Unë nuk mendoja të shkoja më në stërvitje dhe jo më të paraqitesha në ndeshje.

Mendime të kundërta mes jush dhe klubit në këtë situatë…

Për ata ishte gjithçka normale. Edhe federata dha dritën jeshile për ndeshjen pavarësisht gjithçkaje. Unë thashë që nuk do ta përgatisja ndeshjen dhe se kisha marrë vendimin që të mos dërgoja shumë njerëz atje ku kishte rrezik. Detyra e një trajneri në situata të tilla delikate, shkon përtej fushës. U ulëm me klubin dhe arritëm në zgjidhje konsensuale. Unë nuk kam interes për polemika ose luftëra me klubin, kështu që ne zgjodhëm këtë rrugë të ndarjes miqësore.”, u shpreh Sormani.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Dy debutues dhe 1 futbollist nga të rinjtë, Pirlo i surprizon të gjithë me formacionin zyrtar

Publikuar

-

Nga

Janë publikuar formacionet zyrtare të sfidës Juventus-Sampdoria për javën e parë të sezonit 2020-2021 në Serinë A. Dejan Kulusevski dhe Ueston MekKini do të debutojnë zyrtarisht sot me fanelën e kampionëve të Italisë. Në formacionin zyrtar të takimit është dhe i riu Xhanluka Frabota dhe Aron Ramsej, ndërsa blerja e merkatos Artur Melo është lënë në stol.

Tekniku Andrea Pirli debuton në këtë sfidë si trajner i Juventusit.



Formacionet zyrtare
Juventus (3-5-2): Shezni; Danilo, Bonuçi, Kielini; Kuadrado, Rabio, MekKini, Ramsej, Frabota; Kulusevski, Ronaldo. Trajner: Andrea Pirlo.

Sampdoria (4-5-1): Audero; Berezinski, Toneli, Kolej, Augelo; Depaoli, Torsbi, Ekdal, Jankto, Leris; Bonacoli. Trajner: Klaudio Ranieri.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

VIDEO/ Dopieta e Mane, kampionët e Liverpool likuidojnë skuadrën e Lampard

Publikuar

-

Nga

Sapo ka përfunduar takimi mes Chelsea dhe Liverpool, e vlefshme për Premeir League (0-2). Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërkohë që Christiansen la blutë me një lojtar më pak në fushë.



Në të dytën, të kuqtë e Jurgen Klopp morën frenat në dorë dhe Mane realizoi dy golësh (50′, 54′). Chelsea u përpoq të reagonte, por Jorginho la penalltinë. Kështu, Liverpool merr tre pikët e radhës në kampionat.

LEXO TE PLOTE

Sport

Nga Skënderbeu në elitën e futbollit kroat, Jorgo Pëllumbi debuton si titullar

Publikuar

-

Nga

Ish-futbollisti i Skënderbeu, Jorgo Pëllumbi ka debutuar si titullar me skuadrën e Varazdin, në sfidën e sotme ndaj Osijek të vlefshme për javën e 5-të të kampionatit. Korçari është preferuar nga minuta e parë, duke u pozicionuar në qendër të mbrojtës në këtë përballje tepër delikate.

Ndërkohë për sa i përket ish-futbollistit tjetër të Skënderbeut, Agon Elezi, ai ndodhet në stol, dhe pritet të aktivizohet në pjesën e dytë në qoftë se do të jetë nevoja.



Në krahun tjetër, në radhët e Osijekut, futbollisti shqiptare, Eros Grezda nuk është në dispozicion të trajnerit, duke humbur kështu përballjen me Pëllumbin.

LEXO TE PLOTE