Connect with Us

Kopshtet dhe çerdhet vatra infeksioni?/ Pranohen fëmijët e të infektuarit me Covid-19

Politikë

Kopshtet dhe çerdhet vatra infeksioni?/ Pranohen fëmijët e të infektuarit me Covid-19

Publikuar

-

Shifra më e lartë e infektimeve në 24 orë/ Mbi 600 raste të reja dhe 6 viktima në Kosovë

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa akuzon Bashkinë e Tiranës se ka pranuar në një kopësht publik fëmijët e një punonjësi të njësisë bashkiake nr.2 në Tiranë, i cili rezultoi i prekur nga Covid-19.

Në një postim në rrjetet sociale, Zhupa shkruan se kopshtet dhe cerdhet po bëhen vatrat e infeksionit në Tiranë, më shumë nga papërgjegjshmëria e drejtuesve që i kanë në varësi që nga Veliaj dhe të vartësit e tij me rradhë.

“Kopshti nr 18, kopsht publik në Tiranë në varësi të Bashkisë Tiranë pranon fëmijët e një të infektuari të njësisë bashkiake nr 2!

Kopshtet dhe cerdhet po bëhen vatrat e infeksionit në Tiranë, më shumë nga papërgjegjshmëria e drejtuesve që i kanë në varësi që nga Veliaj dhe të vartësit e tij me rradhë.

Mbasi u mbyll njësia bashkiake nr 2 pasi një person, emrin e të cilit nuk mund ta publikoj, doli pozitiv në tamponin për Covid 19, fëmijët e tij shkojnë pa asnjë problem në kopshtin Nr.18 në Tiranë.

Në të dhënat tona drejtoresha i pranon me urdhër nga lart sipas shprehjeve te saj, pasi prindërit i kanë kërkuar mos ti pranojë sipas rregullave për sigurinë e fëmijëve të tjerë.”-shkruan Zhupa.

LEXO EDHE:  Aktori i njohur shqiptar humb jetën nga Covid-19

Më tej, ajo i bën thirrje drejtueses së institucionit dhe çdo kopështi apo çerdhje të mos pranojnë asnjë femijë që ka një pjestar të familjes me Covid 19.

“Duke uruar që fëmijët e tij të gezojnë shëndet të plotë, i bej thirrje drejtueses së këtij kopshti por edhe çdo kopshti edhe çerdhe tjetër në Tiranë të zbatojnë rregullat dhe mos pranojnë asnjë femijë që ka një pjestar të familjes me Covid 19, i kujto qoftë fëmija.

Mos të bihen pre e presioneve partiake, politike por të zbatojnë ligjin se ndryshe do jenë të parët që do përballen me pasojat e ligjit për përhapjen e qëllimtë të sëmundjeve infektive.

Shëndeti duhet të jetë parësor për të gjitha dhe shifrat po rriten frikshëm nga papërgjegjshmëria e institucioneve si faktori më i rëndësishëm.”-përfundon postimin Ina Zhupa.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Skema korruptive e inceneratorëve në Shqipëri/ Kompania koncesionare pranon skandalin

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

CNA.al me dokumente ekskluzive dhe zyrtare ka mundur të zbërtheje skemën e plotë të koncesionit të inceneratorëve në Shqipëri, që fillon me 22 milion euro në Elbasan, 28 milionë euro në Fier, dhe 128 milionë euro në Tiranë.

Në një mënyrë të qartë, duke investiguar dokumentat, duke siguruar dhe materiale ekskluzive, kemi treguar se janë të njëjtët persona që fshihen pas tre inceneratorëve. Të cilët janë shtetasi Klodian Zoto, shtetasi Mirel Mërtiri dhe bashkëjetuesja e këtij të fundit Stela Gugallja. Këta katër persona janë njerëzit kryesorë të cilët kanë marë dy ofertat e pakërkuara për inceneratorin e Elbasanit dhe të Fierit, për të cilat qeveria shqiptare duhet të paguajë të paktën 50 milion euro (Lexo këtu)

Ndërsa në Tiranë, CNA.al ka mundur të zbulojë se kompania e cila pretendohet se është një kompani hollandeze, Integreted Energy BV, është thjeshtë dhe vetëm një kompani e krijuar nga të njëjtët persona, të përfshirë në ndërtimin e inceneratorëve në Fier dhe Elbasan.

Pra, sërish del në skenë Klodian Zoto. ( Lexo këtu)

Kompania pranon skandalin 

Kompania kryesore e piramidës së koncesioneve për inceneratorët, Integreted Technology Services, ITS, në faqen e saj zyrtare tregon qartë atë që ka raportuar CNA.al dhe mediat e tjera. Pra, se pas konçesionit të inceneratorëve në Shqipëri, qëndron një person.

Sipas asaj që deklaron vetë kjo kompani në faqen e saj zyrtare, ITS është ajo që ka ndërtuar landfillin dhe kapsulimin e mbetjeve në Elbasan, është ajo që ka ndërtuar landfillin dhe po punon në Vlorë, dhe në Fier.

Është ajo që ka ndërtuar fazën e parë dhe të dytë, në landfillin e Tiranës.

Pra, vërtetohet ajo çfarë kanë thënë mediat, që është raportuar nga CNA.al dhe disa media të tjera, që pas inceneratorëve qëndron një person që quhet Klodian Zoto dhe në strukturën e kompanive është dhe Mirel Mërtiri.  

Inceneratori i Tiranës

Edhe pse pretendohet se bëhet fjalë për një kompani holandeze, në fakt është ITS e Klodian Zotos, e cila qëndron pas.

Integrated Technology Services” ka lidhur një kontratë nënkontraktimi me shoqërine “Integrated Energy BV SPV” shpk me datë 07.12.2017.
Projekti përfshin kryerjen e punimeve civile për kapsulimin e landfillit ekzistues si dhe të punimeve mekanike për ndërtimin e linjës së selektimit të mbetjeve si dhe të impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane. Gjithashtu edhe menaxhimin e tyre”-thuhet në faqen zyrtare të ITS.

Vlera, për fazën e parë të punimeve është 5,204,913.48 euro.

Ndërsa për fazën e dytë vlera është 5,205,138.13 euro.

Inceneratori i Elbasanit

ITS, qartazi në faqen e saj zyrtare thotë se “Shoqëria “Integrated Technology Services” ka lidhur një kontratë nënkontraktimi me shoqërinë “Albtek Energy” shpk me datë 20/02/2015 me objekt: Kryerje të punimeve civile, gërmimi, shtresash të ndryshme, betonarmeje, sistemimi argjinature, pastrimi apo mirëmbajtjeje të dampës dhe bregut pranë lumit Shkumbin për realizimin e projektit në fjalë si dhe për menaxhimin e landfillit, selektimit të mbetjeve dhe impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane”.

LEXO EDHE:  Lista e shteteve dhe rregullat që duhet të ndiqni nëse udhëtoni nga Shqipëria

LEXO EDHE:  Lista e shteteve dhe rregullat që duhet të ndiqni nëse udhëtoni nga Shqipëria

Ndërsa vlera e punimeve thuhet se është 6,496,502.00 euro.

Inceneratorit i Fierit

Në faqen e ITS thuhet se bëhet fjalë për “Një projekt në bazë të të cilit shoqëria “Integrated Technology Services” ka lidhur një kontratë nënkontraktimi me shoqërinë “Integrated Technology Waste Treatment Fier” shpk me datë 21.11.2016.”.

Në Fier, vlera e punimeve është 6,523,086.01 euro. Pra nga një koncesion me vlerë 28 milionë euro, mbi 6 milion i janë dhënë Integreted Technology Services, të Klodian Zotos.

Shkojmë më tej në landfillin e Vlorës

Në faqen zyrtare të ITS thuhet se “Kontrata është nënshkruar me “Bashkinë e Vlorës” si Autoritet Kontraktues në 27 Prill 2020.”  Dhe vlera është 9,801,624.04 euro.

Një tjetër detaj që bie në sy, me një vëzhgim të thjeshtë në faqen zyrtare të ITS, është fakti se deri ditën që janë marrë koncesesionet e inceneratorëve, nuk ka asnjë punim. Pra, një kompani që lind nga hiçi dhe shkon direkt tek landfillet.

CNA.al me dokumente ekskluzive ka treguar qartazi zinxhirin e kompanive, në Elbasan, në Fier dhe në Tiranë, të cilën mund ta lexoni këtu, ndërsa ato tashmë pranohen publikisht edhe në faqen zyrtare të ITS.



Këto janë  ato që pranojnë vetë në faqen zyrtare. Por, milionat e eurove janë shumë më të mëdha për Klodian Zoton, Mirel Mërtirin dhe rrjetin që kanë përfituar konçesione qindra milionë euro, që paguhen nga taksat e shqiptareve dhe i kalojnë në kompani zinxhit.

Pra, janë para që i marrin nga shqiptarët dhe i fusin nga një xhep në një tjetër./CNA.al

Koncesioni 128 milion euro/ Plas skandali në Shqipëri, kompania ndryshon emër në Hollandë

Thellohet skandali/ Kompania e konçesionit 128 milionë euro asnjë eksperiencë, filloi në Shqipëri

Skandali/ Koncesionari i 128 milion eurove fsheh ndryshimin e emrit

Skandali/ Inceneratorët e koncesionit 128 milionë euro, reklama mediatike me taksat e shqiptarëve

Dokumentet ekskluzive-Skandali me tenderin e inceneratorit/ Kompania fituese pa asnjë aktivitet biznesi, shkeljet proceduriale

 

Dokumentet ekskluzive-Skandali me inceneratorin e Fierit/ Si u zhvatën dhjetëra milion euro nga taksat e shqiptarëve

Skandali/ Qeveria 50 milion euro kompanive pa asnjë lek

Dokumentet ekskluzive-Si u garantuan 128 milion euro/ Skema korruptive e inceneratorit të Tiranës, emrat dhe kompanitë e përfshira

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Babai me të shkuar kriminale?”/ Denoncohet në KQZ dhe SPAK, deputetja e Bashës

Publikuar

-

Nga

cna lajme politik

Në KQZ, por edhe në Kuvend  ka mbërritur një denoncim kundrejt deputetes së Lezhës Elda Hoti.

Denoncimi ka lidhje me dekriminalizimin dhe për këtë shkak Hoti rrezikon të humbasë mandatin e deputetes.

Sipas ankesës së dorëzuar në KQZ, Hoti ka fshehur ndryshimin e emrin të babait të saj nga David Hoti, në Artan Hoti.



Për këtë gjë është vënë në dijeni edhe kreu i SPAK Arben Kraja si edhe trupet diplomatike të SHBA dhe BE në Tiranë.

‘Kjo deputete në vetëdeklarimin e saj ka fshehur ndryshimin e emrit të babait të saj nga David Hoti, në Artan Hoti. Ky ndryshim është bërë më datë 30 prill 2002 dhe kandidatja për deputete znj. Elda Hoti nuk e ka deklaruar në formularin e vetëdeklarimit. Duke fshehur këtë të dhënë te gjeniralitetet e saj, znj. deputete nuk mund të përfaqësojë komunitetit të saj në parlamentin shqiptar.Kjo deputete përse e ka fshehur këtë ndryshim, e ka harruar, apo babai i saj ka pasur një të shkuar kriminale ku është dënuar për disa vepra të rënda penale, si ajo e trafikimit të lëndëve narkotike dhe trafikim të qenieve njerëzore” thuhet në akimimin e dorëzuar në KQZ, shkruan BW.

LEXO EDHE:  Situata në spitalet Covid/ Ministria thirrje të fortë qytetarëve

LEXO EDHE:  Aktori i njohur shqiptar humb jetën nga Covid-19

Elda Hoti mori mandatin nën siglën e PD, për këtë legjislaturë pas dorëheqjes se Mark Markut nga Qarku i Lezhës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vettingu në politikë/ Rushaj: Agjenda e jonë e pavarur nga ajo e PS-së

Publikuar

-

Nga

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Alfred Rushaj e ka cilësuar Vettingun e politikanëve, si një investim publik nga ana e Partisë Demokratike.

Kemi propozuar standardin e miratuar nga të gjitha konventat. Nuk është e arsyeshme që magjistratët, në këtë rast, të gjykohet intelekti i tyre në bazë të disa standardeve, ndërsa për ne të përdorët një standard tjetër. Qëllimi i Partisë Demokratike, ashtu si e kemi deklaruar është të investojmë në këtë proces publik. Prokurorët e SPAK që merren me këtë punë të bëjnë publik vendimin e tyre”, ka deklaruar Rushaj në një deklaratë për mediat.

LEXO EDHE:  “Covid-19 më agresiv”/ Tomini: Hiqet nga protokolli mbajtja e dorezave, ku do përdoren me detyrim maskat

LEXO EDHE:  Varianti Delta i COVID/ Fico: Kemi sinjale të pazakonta, i kemi çuar në laborator reference



Më tej ai ka shtuar se çdo fjalë e përdorur në draft është marrë nga standardi i përdorur tek magjistratët, për të kaluar në të gjitha filtrat që duhet.

“Ndryshimet që janë depozituar kanë të bëjnë me një ligj të kushtetutës që përmblidhen nga një mbledhjen e përbashkët.  Agjenda jonë është e pavarur nga ajo e PS-së, ne mendojmë që duhet të shtyjmë përpara prioritetet e shqiptarëve. Prioritetet tona kanë të bëjnë më votën e lirë, reformën territoriale dhe me korrupsioni si edhe pastërtinë e figurës së politikanit shqiptar”, shtoi Rushaj.

LEXO TE PLOTE