Connect with Us

Klubi largoi Sormanin, ja si reagojnë tifozët e Partizanit

Sport

Klubi largoi Sormanin, ja si reagojnë tifozët e Partizanit

Publikuar

-

Ditën e sotme është njoftuar shkarkimi i Adolfo Sormanit nga drejtimi i ekipit të Partizanit. Ka qenë vetë klubi, që ka njoftuar këtë vendim, shtyrë nga refuzimi i trajnerit për të qenë në drejtim të skuadrës në një ndeshje derbi si ajo e së premtes së shkuar ndaj Tiranës, të përfunduar 1-1 në “Air Albania Stadium”.

Në njoftimin e Partizanit kanë qenë të shumtë tifozët që kanë komentuar, duke dhënë mendimin e tyre në lidhje me ikjen e italianit dhe ardhjen e trajnerit të ri në fund të sezonit, pasi në tre ndeshjet e mbetura në krye do të jetë Renaldo Kalari. Shumica dërrmuese janë të lumtur nga ikja e italianit dhe bëjnë thirrje për të mos marrë më italianë në krye të skuadrës, por drejtuesit të hedhin sytë nga trajnerët shqiptarë.

Emrat më të përmendur janë tre, Skënder Gega, Ilir Daja dhe Shpëtim Duro. I pari ishte në krye të ekipit vitin e shkuar dhe e shpalli kampion, por në fund u shpall divorci dhe pasoi një edicion zhgënjyes. Daja është nën kontratë me Skënderbeun dhe po pret vendimin e apelimit të dënimit ndaj skuadrës korçare.

Pas kësaj ai pritet të vendosë dhe një bashkim me Partizanin do të gëzonte jo pak tifozët e kuq, të cilët ja këshillojnë klubit ta vendosë në krye të skuadrës. Duro, edhe pse më pak se dy të tjerët, është gjithashtu një emër i dëshiruar për tifozët e kuq. Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i presidentit Demi dhe drejtorit Olsi Rama, por tifozët po e thonë fjalën e tyre.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Vedat Muriqi zbarkon te Lazio për vizitat mjekësore

Publikuar

-

Nga

Vedat Muriqi sapo ka mbërritur këtë mëngjes në qendrën mjekësore të Lazios, aty ku do t’i nënshtrohet kontrolleve të detajizuara përpara finalizimit të transferimit te klubi italian.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, arriti dje në kryeqytetin e Italisë, në prag të transferimit të tij te skuadra e re.

Anëtari i Fenerbahce u shpreh i lumtur gjatë ditës së djeshme për kalimin në Serie A.



Muriqi pritet shumë shpejt t’i kompletojë formalitetet e fundit, deri në njoftimin e zyrtarizimit.

Lazio pagoi 18 milionë euro + 2 të tjera bonuse te Fenerbahce për 26-vjeçarin, që do të fitojë 2.2 milionë në sezon.

LEXO TE PLOTE

Sport

Kokëdhma: Kemi braktisur kampionatin, do të durojmë tre vjet nëse do të duhet

Publikuar

-

Nga

Presidenti i klubit Apolonia, Koço Kokëdhima, insiston se klubet e Kategorisë Superiore janë gati të presin edhe vite pa luajtur, nëse qeveria nuk plotëson kërkesat e tyre. Në “Rubrika Sportive” ai deklaroi se klubet ishsin të detyruara të ndërmerrnin këtë masë drastike.

“Nuk ka as bisedime, as negociata. Klubet e Superiores kanë vendosur të detyruara ta braktisin garën sepse nuk kanë pasur asnjë mundësi tjetër. Nuk dëgjohen dhe nuk gjendet gjuha me qeverinë. 18 muaj më parë u bënë shumë premtime nga qeveria por ato përfunduan në asgjë, ndaj klubet u detyruan të marrin këtë masë ekstreme, që të mos përfshihen në kampionat që kërkesat të plotësohen.



Nuk është gjoja, është vendim shumë serioz, ne jemi detyruar të mos i kthehemi më Superiores nëse kërkesat tona nuk plotësohen, nuk diskutohen më as një javë apo tre, por nëse duhet do të durojmë tre vjet për këtë histori. Nuk është marrë parasysh asnjë propozim i komunitetit të futbollit. Produkti ka qenë zero”, tha Kokëdhima.

LEXO TE PLOTE

Sport

Tirana çmendet në merkato, tenton Shkurtaj-Abazaj

Publikuar

-

Nga

Kristal Abazaj është shumë pranë Tiranës. Burime të besueshme të “Panorama Sport” pohojnë se ditë e fundit ka pasur diskutime intensive midis klubit bardheblu dhe vetë lojtarit, i cili është në pronësi të klubit të Anderlehtit, por duket se belgët nuk e kanë në planet e tyre shqiptarin.

Për këtë arsye, po punohet për të gjetur një formulë që 24-vjeçari të sigurojë një skuadër dhe të vijojë karrierën e tij. Për momentin mësohet se palët kanë ngecur te paga që përfiton Abazaj (20 mijë euro në muaj) dhe kampionët e Shqipërisë nuk e kanë luksin për të paguar kaq shumë.

Nga ana tjetër, Anderlehti nuk ka ndërmend që të përdorë të njëjtën formulë si te Kukësi, ku një pjesë ia paguanin ata dhe pjesën tjetër verilindorët. Belgët duan që të mos kenë më punë me pagesën ndaj futbollistit, por ndërkohë Tirana nuk ia plotëson dot kërkesat dhe nga ana tjetër lojtari nuk ka ndërmend të ulë pagën e tij. Megjithatë, gjasat janë që të gjendet një “e mesme e artë” midis klubit belg, atij të Tiranës dhe Abazajt, në mënyrë që ish-lojtari i Kukësit sezonin e ardhshëm të mbajë veshur fanellën bardheblu.



Gjasat janë që kjo marrëveshje të konkretizohet me sukses, sepse për të tria palët të përfshira në këtë mes mund të ketë përfitime: Abazaj luan në një skuadër pretendente, Tirana përforcohet ndjeshëm, ndërsa Anderlehti nuk paguan më rrogën për një lojtar që nuk jep kontributin për këtë skuadër.

Dëshirat e Tiranës nuk janë vetëm tek Abazaj, pasi burimet pohojnë se kanë hyrë në tratativa edhe me Vasil Shkurtajn.

LEXO TE PLOTE