Connect with Us

“Këpuca e Artë” në rrezik, Cristiano Ronaldo kërcënon Levandovskin

BundesLiga

“Këpuca e Artë” në rrezik, Cristiano Ronaldo kërcënon Levandovskin

Publikuar

-

Kristiano Ronaldo është rikthyer si një përbindësh pas pezullimit të kampionateve. Portugezi ka shënuar në të gjitha ndeshjet që kur Seria A u rikthye dhe tani numëron 28 gola në kampionat. Një ecuri e tillë ka bërë që ai të jetë vetëm një gol larg Çiro Imobiles në tabelën e golashënuesve të kampionatit italian dhe vetëm 6 nga Robert Levandovski, i cili është lideri në tabelën e “Këpucës së Artë”.

Por Ronaldo e kërcënon seriozisht sulmuesin polak të Bajernit sepse në Serinë A kanë mbetur edhe 6 javë të tjera për t’u luajtur. Kjo do të thotë se Kristiano Ronaldo mund të fitojë “Këpucën e Artë” për herë të pestë në karrierën e tij. Kjo gjë dukej shumë e vështirë dhe e pamundur kur u rikthye futbolli, por portugezi ka shënuar 7 gola në 6 ndeshjet e luajtura për Juventusin në këtë periudhë: Një Bolonjës, një Leçes, një Xhenoas, një Torinos në derbi, një Milanit dhe dy të fundit kundër Atalantës me penallti. Shtatë gola, 4 me penallti për të arritur kuotën e 28 golave në total. Kristiano Ronaldo nuk e ka fituar “Këpucën e Artë” që nga sezoni 2014-2015 kur shënoi as më pak dhe as më shumë sesa 48 gola në La Liga me Realin e Madridit. Që nga ajo ditë, Luis Suarez dhe Leo Mesi në 3 raste kanë qenë fituesit. Ronaldo nuk është shfaqur as në podiumin e këtij trofeu në 3 sezonet e fundit. Ndeshjet që i kanë mbetur Ronaldos për të kaluar Levandovskin janë kundër Sasuolos, Lacios, Udinezes, Sampdorias, Kajlarit dhe Romës.

Me Serinë A thuajse të përfunduar dhe pa rivalitet, duket se objektivi kryesor i të gjithë skuadrës është që Kristiano Ronaldo të dalë golashënuesi më i mirë në kampionatin italian dhe në Europë. Ashtu si Ronaldo, edhe Imobile mund ta parakalojë Levandovskin, sepse kampionati gjerman ka përfunduar. Një “luftë” që pritet elektrizuese deri në javën e fundit duke qenë se diferenca mes “Zonjës së Vjetër” dhe Lacios tashmë është 8 pikë dhe duket se nuk ka më garë. Në këtë sezon, Kristiano Ronaldo ka arritur të shënojë në total 32 gola, 28 në Serinë A, 2 në Champions League dhe 2 në Kupën e Italisë. Interesant është fakti që 6 golat e fundit të shënuar nga Ronaldo kanë qenë nga goditje standarde ose penallti. Vetëm një herë e kishte bërë diçka të tillë në vitin 2009 kundër Junajtid. Portugezi është një hap larg historisë me Juventusin pasi për 2 gola do të barazojë Borelin, i cili në vitin 1934 shënoi 31.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

BundesLiga

Gjermania rikthen tifozët në stadiume

Publikuar

-

Nga

Të parët që rinisën të luanin futboll pas pandemisë dhe të parët pritet të jenë edhe në garën për të rikthyer tifozët në shkallët e stadiumit.

Sipas televizionit shtetëror gjerman “ZDF”, kancelaritë shtetërore të shteteve federale në konsultim me federatat sportive të vendit, kanë arritur një marrëveshje për protokollet e rikthimit të publikut në shkallët e stadiumeve.



Ideja është që stadiumet të nisin të mbushen në kapacitet nga 30- 40% përpara muajit tetor, ndërkohë që një datë e saktë e rikthimit të tifozëve në tribuna mbetet ende e hapur. Sipas “Bild”-it, data e saktë pritet të vendoset në takimin e fundit që do të mbahet ditën e nesërme.

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

E kërkojnë në Premier League, Alkantara: Bayerni është shtëpia ime

Publikuar

-

Nga

Tiago Alkantara mund të qëndrojë tek Bajern Mynihu edhe pse kërkohet nga Mançester Junajtid dhe Liverpuli.

Mesfushori ka qenë i lidhur me të dy skuadrat e Premier Ligës, pasi dëshiron të provojë një aventurë tjetër.

Por Tiago ka insistuar se asnjë ofertë e kënaqshme nuk është paraqitur ende, dhe se do ndihej i lumtur po të qëndronte tek Bajerni.



Mesfushori foli për “ZDF”, pas barazimit 1-1 që Spanja mori ndaj Gjermanisë. “Unë thjesht po mendoj për ndeshjen ndaj Ukrahinës.

Pastaj do shohim. Bajerni është shtëpia ime dhe unë jam i lumtur atje”, ka thënë Tiago.

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Befason Erling Haaland: Ja çfarë do të bëhesha po mos isha futbollist

Publikuar

-

Nga

Erling Haaland ka bërë deklaratën e bujshme duke u shprehur se do të ishte reper ose bujk, nëse s’do t’i ishte futur botës së futbollit. Përmes një postimi në Twitter, 20-vjeçari thekson se ka dëshirë të bëhet më i miri në botë.

Ndërkohë, pyetjeve të ndjekësve, se çfarë profesioni do të kishte preferuar nëse s’do të ishte lojtar, ai ka deklaruar se do të preferonte bujqësinë.



Si nxitet të stërvitet dhe të japë maksimumin çdo ditë? Haaland ka një përgjigje: “Vetëm një gjë, dëshira për t’u bërë më i miri në botë”.

Po nëse do të ishte larg futbollit? Ai tha shkurtimisht: “Reper ose bujk”.

LEXO TE PLOTE