Connect with Us

Historia deliruese e burrit 41 vjeçar/ Pasi infektohet nga Koronavirusi, i tregon gruas për eksperiencat e tij seksuale me meshkujt

Life Style

Historia deliruese e burrit 41 vjeçar/ Pasi infektohet nga Koronavirusi, i tregon gruas për eksperiencat e tij seksuale me meshkujt

Publikuar

-

Historia deliruese e burrit 41 vjeçar/ Pasi infektohet nga Koronavirusi, i tregon gruas për eksperiencat e tij seksuale me meshkujt

Pasi infektohet nga Koronavirus, një burrë ka rrëfyer për bashkëshorten e tij se para se të martohej me të kishte bërë seks me burrat.

Sipas studimeve Covid -19 ka ndikuar gjithashtu edhe në psikologjinë e njerëzve deri në delirium. Tani, një raport i çuditshëm i çështjes ka zbuluar se një burrë i infektuar nga koronavirusi u bë aq delirant saqë pranoi para gruas së tij se kishte kryer marrëdhënie seksuale me burra para se të martohej me të. Burri 41-vjeçar shkoi në spital pasi përjetoi një kollë të thatë për 10 ditë, dhe një dhimbje koke të fortë për një ditë.

Në raportin e çështjes, botuar në Raportet e Jështjeve BMJ, mjekët e tij shpjeguan: “Ai ishte zgjuar natën i shqetësuar dhe ka rrëfyer se i dukej sikur “truri i tij po vraponte “. Ai i tha gruas së tij se ndjehej sikur ‘do të vdiste’. Ai gjithashtu rrëfeu për shumë takime homoseksuale deri më tani të pazbuluara dhe sjellje të tjera seksuale të përshkruara si jokarakteristike nga gruaja e tij.

LEXO EDHE:  Rama iu përgjigjet kritikave për testimet/ Ja sa teste COVID-19 janë bërë deri dje në rajon

Sjelljet e çuditshme nuk u ndalën këtu – ndërsa ishte në spital burri kishte bërtitur me zë shumë të lartë sipas mjekëve.

Ata shtuan: “Ai bërtiste me zë të lartë dhe i ngjallur me disinibicion seksual dhe sjellje jo shumë familjare, duke pyetur në mënyrë jo të duhur dhe duke prekur anëtarët e stafit.

Sjellja e tij u përkeqësua deri në atë pikë sa mjekët e vlerësuan të domosdoshme transferimin e tij në ICU për qetësim dhe ventilim, pavarësisht se nuk kishin probleme me frymëmarrjen. 23 ditë më vonë, gruaja e tij konfirmoi se sjellja e tij ishte kthyer në normalitet.

Studiuesit besojnë se njeriu mund të ketë patur më parë çrregullim bipolar të padiagnostikuar, por nuk e kanë përjashtuar mundësinë që sjellja e tij të jetë shkaktuar nga Covid-19.

Ata shtuan: “Ky raport përshkruan një rast të rrallë të manisë akute të lidhur me infeksionin SARS-CoV-2. Kjo ishte veçanërisht e rëndë, duke kërkuar intubimin urgjent dhe pranimin pasues të psikiatrisë spitalore./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Horoskopi

Dashuria dhe financat/ Parashikimi javor sipas Paolo Fox

Publikuar

-

Nga

Dashuria dhe financat/ Parashikimi javor sipas Paolo Fox

Dashi

Sipas horoskopit të Paolo Fox, javën e ardhshme do të duhet të keni shumë kujdes, veçanërisht për sa i përket dashurisë. Mundohuni të mbani nervozizmin tuaj në kontroll. Beqarët do luftojnë për të takuar një person interesant.

Demi

Është një javë që premton shumë gjëra të mira, veçanërisht në frontin e dashurisë. Beqarët mund të kenë një mundësi të këndshme! Nëse përballeni me probleme ligjore, mund të gjeni një zgjidhje në ditët në vijim.

Binjakët

Beqarët do jenë në gjendje të kenë takime nxitëse gjatë fundjavës, ndërsa çiftet do të gjejnë një harmoni të bukur të premten. Puna kërkon shumë energji: përpiquni ta menaxhoni me më shumë paqe nga ana psikologjike.

Gaforrja

Duke qenë nën ndikimin e Mërkurit, këtë javë do të keni sharm për të shitur. Yjet premtojnë suksese në dashuri. Në frontin e punës do të duhet të jeni shumë të kujdesshëm, veçanërisht të hënën dhe të martën.

Luani

Siç parashikon horoskopi i Paolo Fox në ditët në vijim, puna do ju vë para një zgjedhjeje të rëndësishme ose një ndryshimi që do të zbatohet. Në dashuri do të duhet të keni kujdes që të mos grindeni, veçanërisht në fillim të javës.

Virgjëresha

Kujdes nga e enjtja dhe e premtja, sepse Venusi në aspektin e kundërt mund të provokjë njëfarë kontrasti në dashuri. Puna do të marrë shumë kohë dhe energji. Beqarët nuk duhet të nënvlerësojnë një miqësi, sepse mund të rezultojë diçka më shumë …

Peshorja

Ata që presin lajme në punë do të duhet të armatosen me durim: vonesa të mundshme në shikim. Nëse ka sqarime për tu adresuar, shmangni të Dielën, sepse mund të përfundojë në një grindje! Në dashuri duhet të vendosni më shumë besim në të.

LEXO EDHE:  Si lindi dashuria nga një intervistë: Historia e këngëtarit shqiptar si ajo e Gjikos me Elitën

LEXO EDHE:  12 liderët ushtarakë më brilantë të historisë

Akrepi

Sipas parashikimeve astrologjike të Paolo Fox, java do t’ju japë shpërblime të këndshme për punën, falë Jupiterit dhe Saturnit. Në dashuri rrota fillon të kthehet: kushtojini vëmendje vetëm ditëve të së martës dhe të mërkurës! Ata që po ndjekin një Dash ose një Luan do të duhet të përdorin kujdes.

Shigjetari

Në vendin e punës, ju mund të merrni një ofertë që do t’ju bëjë të ndryshoni diçka. Në dashuri duhet të jesh shumë i kujdesshëm të premten e ardhshme, veçanërisht nëse je çift. Beqarët Shigjetari nuk janë plotësisht të sigurt se duan të përfshihen në një lidhje.

Bricjapi

Siç rekomandon astrologu i famshëm, ju duhet të menaxhoni financat tuaja më me kujdes. Në punë duhet t’i përkushtoheni projekteve të reja. Në dashuri, gjërat po shkojnë shumë mirë, por do të duhet të përdorni pak më shumë kujdes gjatë fundjavës, sepse mund të dilni në disa konflikte familjare.

Ujori

Në punë është koha për të ndryshuar, veçanërisht nëse ka një projekt, një rrugë që nuk shkon më tej! Në dashuri, ju duhet të frenoni nervozizmin tuaj dhe të kënaqni më shumë atë që ndiheni ndaj partnerit. Venusi është në favor dhe do ju mbështesë, veçanërisht të enjten dhe të premten.

Peshqit

Në dashuri, ju po rimëkëmbeni gradualisht, por ditët në vijim, problemet që lidhen me të kaluarën ose problemet financiare mund të lindin për të prishur harmoninë e çiftit. Në frontin e punës do të keni mbështetjen e dy gjigandëve të kalibrit të Diellit dhe Mërkurit për të realizuar projekte të reja, veçanërisht të martën./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Provokon me pozat e saj s*ksi/ Fotot më sensuale të Tiffany Keller

Publikuar

-

Nga

Provokon me pozat e saj s*ksi/ Fotot më sensuale të Tiffany Keller

Tiffany Keller është një nga modelet më seksi të momentit. Ajo ka arritur të fitojë shumë fansa falë formave të saj dhe fotove provokuese që Tiffany publikon shpesh në rrjetet sociale.

Ajo tregon format e saj bombastike teksa dhuron poza seksi me bikini. Tifanny është një influencuese e re në rrjetet sociale dhe numri i ndjekësve të saj po shtohet dita ditë falë bukurisë dhe fotove seksi.

LEXO EDHE:  Rama iu përgjigjet kritikave për testimet/ Ja sa teste COVID-19 janë bërë deri dje në rajon

LEXO EDHE:  Si lindi dashuria nga një intervistë: Historia e këngëtarit shqiptar si ajo e Gjikos me Elitën

Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Modelja me të pasmet më bombastike/ Demi Rose çmend ndjekësit me fotot e fundit

Publikuar

-

Nga

Modelja me të pasmet më bombastike/ Demi Rose çmend ndjekësit me fotot e fundit

Ajo është një nga modelet më seksi të Instagramit. Numëron rreth 14.1 milionë dhe meshkutj çmenden pas saj.

Bëhet fjalë për Demi Rose , e cila njihet për fotot e saj seksi që publikon në rrjetet sociale si dhe për format bombastike.

Supermodelja britanike provokon shpesh herë duke treguar format e saj tërësisht e zhveshur. Për më tepër ne kemi përzgjedhur fotot më shpëthyese të saj që do të mund t’i shihni në galerinë e mëposhtme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE