Connect with Us

Heqja e koalicioneve dhe hapja e listave/ Mediu zbulon “lojën” e Ramës: Fsheh një qëllim tjetër

Politikë

Heqja e koalicioneve dhe hapja e listave/ Mediu zbulon “lojën” e Ramës: Fsheh një qëllim tjetër

Publikuar

-

“Rama do të vjedhë zgjedhjet”/ Mediu: Të nxitojmë të ndërtojmë trupën elektorale

“Tendenca për të ndryshuar kushtetutën, të improvizuar për interesa politike, është një akt i paprecedentë, i cili cënon rëndë organizmin dhe funksionimin e shtetit, e po çon gjithnjë e më tepër në degradim demokracinë shqiptare.”

Kështu deklaroi kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, i cili kundërshton propozimin për heqjen e kalicioneve para zgjedhjeve.

“Sipas të gjitha rregullave, jo vetëm kushtetuta nuk ndryshohet por edhe ligjet e garës zgjedhore duheshin përcaktuar shumë kohë më parë. Edi Rama përdor hapjen e listave. Unë jam dakord për hapjen e listave por nga mbrapa fsheh një qëllim tjetër, shmang krijimin e koalicioneve. Duke shmangur krijimin e koalicioneve dhe duke ngritur pragun elektoral, tenton që të skualifikojë defakto 200 mijë vota të shqiptarëve ose më shumë. Është një lloj grabitjeje në tavolinën e zgjedhjeve. E tentoi edhe në vitin 2017 sepse nuk pranoi që të kishte koalicione, dhe kërkon që ta tentoi përsëri”, u shpreh ai në Rtv Ora.

Duke deklaruar se është pro hapjes së listave, Mediu ngre dyshimet se kjo është një lojë e kryeministrit Edi Rama për të shmangur marrëveshjen e 5 qershorit.

LEXO EDHE:  Rama në rolin e nacionalistit/ “Dush të ftohtë”, opozitës

“Këta që bëjnë këta propozime, kush nga këta merr 5%? Kërkesa për heqjen e koalicioneve dhe e rritjes së pragut 5%, është një kërkesë e hershme e Edi Ramës. Ç’lidhje kanë këta deputetë që të kërkojnë heqjen e koalicioneve? Vetëm i përgjigjen urdhrit dhe interesit të Edi Ramës. Ç’lidhje ka që këta deputetë kërkojnë rritjen e pragut në 5%, në një kohë që historia elektorale e zgjedhjeve në Shqipëri, ka treguar që vetëm dy partitë kryesore kanë dalë mbi 5%, ose mund të ketë pasur një moment të caktuar kur mund ta ketë kaluar ndonjë parti tjetër”, theksoi ai./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Politikë

Një grua zë vendin e parë në listën e Korçës/ Kush është kandidatja e PS-së

Publikuar

-

Nga

Gjatë një konference për mediat, kryeministri Edi Rama ka prezantuar kandidatët e Parrtsë Socialiste për secilin qark.

Mes të tjerave, Rama prezantoi edhe kandidaten që do të jetë e para në listën e Korçës.

Kreu i qeverisë bëri të ditur se vendin e parë në listë do ta zerë Eni Zake, e cila mban postin e anëtares së Këshillit Bashkiak të këtij qyteti dhe është administratore e Universitetit të Korçës.

“Eni Zake do jetë në Korçë: Anëtare e Këshillit Bashkiak dhe Administratore e Universitetit të Korçës. Komitetit korçar i jepet një mesazh i qartë”, theksoi Rama.

Në vitet 2005–2014 Zake ka punuar si Përgjegjëse e Sektorit të Financës dhe Personelit në radio-televizionin publik “KORÇA”.  Për një periudhë 10-vjeçare (2005 –2015) ajo ka punuar edhe si pedagoge e ftuar (part-time) në Universitetin “Fan. S. Noli“ të Korçës.

LEXO EDHE:  Video/ Përfundon Ura e Vashës në Rrugën e Arbrit

LEXO EDHE:  Manjani zbulon prapaskenat e shkarkimit/Dy fjalët që i thashë Metës

Në periudhën 2014-2017 punoi si Drejtore e Degës së Thesarit, Korçë (Ministria e Financave) dhe aktualisht prej prillit 2017 si Administratore në Universitetin e Korçës.

Zake është anëtare e PS, delegate për Kongresin në Forumin e Gruas Socialiste, aktiviste dhe pjesëmarrëse në takime me organizatat e partisë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dritan Leli i refuzoi propozimin/ Rama: Është zgjedhja e tij!

Publikuar

-

Nga

Dritan Leli i refuzoi propozimin/ Rama: Është zgjedhja e tij!

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për mediat, është pyetur dhe për refuzimin e kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Leli për të qenë në listën e kandidatëve për deputetë të PS në Vlorë.

Rama tha se është e vërtetë që e ka propozuar, por ai nuk e ka parë të arsyeshme.

 “Në formimin e një skuadre ka dinamika të brendshme. Këtu nuk ka rëndësi fare se çfarë ka menduar njëri apo tjetri. Është e vërtetë që unë i kam propozuar që ai të bëhet pjesë e skuadrës, nuk e ka parë të arsyeshme, është zgjedhja e tij. Me të, pa të skuadra jonë në Vlorë do realizojë objektivin bazë dhe do shkojë shumë afër objektivit maksimal që është plotësisht i mundur sipas meje, s’ka asnjë problem”, deklaroi Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama nuk harron Erion Braçen/ I pari në listën e Fierit

Publikuar

-

Nga

Rama nuk harron Erion Braçen/ I pari në listën e Fierit

Listën e Partisë Socialiste në Fier do ta kryesojë zv.kryeministri Erion Braçe.

Kështu u shpreh kryeministri Rama gjatë prezantimit në selinë e PS.

Rama tha se kjo do të jetë një skuadër që ka edhe palcën e PS, por edhe frymëmarrje me figura të reja.

“Zgjeron kufijtë e PS. Është një skuadër që ka të gjithë palcën e PS por edhe një frymëmarrje shumë më të madhe që shkon përtej organizmit. Duke e bërë PS pasqyrë të shoqërisë, të gjitha kategorive”, shpreh Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE