La Liga
Fantastik Keidi Bare, tund rrjetën me Malagën në kampionatin spanjoll (VIDEO)

Pas daljes për të dytën herë me të kuq që pas ndërprerjes, takimi me trajnerin duket se ka funksionuar për Keidi Baren.
Ky i fundit është rikthyer sërish në fushën e lojës si zëvendësues në pjesën e dytë, duke arritur të lërë gjurmët e tij.
Këtë herë nuk do të kujtohet për kartonët e tij, por për golin e shënuar.
Në minutën e 3-të të shtesës, mesfushori shqiptar përfiton nga një topn brenda zone për ta dërguar më pas në rrjetë.
Megjithatë fati i ndeshjes nuk mund të ndryshonte, teksa Gijon ia del të fitojë me shifrat 2-1.
Gjithsesi ky gol vlen për motive personale të lojtarit, sidomos pas një periudhe ku vetëm pak kohë më parë iu desh të linte skuadrën me 10 lojtarë pas ndëshkimit me kartonë të verdhë për të dytën herë brenda 2 minutave.
Lajme të Rekomanduara:

Surpriza e madhe/ Klubi i ligës së tretë eliminon Real Madridin nga Copa del Rey
Alcoyano, klub i ligës së tretë spanjolle ka arritur që të eliminojë Real Madridin pas fitores 2-1 në vazhdime. Juanan Casanova në minutën e 115-të...

Tronditëse/ Futbollisti i klubit të La Ligës, dënohet me 2 vite burg
Sulmuesi i skuadrës spanjolle të Eibarit, Sergi Enrik, ka marrë një goditje të rëndë së fundmi, teksa gjykata e ka dënuar atë me dy vite...