Connect with Us

Ekuban mahnit Turqinë, shënon dhe afron ekipin e tij drejt titullit kampion

Sport

Ekuban mahnit Turqinë, shënon dhe afron ekipin e tij drejt titullit kampion

Publikuar

-

Kaleb Ekban vazhdon shkëlqimin në Turqi, teksa këtë e konfirmuar edhe ditën e sotme me një gol të shënuar i cili është shume i rëndësishëm për ekipin e tij

Ish-sulmuesi i Partizanit ka shënuar për Trabzonsporin në minutën e 14’ ndaj Denizlispor, rezultat me të cilin është mbyllur edhe pjesa e parë.

Në rast se Trabzonspori do mbante këtë avantazh do të ishte një rezultat i shkëlqyer në luftën për titullin kampion, duke parë që Basaksehir i vendit të parë po humb me shifrat 3-1 dhe diferenca ngushtohet në 1 pikë, kur janë edhe dy ndeshje të tjera për tu luajtur.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Arbitri Mahmuti: Po shihnim ndeshjen, trimat e Partizanit më prishën lokalin

Publikuar

-

Nga

Edhe pse nuk ka pasur lidhje me derbin e djeshëm, për ironi të fatit, asistenti nga Elbasani e ka pësuar nga tifozët, të cilët gjatë përleshjes guerile ia kanë dëmtuar lokalin. Ka qenë vetë arbitri Astrit Mahmuti që ka treguar për “Panorama Sport” më shumë për këtë ngjarje, i cili është ndier i tronditur nga ajo që i ndodhi.

Sipas arbitrit, dhuna ishte e pashpjegueshme, pasi duke mos pasur asnjë lidhje me ndeshjen dhe ngjarjen, disa persona, që ai i quan gangsterë, i shkatërrojnë pronën e tij. Ai i ka identifikuar ata si trimat e Partizanit.

“Ishin disa djem, tifozë të vegjël dhe po shihnin ndeshjen normalisht. Ndërkohë, vijnë afro 50 apo 100 veta, trimat e Partizanit këto… Unë nuk e kuptoj a jemi shqiptarë a jo, nuk jemi as serbë. Unë vetë jam arbitër futbolli, asistent. Po shihnim sportin dhe vijnë këta gangsterët. Çfarë të them, shihni vetë”, shprehet i tronditur Mahmuti pas ngjarjes.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Vedat Muriqi e bën me shëndet, shënon golin e parë me Lazion

Publikuar

-

Nga

Vedat Muriqi ka shënuar golin e parë te Lacio, por që ka vlerën e kualifikimit. Sulmuesi shqiptar luajti nga minuta e parë në përballjen e lacialëve kundër Parmës e vlefshme për Kupën e Italisë. Trajneri Inzagi ka zgjedhur që t’i besojë duke mos e larguar nga fusha e lojës, ndërsa mbërriti edhe shpërblimi.

Teksa rezultati ishte në shifrat 1-1 dhe kur u mendua se për t’u mësuar ekipi që do të kualifikohej për turin tjetër në Kupë do të duheshin me patjetër 30 minutat e shtesës, Muriqi gjeti rrjetën.

Pas një krosimi të bukur nga krahu i majtë sulmuesi do të godiste në shtyllë dhe pasi topi gjeti trupin e portierit kundërshtar, do të përfundonte në rrjetë. Ky është realizimi i parë për këtë futbollist me fanellën e Lacios që vjen në mënyrë disi të çuditshëm, por që vlen për kualifikim.

LEXO TE PLOTE

Sport

Gaz Demi: E merituam, ja blerja më e mirë e Partizanit

Publikuar

-

Nga

Presidenti i Partizanit, Gazmend Demi është shfaqur shumë i lumtur për fitoren e skuadrës së tij në derbi ndaj Tiranës.

Pas përfundimit të ndeshjes, Demi tha për “Rtsh”, se të kuqtë e merituan këtë fitore, duke shtuar më tej se Eraldo Çinari është goditja më e mirë në merkato.

“Ishte një ndeshje e bukur dhe e dyluftuar nga të dyja skuadrat. Mendoj se Partizani e meritoi këtë fitore ditën e sotme. Për Çinarin më tha edhe drejtori Genc Tomori, se është blerja jonë më e mirë në këtë merkato të janarit. E përgëzoj lojtarin për golin e shënuar.”, tha Demi.

LEXO TE PLOTE