Connect with Us

Eksperti amerikan: Rihapja e parakohshme shkaktoi rritje të infektimeve

Bota

Eksperti amerikan: Rihapja e parakohshme shkaktoi rritje të infektimeve

Publikuar

-

Eksperti amerikan: Rihapja e parakohshme shkaktoi rritje të infektimeve

Eksperti kryesor amerikan i sëmundjeve infektive, Dr. Anthony Fauci thotë se shtimi i ritmeve të përhapjes së koronavirusit ditët e fundit në SHBA është rezultat i faktit se Shtetet e Bashkuara nuk e mbyllën plotësisht aktivitetin për të ndalur avancimin e sëmundjes.

“Nuk realizuam një mbyllje të plotë dhe për këtë arsye shohim rritje,” tha të hënën drejtori i Institutit të Sëmundjeve Infektive dhe Alergjike në një intervistë me Fakultetin e Mjekësisë së Universitetit Stanford.

“Ritmet kishin filluar të binin, realizuam një sheshim të kurbës me shifra gjithsesi shumë të larta prej rreth 20 mijë infektimesh të reja në ditë. Pastaj filloi rihapja dhe tani po shohim shtim të rasteve, në Kaliforni, në Arizona, në Teksas e Florida si dhe shtete të tjera,” tha Dr. Fauci.

LEXO EDHE:  Përdorimi i maskave kundër Covid-19/ Studimi i fundit që i ndryshoi mendim edhe Piperos

Eksperti u shpreh gjithashtu me “optimizëm të matur” se brenda vitit do të ketë të paktën një vaksinë kundër koronavirusit./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

181 raste të reja me Covid-19 në Kosovë/ Shërohen mbi 100 pacientë

Publikuar

-

Nga

Ministria e Shëndetësisë njofton për 181 raste të reja me Covid-19 nga 463 testime të bëra në 24 orët e fundit.

Numri total i rasteve pozitive është 9.869 raste nga 39.741 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Gjithashtu raoportohet se që nga fillimi i pandemisë në Kosovë kanë humbur jetën 303 të infektuar, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.



LEXO EDHE:  Koronavirusi/ Kirurgu i njohur mesazh qytetarëve: Do ia dalim, vetë e keni në dorë

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 125 pacientë, ndërsa numri i rasteve aktive është 3.961.

LEXO EDHE:  Koronavirusi/ Kirurgu i njohur mesazh qytetarëve: Do ia dalim, vetë e keni në dorë

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 5.480./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Bejrut, përpjekjet për rimëkëmbje pas shpërthimit masiv

Publikuar

-

Nga

Bejrut, përpjekjet për rimëkëmbje pas shpërthimit masiv

Çernobili i Libanit. Kështu po përshkruhet nga disa njërëz shpërthimi masiv që tronditi Bejrutin, duke shkaktuar mbi 135 të vrarë e mijëra të plagosur. Treqind mijë njerëz humbën shtëpitë e tyre dhe një numër spitalesh gjithashtu u goditën rëndë. Një nga shenjat e mbështetjes ndërkombëtare ishte një vizitë nga Presidenti Francez Emmanual Macron, i cili i shkoi nga afër lagjet më të dëmtuara të kryeqytetit libanez.

Bejruti, dikur i njohur si Parisi i lindjes, përsëri duket si një zonë lufte, i shkatërruar nga një shpërthim që është përshkruar si gati-bërthamor për nga intensiteti i tij.

Të rinjtë kanë filluar të pastrojnë rrugët nga copëzat e xhamave të thyera të dritareve, për të lehtësuar udhëtimin e njerezve drejt shtëpive të tyre dhe përpjekjet për të gjetur personat që akoma janë në listën e të zhdukurve. Dhjetra njerëz thuhet se janë akoma nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara. Deri më tani, mbi 130 njerëz kanë vdekur dhe më shumë se 5000 të tjerë janë plagosur.

“Ne tashmë kishim shumë probleme, ekonomia ishte në gjendje të rëndë, lira libaneze kishte rënë shumë ndaj dollarit, koronavirusi dhe tani këto shpërthime”, tha studentja Dalia.

Të plagosurit u dërguan me shpejtësi në spitale, por edhe ato u dëmtuan rëndë. Spitali universitar i Shën Xhorxhit, një nga spitalet më të mëdha të qytetit, evakuoi qindra pacientë. Disa nuk mund të shpëtoheshin. Disa vdiqën, përfshirë një numër infermierësh.

LEXO EDHE:  Policia me “dorë të hekurt”/ Në 24 orë ndëshkohen 397 qytetarë  

LEXO EDHE:  Flet eksperti/Cfarë mishi po konsumojnë shqiptarët

Spitali tashmë është duke apeluar për ndihmë për rindërtim dhe rifillim të punës.

“Ne kemi nevojë për gjithçka. Ne kemi dhënë detaje se si mund të na gjeni në internet. Çdokush mund të ndihmojë”, tha George Saad, Menaxher i Spitalit të Shën Xhorxhit.



Ndërsa shenjat tregojnë për një shpërthim të shkaktuar nga një sasi e madhe e nitrat amonit të ruajtur në mënyrë të papërshtatshme në një depo, pavarësisht paralajmërimeve kundër këtij veprimi, aktivistët po bëjnë thirrje për një hetim të pavarur.

Pas muajve të demonstratave antiqeveritare, mosbesimi ndaj udhëheqjes së vendit vazhdon të jetë i pranishëm. Presidenti i Francës të enjten u prit nga thirrje të kritikëve kundër politikanëve të Libanit.

Presidenti francez Emmanuel Macron ofroi ndihmë dhe i bëri thirrje elitës qeverisëse të Libanit që menjëherë të fillojë zbatimin e reformave të mirëfillta.

“Unë dua të jem në gjendje t’ju dëgjoj, kuptoj dhe të ndihmojë në organizimin e ndihmës dhe mbështetjes ndërkombëtare për Bejrutin dhe popullin e Libanit.”

Nga sulmet izraelite deri tek trupat tokësore siriane dhe lufta civile e viteve 1980, libanezët kanë përjetuar katastrofa më shumë se një herë.

Por asnjë përvojë nuk mund të kishte përgatitur njerëzit për këtë.

Përsëri, banorët e këtij qyteti po përpiqen të rimëkëmben./ VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

Video-Shpërthimi i fuqishëm në Bejrut/ Dalin pamjet me dron nga “qyteti fantazmë”

Publikuar

-

Nga

Vijojnë kërkimet nën rrënojat e portit të Bejrutit pas shpërthimit tragjik, ku deri më tani raportohen 157 të vdekur dhe mijëra të plagosur.

Vala e fortë e shpërthimit ka shkatërruar tërësisht kryeqytetin e Libanit, ashtu siç shihet dhe nga pamjet e publikuara sot.
Në videon e filmuar me dron, shfaqen pamje që të ngjallin frikën, e ndërsa Bejruti ngjan si një qytet fantazmë.



LEXO EDHE:  Nga Klodian Tomorri/ Epidemia nuk ndalet me propagandë

Dyshohet se shpërthimi është shkaktuar nga ndezja e 2,750 tonë nitrat amoniumi, një kimikat i përdorur për eksplozivë, që ishte ruajtur në port pasi ishte konfiskuar nga një anije, ngarkese e ndaluar në 2013./CNA.al

LEXO TE PLOTE