LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deputetja infektohet me Covid/ “Simpotmat më filluan pas seancës në Kuvend”

13 Korrik 2020, 13:37, Kosova & Bota CNA
Deputetja infektohet me Covid/ “Simpotmat më filluan pas seancës

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albena Reshitaj është infektuar me virusin Covid-19.

Përmes një postimi në Facebook, Reshitaj ka thënë se simptomat kanë filluar të shfaqen pas seancës së Kuvendit që u mbajt të premten (10 korrik).
Deputetja u ka bërë thirrje të gjitha institucioneve të vendit që të rrisin përkushtimin në respektimin e masave mbrojtëse.

?Të nderuar qytetarë, miq e kolegë,
Që nga fillimi i Pandemisë jam përpjekur të zbatoj masat e rekomanduara nga institucionet shëndetësore dhe vazhdimisht kam bërë ftesë për zbatimin e tyre.
Pas seancës së ditës së Premte, konkretisht prej të Shtunës së këtij vikendi kanë filluar të më shfaqen disa simptoma që lidhen me infeksionin me Covid-19 dhe pastaj iu kam nënshtruar testit ku kam rezultuar pozitiv.
Deri në testimin tjetër pas një kohe të përcaktuar sipas protokollit unë do të qëndroj e izoluar në sht?pi. Dua edhe një herë ti bëjë ftesë të gjitha institucioneve të vendit që të rrisin përkushtimin në respektimin e masave mbrojtëse, të ndalohen të gjitha ngjarjet dhe aktivitetet aty ku nuk ka kushte dhe ku nuk respektohen masat e rekomanduara nga IKSHPK. Të rritet përkushtimi dhe disiplina sa nuk është bërë tepër vonë?, shkruan deputetja./CNA.al

Lajmet e fundit nga