Connect with Us

Debatet për Reformën Zgjedhore/ Aleatët e Bashës pro hapjes së listave

Politikë

Debatet për Reformën Zgjedhore/ Aleatët e Bashës pro hapjes së listave

Publikuar

-

Në skenën politike shqiptare, ditët e fundit po zhvillohet një debat i fortë, për hapjen ose jo të listave të kandidatëve për deputetë.

Opozita parlamentare kërkon hapjen e listave zgjedhore, dhe nga ana tjetër duket se në lidhje me këtë kërkesë ka një qëndrim të zbutur edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili publikisht është shprehur i gatshëm, për të diskutuar në lidhje me hapjen e listave.

Por, ndërkohë, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duket se ka një qëndrim kundër hapjes së listave, duke përdorur si justifikim marrëveshjen e 5 qershorit, për Reformën Zgjedhore.

Megjithatë një qëndrim mjaft të qartë pro hapjes së listave, duket se kanë aleatët Partisë Demokratike, që nga kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, kreu i PR, Fatmir Mediu dhe kreu i PAA-së, Agron Duka.

Të tre aleatët e Partisë Demokratike, përtej akuzave ndaj kreut të qeverisë, për të cilin thonë se nuk është i sinqertë në atë çfarë deklaron, janë pro hapjes së listave dhe pro koalicioneve.

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, në një prononcim për CNA.al, tha se listat duhen hapur, dhe sipas tij pot ë ketë dëshirë dhe vullnet, kjo është e implementueshme në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Sa i takon marrëveshjes se 5 qershorit, Zoti Shehi tha se nuk ishte më e mira për shqiptarët.

deputet i opozites se bashkuar
Dashamir Shehi, kreu i LZHK-së

“Unë kam 130 vjet që e them se jam pro hapjes së listave. Duhet të hapen. Por, e mbaruan marëveshjen, tani ska më vlerë, është kot. Tani më duket se vjen vërdallë kot. Këto janë muhabete të tjera.

Po të ketë dëshirë në zgjedhjet e ardhshme hapen listat. Unë dua për shembull mazhoritar të korrektuar, siç ishte më përpara. Kjo e zgjidh këtë çështje”-tha Shehi.

I pyetur se nga kush mungon vullneti dhe dëshira për këtë çështje, Shehi drejtoi gishtin nga kryeministri.

“Nga Edi Rama. Bëri një marrëveshje, pastaj e kthen mbrapsht. po të donte, mund t’i kishte bërë të gjitha. Mund të ndryshonte sistemin, mund të ndryshonte Kushtetutën.”-u shpreh Dashamir Shehi.

Po ashtu Shehi tha se ka pasur një propozim nga ana e tij, ku kërkon sistem mazhoritar të korrektuar.

“Unë kam propozuar për ta bërë sistemin siç ishte sistemi i vjetër, mazhoritar i korrektuar”-u shpreh Shehi.

Por, megjithatë Shehi la të nënkuptohet se nuk ka pasur një mbështetje për propozimin e tij, ndërsa tha se “Nuk e di unë… këta e mbyllën me një marrëveshje, e cila nuk ishte më e mira për Shqipërinë, tani fillon rrumpalla nga e para. As njerëzit nuk kuptojnë çfarë po ndodh, serioziteti i marrëveshjes bie. Si duket Zoti Rama ka vetëm një qëllim që të eleminojë koalicionet, që është e padrejtë sepse shqiptarët kanë të drejtë të dalin kundër Ramës dhe një zë i fortë mund ta mundë”-deklaroi kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, për CNA.al.

Agron duka kryetar i partise agrare ambjentaliste
  Agron Duka, kreu i PAA

Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe kreu i PAA-së, Agron Duka, i cili tha se është pro hapjes së listave, por kishte rezerva për mënyrën sesi po e bën Rama.

LEXO EDHE:  Foto-Çfarë po ndodh në Tiranë dhe në Vlorë

“Unë kam qënë gjithmonë pro hapjes së listave, por jam Dy partitë e mëdha, PS dhe PD nuk kanë vullnetin për t’i hapur listat.

Rama duhet t’i hapë listat ashtu siç është për t’i hapur, me një dakordësi dhe me një diskutim më të gjërë me të gjitha forcat politike. Dhe më e rëndësishmja është të mos heqë koalicionet dhe të mos kthejë pragun 5%. Ai është duke bërë tregti.

Nuk është problemi se po bën diçka në interes të shqiptarëve. Ai ka qënë kundërshtari kryesor i hapjes së listave. Në vazhdimisht kemi debatuar, ku ne kemi kërkuar të hapim listat, ndërsa ai ka qënë kundër, me argumentin se parlamenti është më cilësor, edhe se sipas tij respekton edhe përqindjen gjinore. Ndërkohë është kundër hapjes së listave.

Këtë e tha nga presioni, por e bashkëshoqëron me atë që ka leverdi për vete. Ai ka frikë nga konsumi që ka si pushtet dhe e bashkëshoqëron me heqjen e koalicioneve dhe pragun zgjedhor.

Jam absolutisht për lista të hapura, unë jam shprehur për një sistem zgjedhor, me element mazhoritar. Jo lista të hapura, apo mazhoritar i pastër.

       Fatmir Mediu, kreu i PR-se

Sipas meje listat e mbyllura i japin autoritet të pamerituar kryetarëve. Kështu që do të ishte e mirë, por kjo kërkon kohën e vet. Jo siç e bëri ky. Kërkon një dakordësi me këto që kanë peshën specifike, që kanë më shumë peshë reale opozitare, dhe nga ana tjetër e prish atë.”-tha Agron Duka për CNA.al.

Po ashtu edhe kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu në një prononcim për CNA.al është shprehur pro hapjes së listave, dhe pro koalicioneve.

“Jam për hapjen e listave dhe pro koalicioneve, ndryshe çdo hapje listash kthehet në pazar antikushtetues për të përjetësuar regjimin e kësaj qeverie”-tha Fatmir Mediu për CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ngritja e Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese/ Meta letër KED: Vonesat të pajustifikuara

Publikuar

-

Nga

“Koha është tani”/ Meta bën thirrjen e fortë: Zgjidhja nuk duhet të jetë më largimi

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish në lidhje me vonesat dhe  problematikat në bërjen funksionale të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë.

Në një letër drejtuar KED-së, kreu I shtetit I cilëson sit ë pajustifikueshme vonesat, ndërsa ripërsërit thirrjen që të angazhohet për të vijuar veprimtarinë e pandërprerë për përmbushjen e detyrimeve kushtetuese në procesin e plotësimit dhe bërjes funksionale të Gjykatës Kushtetuese në mënyrë të plotë, brenda një kohë sa më të shkurtër.

“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta përmes shkresës nr.3115 prot, datë 15 shtator 2020, ka përcjellë pranë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Këshillit të Lartë Gjyqësor, Kuvendit të Shqipërisë dhe Avokatit të Popullit, qëndrimin zyrtar “Mbi vonesat dhe problematikat në ripërtëritjen dhe bërjen funksionale të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë”.

LEXO EDHE:  Kryeministri Rama në Tepelenë, prezanton kandidatin Tërmet Peci



Në këtë letër Presidenti Meta ka evindentuar problematikat, anomalitë dhe vonesat e pajustifikuara, duke kërkuar njëkohësisht zbatimin e Kushtetutës dhe të Ligjit, si dhe marrjen e masave emergjente për bërjen funksionale të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë.

LEXO EDHE:  Jozefina Topalli kujton themelimin e PD/ “Shuplakë” Bashës: Sot nuk është më

Në respekt të parimit të transparencës që ka shoqëruar gjithmonë veprimtarinë e Kreut të Shtetit, ky qëndrim publikohet në faqen zyrtare të Institucionit.”-thuhet në njoftimin e Presidencës.

Më poshtë letra e plotë drejtuar KED:

LEXO TE PLOTE

Politikë

Krimi trondit vendin/ Lleshaj “zhgrryhet” në BMW-në luksoze me targa falso

Publikuar

-

Nga

Krimi trondit vendin/ Lleshaj “zhgrryhet” në BMW-në luksoze ma targa falso

Prej rreth dy vitesh në krye të Ministrisë së Brendshme, gjenerali që u bë “kapter” partie, Sandër Lleshaj, vijon të numërojë “suksese” të panumërta.

E filloi duke dhënë urdhëra qesharakë, si ai për policët “barkdërra”, dhe mesa duket po ngrys ditët e tij të fundit, në BMW-në luksoze, blerë nga Policia e Shtetit, por që e përdor Lleshaj për të shëtit rrugëve të Tiranës.

Por, ndërsa Lleshaj vijon të “zhgrryhet” në BMW-në, luksoze, krimi vazhdon të trondisë vendin.

Në vetëm 48 orë, në vendin tonë kanë humbur jetën katër persona. Mbrëmjen e së dielës dy vajza të reja humbën jetën, ndërsa dy të tjera mbetën të plagosura rëndë, në një aksident rrugor, sepse shoferi ishte Ii dehur dhe policia nuk dukej gjëkundi.

Ndërkohë, mëngjesin e djeshëm, një tjetër person humbi jetën. 33-vjeçari Klevis Kapllani u gjet I vrarë me armë zjarri në makinën e tij.

Ndërkohë, po pasditen e djeshme një tjetër ngjarje e rëndë tronditi kryeqytetin. Një grua u vra nga kunati, për çështje “morali”.

Një tjetër ngjarje tronditëse për kryeqytetin ishte shpërthimi i fuqishëm te Vasil Shanto, paditen e djeshme. Një atentat mafioz, ku mbeti i plagosur rëndë Prend Gjini.

Në vetëm 48 orë, ngjarjet kriminale kanë tronditur vendin, por për ministrin e Brendshëm, këto janë vetëm statistika, jo jetë të humbura.

Sandër Lleshaj është i sigurtë për veten e tij, dhe vazhdon të “zhgrryhet” në BMW-në luksoze, me targa false. Por, ende nuk ka publikuar dokumentet e blerjes së mjetit.

Makina me targa shqiptare, te Ministria e Brendshme

“Kapter” Lleshaj vazhdon të grijë sallatë, del dhe në televizion me shpresen se do shpëtoje imazhin, por mirë është të tregojë dokumentet.

LEXO EDHE:  Denoncimi i Sokol Olldashit gjashtë vite më parë/ “Klientela” e vjetër e Ramës, i shërben Veliajt

LEXO EDHE:  Anëtari i Këshillit Kombëtar e thotë troç/ Zbulon si e fundosi Basha PD-në

Sandër Lleshaj flet për shifra dhe statistika, dhe mburret nëpër ekrane, në një kohë kur në tre muaj Shqipëria ka qënë e mbyllur, për shkak të pandemisë së Covid-19. As vetë Sandri nuk dilte nga frika, por kalonte më shumë kohë në vilën që shfrytëzon prej vitesh në Gjirin e Lalzit

Kur njerzit ishin në izolim, Sandri blinte BMW-në luksoze.

Ndërsa tani që dolën dhe plasën vrasjet, Sandri shëtit me BMË-në, si dikur rrugëve të Tiranës kur Agron Gjekmarkaj e shëtiste dhe prezantonte me njerzit pasi “kapteri” ju fliste kot gjysmës së njerzve.

Ndoshta mëshira kristiane e Gjekmarkajt të zhgënjyer nga Lleshaj mund t’i shërbejë “kapterit” si avokati për të shpëtuar nga turpërimi jo vetëm si ministër, por edhe si qytetar. Fatkeqësisht do mbahet mend si gjenerali që u kthye në “kapter” partie./ CNA.al

Të gjitha sukseset e “kapter” Sandër Lleshajt në Ministrinë e Brendshme

Lleshaj merr vendimin drastik/ Zbulohet urdhëri për “policët barkderra”



Publikoi skandalin e makinës luksoze/ Gazetari sfidon publikisht Sandër Lleshajn

“Kapter” Sandër Lleshaj reagon për makinën luksoze/ CNA.al i përgjigjet

Ekskluzive-Sandër Lleshaj dhe Ardi Veliu kapen në mega-skandal/ Si u “përvetësua” makina 100 milionëshe

Sandër Lleshaj, “kapteri” me limuzinë

“Ministri i Lalzit”/ Sandër Lleshaj hesht për vilën luksoze

Skandali me BMW-në 100 milionëshe të Sandër Lleshajt/ Mjeti qarkullon pa siguracion

Foto+Video/ Zbulohet vila e ministrit të Ramës në Gjirin e Lalzit

Skandali me BMW-në luksoze të Sandër Lleshajt/ Makina qarkullon me targa falso

Ministri i Brendshëm përfshihet në skandal/ Fshehu një vilë në Gjirin e Lalzit?

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Presidenti kërkon “luftë”/ Besë për besë të shpëtojmë Shqipërinë

Publikuar

-

Nga

Presidenti kërkon luftë/ Besë për besë të shpëtojmë Shqipërinë

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka qenë sot i pranishëm në fshatin Pezë e Madhe të Tiranës ku është përkujtuar 78 vjetori i Konferencës së Pezës.

Meta shkruan se mesazhet që përcjell edhe sot pas 78 vitesh janë më aktuale se kurrë.

Në postimin e tij, kreu i shtetit shprehet me tone mjaft të forta, ndërsa kërkon “luftë”, sipas tij kundër një pushtimi të ri nga një sekt e një bandë oligarkësh që kanë uzurpuar institucionet.

“Pezë do të thotë bashkim, kushtrim dhe qëndresë, pa dallim feje, krahine dhe ideje në mbrojtje të interesit kombëtar.



Mesazhet që përcjell edhe sot, pas 78 vitesh, Konferenca e Pezës janë më aktuale se kurrë për të lënë mënjanë ndasitë e interesat afatshkurtra, dhe për t’u bashkuar kundër një pushtimi të ri nga një sekt e një bandë oligarkësh që kanë uzurpuar institucionet dhe kanë marrë peng të ardhmen e çdo shqiptari dhe atë europiane të vendit tonë.

LEXO EDHE:  Denoncimi i Sokol Olldashit gjashtë vite më parë/ “Klientela” e vjetër e Ramës, i shërben Veliajt

LEXO EDHE:  Zjarret djegin vendin/ Rama: Le të shuhen vetë, nuk janë punë e shtetit!

Peza është një amanet: Besa-besë për të shpëtuar Shqipërinë!”përfundoi Meta.

 

LEXO TE PLOTE