LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bie "teoria" e normalitetit/ Drejtori i OBSH nuk jep shpresë për rikthim te gjendja e zakonshme

13 Korrik 2020, 15:52, Lifestyle CNA
Bie "teoria" e normalitetit/ Drejtori i OBSH nuk jep shpresë

Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit, tha të hënën se “Nuk do të ketë kthim në normalitet për një të ardhme të parashikueshme”.

Duke folur në një konferencë për media në Gjenevë, ai shtoi se “Ekziston një hartë rrugore për një situatë ku ne mund të kontrollojmë sëmundjen dhe të vazhdojmë me jetën tonë.”

“Ne do të arrijmë një situatë të qëndrueshme, kur kemi të kemi një kontroll ndajj virusit, pa e mbyllur plotësisht jetën tonë,” tha ai.

Për të arritur në këtë pikë, Tedros tha se do të kërkohen tre gjëra. Këto janë, një përqendrim në uljen e vdekshmërisë dhe uljen e transmetimit; një “bashkësi e fuqizuar, e angazhuar” që merr masa individuale për të mbrojtur tërë komunitetin dhe udhëheqje dhe komunikim të fortë qeveritar.

OBSH-ja njoftoi dje një rekord ditor të infektuarish me mbi 230 000 raste të reja në botë. Pjesa më e madhe e këtyre 230 370 rasteve dhe 5 285 viktimave të regjistruara më 12 korrik ishin nga shtetet e Amerikës së Veriut dhe Jugut, pasi vetëm në SHBA u regjistruan 66 281 raste.

SHBA, shteti më i prekur në botë, tashmë ka më shumë se 3,3 milionë raste dhe 135 mijë të vdekur. Rekordi i mëparshëm global për raste të reja në harkun kohor të 24-orëve u shënua në 10 korrik me 228 mijë raste. /CNA.al

Lajmet e fundit nga