Connect with Us

BE kundër Turqisë për muzeun e Shën Sofisë/ Autoritetet të tëhiqen nga vendimi

Bota

BE kundër Turqisë për muzeun e Shën Sofisë/ Autoritetet të tëhiqen nga vendimi

Publikuar

-

BE kundër Turqisë për muzeun e Shën Sofisë/ Autoritetet të tëhiqen nga vendimi

Kthim i Kishës së Shën Sofisë në Xhami nga shteti turk është dënuar së fundmi edhe nga Këshilli i Çështjeve të Jashtme të BE-së.  Përmes përfaqësuesit Joseph Borell, BE i kërkoi qeverisë turke të tërhiqet nga vendimi.

“Këshilli dënoi vendimet e fundit për shndërrimin e një monumenti të tillë emblematik si Shën Sofia në një xhami. Ky vendim do të sjellë pashmangshëm mosbesim, do të mbjellë mosmarrëveshje në bashkësitë fetare dhe do të minojë përpjekjet tona për dialog dhe bashkëpunim. Ka një mbështetje të gjerë për t’i bërë thirrje autoriteteve turke të rishqyrtojnë dhe rrëzojnë këtë vendim,”- tha përfaqësuesi i Lartë i BE-së Joseph Borel në një deklaratë pas samitit.

“Me kërkesën e Greqisë, pati një konsensus të gjerë për të hartuar një listë të masave të mëtejshme nëse Turqia vazhdon me sjelljen e saj,”-tha Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, duke lënë Këshillin e Çështjeve të Jashtme. Në veçanti, Nikos Dendias deklaroi: “Përshkallëzimi i shkeljeve turke dhe autoritarizmit të Turqisë ishin në qendër të diskutimit tonë. Kishte një dënim të fortë për shndërrimin e Shën Sofisë në një xhami. Edhe Turqisë i është kërkuar të rishqyrtojë dhe të ndryshojë vendimin e saj deklaroi Dendias.”

LEXO EDHE:  Ç’duhet të bëjë Evropa me Viktor Orbanin, dhe demokracinë e tij joliberale?

Për kthimin e Kishës së Shën Sofisë në Xhami, që më herët ka patur statusin e muzeut, ka patur shumë reagime, thuajse të gjitha në unanimet kundërshtimi. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

191 pasagjerë në bord/ Rrëzohet aeroplani i kompanisë India Expres

Publikuar

-

Nga

191 pasagjerë në bord/ Rrëzohet aeroplani i kompanisë India Expres

Një aeroplan i kompanisë, India Express, me 191 persona në bord, është rrëzuar në një aeroport në shtetin jugor, Kerala, kanë thënë zyrtarët.

Aeroplani, që ishte në rrugë nga Dubai, është rrëzuar jashtë pistës dhe është ndarë në dysh në aeroportin Calicut, ka thënë Autoriteti i Aviacionit në Indi, transmeton REL.

Operacionet e shpëtimit janë në rrugë e sipër, derisa atje kanë arritur shërbimet e emergjencës.

Sipas BBC-së, të paktën dy persona, përfshirë pilotin, kanë vdekur si pasojë e aksidentit.

Një zëdhënës i linjës ajrore indiane ka thënë se shumë persona janë plagosur.



Në aeroplan është thënë të kenë qenë 184 pasagjerë, duke përfshirë 10 fëmijë dhe gjashtë anëtarë të bordit.

LEXO EDHE:  Turqi, dy te vrare ne sulmin ndaj aktivisteve kurde

LEXO EDHE:  Intervista/ Junker: Brexit ishte i pritshëm, britanikët nuk janë ndjerë asnjëherë pjesë e Evropës

Ky incident ka ndodhur në kohën e reshjeve të mëdha të shiut në këtë rajon.

Kohën e fundit është raportuar për vërshimeve të mëdha dhe rrëshqitje të tokës, ndërkohë që sezona e shirave të rrëmbyeshëm në këtë vend po arrin pikun.

Në maj të vitit 2010, 158 persona kanë vdekur kur një aeroplan i kompanisë, Air India Express, ka tejkaluar pistën e aeroportit Mangalore dhe është rrëzuar.

LEXO TE PLOTE

Bota

Ekonomia pas pandemisë në SHBA/ Hapen 1.8 milionë vende pune në korrik

Publikuar

-

Nga

Ekonomia pas pandemisë në SHBA/ Hapen 1.8 milionë vende pune në korrik

Në muajin korrik në Shtetet e Bashkuara u hapën mbi 1.8 milionë vende pune, shifër më e ulët sesa ajo që u vu re në muajin maj dhe qershor dhe një provë se rastet e reja me koronavirus po ngadalësojnë ritmin e punësimeve dhe atë të ringritjes së ekonomisë.

Ndërsa numri i rasteve të konfirmuara me COVID-19 vazhdon të rritet në pjesën më të madhe të vendit, bizneset ndodhen nën presion të vazhdueshëm dhe shumë punëdhënës duket se po ngurojnë të punësojnë njerëz.

Sipas një raporti të Departamentit të Punës lëshuar të premten edhe duke llogaritur punësimin e tre muajve të fundit, ekonomia ka rikuperuar vetëm rreth 42 për qind të 22 milionë vendeve të punës që u mbyllën si pasojë e recesionit të shkaktuar nga pandemia.

Shkalla e papunësisë ra në muajin korrik nga 11.1 për qind në 10.2 për qind, por vazhdon të jetë më e lartë sesa niveli i papunësisë që u shënua gjatë recesionit të 2008-2009-s.



Vala e re e virusit kanë bërë që shumë shtete të mbyllin bare e biznese të tjera për herë të dytë. Shumë konsumatorë kanë kufizuar blerjet, udhëtimet, të ngrënat nëpër restorante apo grumbullimet e mëdha.

LEXO EDHE:  Intervista/ Junker: Brexit ishte i pritshëm, britanikët nuk janë ndjerë asnjëherë pjesë e Evropës

LEXO EDHE:  Ministri i bujqësisë, vizitë zyrtare në Turqi

Numri i vendeve të punës që u hap në muajin korrik ishte shumë më i ulët krahasuar me 4,8 milionë që u hapën në qershor apo 2.7 milionë në muajin maj, me disa ndryshime të vogla pas rishikimit të të dhënave.

Ekonomia po përpiqet të dalë nga situata e rëndë e krijuar nga pandemia duke shkaktuar një tkurrje të ekonomisë me rreth 33 për qind në tremujorin prill-qershor, rënia më e madhe tremujore e regjistruar ndonjëherë. Punëdhënësit kanë ulur fuqinë punëtore, konsumatorët shpenzimet dhe korporatat janë tërhequr prej zgjerimit të investimeve.

Ekonomia ka filluar që të rritet përsëri dhe shumë ekspertë kanë parashikuar një reagim të fortë në tremujorin korrik-shtator, megjithëse jo aq sa duhet siç thonë ata, për të kompensuar rënien marramendëse të tremujorit të dytë të këtij viti./ VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

SHBA heq kufizimet mbi udhëtimet në rang botëror të lidhura me COVID-19

Publikuar

-

Nga

SHBA heq kufizimet mbi udhëtimet në rang botëror të lidhura me COVID-19

Departamenti Amerikan i Shtetit i hoqi të enjten udhëzimet e lëshuara për të “mos udhëtuar” në rang botëror, masë kjo që u morr në muajin mars me anë të së cilës u rekomandohej qytetarëve amerikanë të shmangnin udhëtimet ndërkombëtare për shkak të pandemisë së koronavirusit.

SHBA lëshoi paralajmërime individuale të nivelit të lartë për rreth 30 vende.

Me përmirësimin e kushteve të shëndetit dhe sigurisë në disa vende dhe përkeqësimin potencialisht në disa të tjera, Departamenti po kthehet tek sistemi i mëparshëm tek këshillat e udhëtimit për vende specifike“, thuhej në deklaratë. Aksionet e kompanive amerikanë u rritën pas njoftimit.

Departamenti i Shtetit lëshoi njoftime specifike për udhëtimet drejt 30 vendeve, përfshirë këshilla të “nivelit të katërt, mos udhëtoni!”, mes tyre India, Rusia, Bangladeshi, Belize, Bolivia, Kosta Rika, Republika Domenikane, Egjipti, El Salvadori, Haiti, Irani, Kosova, Kazakistani, Mongolia, Hondurasi dhe Libia.



LEXO EDHE:  Lufta me koronavirusin/ BE sjell 20 mijë teste në Shqipëri

Departamenti i Shtetit lëshoi gjithashtu këshilla të reja të “nivelit të 3-të: rishqyrtoni udhëtimin” duke përfshirë vendet anëtare të Bashkimit Evropian, Mbretërinë e Bashkuar, Vietnamin, Sri Lankën, Liberinë, Armeninë, Filipinet, Laosin dhe Australinë.

LEXO EDHE:  BE ne Kosove, liberalizimi i vizave varet nga sundimi i ligjit

SHBA kanë ndaluar shumicën e shtetasve jo-amerikanë që të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara, përfshirë vendet e BE-së dhe Kinën.

Departamenti i Shtetit e lëshoi për herë të parë paralajmërimin e “nivelit, mos udhëtoni” më 19 mars, për shkak të rreziqeve mbi shëndetin publik. /VOA

LEXO TE PLOTE