Politikë
Andi Bushati nuk përmbahet/ “Deputetët e opozitës janë sharlatanë, letër higjenike e Ramës”

Analisti Andi Bushati, nuk është përmbajtur ndaj deputetëve të opozitës parlamentare, teksa ishte duke folur për marrëveshjen e 5 qershorit.
Bushati i cilësoi ata si sharlatanë dhe deklaroi se marrëveshja e 5 qershorit është rrëzuar.
“Për mua është rrëzuar marrëveshja e 5 qershorit, por unë nuk e shikoj me tone kaq dramatike rrëzimin e marrëveshjes nga Edi Rama dhe me futjen në lojë të atyre sharlatanëve të opozitës së re. Por nuk është ajo po shihet që këtu është bërë një gjëmë shumë e madhe”, u shpreh ai në emisionin “Open”.
Analisti i vijoi edhe më tej fyerjet, duke thënë se deputetët opozitarë janë “letra higjienike” e kryeministrit Edi Rama, pasi theksoi se ata kanë votuar të gjitha ligjet që i janë dashur kreut të qeverisë./ CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Tjetër skandal nga Ervin Salianji/ Kapet në mashtrim
Ditën e djeshme, gjatë prezantimit të Edmond Spahos si drejtues qarku në Korçë, janë dy detaje që bien në sy nga fjala e Ervin Salianjit,...

Sondazhet qesharake e bëjnë kryeministër/ Basha duhet të ndërrojë “rrobaqepësin”
Mbrëmjen e djeshme CNA.al publikoi të dhëna dhe fakte mbi sondazhin e publikuar dje në televizionin e Çim Pekës, Syri Tv, sipas të cilit 52%...